LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ryshfeti miliona euro/ Basha: Ilir Meta të dorëhiqet, prokuroria të nisë hetimin

15 Prill 2021, 07:28, Politikë CNA
Ryshfeti miliona euro/ Basha: Ilir Meta të dorëhiqet, prokuroria

Presidenti Ilir Meta, në kohën  kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë është akuzuar  për marrje ryshfeti nga biznesmeni i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash, Kastriot Ismailaj.

Për këto akuza qëndrim të ashpër mbajti edhe Partia Demokratike në atë kohë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, me 3 shtator 2015, i kërkonte Prokurorisë që të niste hetimet për Ilir Metën, sot President,

?Jam sot këtu për ti kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, të nisë një hetim të shpejtë e serioz ndaj Ilir Metës, i cili akuzohet se ka marrë rryshfet nga kompania DIA, kompani që ishte kontraktuar nga CEZ, nën ndikimin e Ilir Metës për mbledhjen e borxheve të energjisë.

Faktet janë tronditëse dhe të publikuara tashmë në media?, shprehej Basha.

Sipas të njëjtit, avokatët e huaj të qeverisë shqiptare që po mbronin çështjen e OSHEE në arbitrazh, kishin deklaruar se disponin prova që Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania e mikut të tij, Kastriot Ismailaj, person që gjendej anën arrest për pastrim parash, ndërtim skeme mashtrimi dhe korrupsion.

?Kompania DIA e Ismailajt u krijua enkas për këtë biznes, për të mbledhur borxhet e CEZ, sipas Agjensisë së njohur BIRN, me lobimin e drejtpërdrejtë të Ilir Metës, i cili shkoi edhe në Pragë në zyrat qendrore të kompanisë çeke, për të ndikuar në kontraktimin e firmës në fjalë.

Avokatët e qeverisë shqiptare kanë zbuluar se firma e mikut të kryetarit të Kuvendit ka përfituar miliona euro, dhe një pjesë të parave e ndante me Ilir Metën.

Faktet janë publikuar. Dosja është e plotë. Çështja është shumë serioze.

Siç shprehet avokatja e qeverisë shqiptare Clifford Chance, hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri?, shprehej më tej Basha, në deklaratën për media.

Sipas kreut të PD, Korrupsioni, marrja e ryshfetit, përvetësimi i miliona eurove ishte kthyer në normë sjellje e Ilir Metës dhe Edi Ramës, ishte bërë zakoni i tyre.

?Ne nuk do të lejojmë që korrupsioni e ryshfeti të sundojnë vendin. Ilir Meta ia ka dalë ti shpëtojë drejtësisë më parë, duke ndikuar hetimet, për akuza shumë të rënda, duke i paracaktuar konkluzionet e hetimit me pushtetin e tij.

Ndaj, Partia Demokratike, dhe unë, kërkojmë sot dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës nga posti i tij, dorëzimin para drejtësisë pa imunitet. Largimi i tij nga detyra është një parakusht që çështja të zbardhet e plotë.

Të shkojë para drejtësisë e të japë llogari për akuzat, si qytetar i thjeshtë?, deklaronte më tej Basha.

Kujtojmë se Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për ?mashtrim me pasoja të rënda? dhe ?pastrim të produkteve të veprës penale?, ndërkohë Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ismailaj ishte administrator i kompanisë DIA, i ngarkuar për mbledhjen e borxheve të ÇEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe ÇEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit./CNA.al

Lajmet e fundit nga