Connect with Us

Rritje shifrash prej fushatës?/ Manastirliu: E ka treguar koha në vendet e tjera

Sociale

Rritje shifrash prej fushatës?/ Manastirliu: E ka treguar koha në vendet e tjera

Publikuar

-

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria siguron marrëveshjen për 50,000 vaksina ruse

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka përjashtuar mundësinë që pas zgjedhjeve dhe përmbylljes së fushatës të ketë rritje të shifrave nga COVID-19.

Në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ ajo thotë se në vendet e tjera kur ka patur fushata pa respektuar masat anti-COVID atëhere shifrat janë rritur.

Manastirliu i bën thirrje atyre që kanë treguar papërgjegjshmëri gjatë fushatës mos rrezikojnë jetën e tyre sepse mund të kthehet nesër në përkeqësim të jetës së qytetarëve,

LEXO EDHE:  “E kuptoj indiferencën e moshës”/ Manastirliu mesazh të fortë rinisë: Bëni një “sakrificë”, ua keni borxh prindërve!

“Koha në vende të ndryshme ka treguar që ka pasur rritje shifrash kur fushatat janë mbajtur pa masa. Nuk duam të ketë, pastaj ajo shoqërohet rritje të shtrimeve dhe fataliteteve. Ata që kanë treguar papërgjegjshmëri, të mos rrezikojnë jetën e tyre sepse çdo moment nesër mund të kthehet në përkeqësim i jetës së qytetarëve”, u shpreh Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mesdita sjell zhvillim të vranësirave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  Manastirliu e nis javën me maskë në rrugë: Ta bëjmë zakon të përditshëm!

LEXO EDHE:  “Nuk janë manipuluar shifrat”/ Kalo: Tek ne ka ndodhur një raport që nuk e ka bota

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Bashkia e Tiranës hap aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e  prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar ,  kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

LEXO EDHE:  Manastirliu inspekton punimet në Kombinat/ Qendër shëndetësore 24 orëshe për 90 mijë banorë

LEXO EDHE:  Rriten shifrat e rasteve te reja me Covid në Itali/ 9 viktima në 24 orët e fundit

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  “E kuptoj indiferencën e moshës”/ Manastirliu mesazh të fortë rinisë: Bëni një “sakrificë”, ua keni borxh prindërve!

LEXO EDHE:  Situata nga Covid në Kosovë/ Tetë viktima dhe 356 raste

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.

Ndërkohë, temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 22°C

zonat e ulëta 11°C deri në 23°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE