Connect with Us

Rezultatet e zgjedhjeve para orës 08:00/ Pendohet KQZ

Politikë

Rezultatet e zgjedhjeve para orës 08:00/ Pendohet KQZ

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ letër PS dhe PD

Ditën e djeshme Komisioni Rregullator, me votë unanime vendosi që KZAZ-të duhet të nxjerrin rezultatin para orës 08:00 të mëngjesit të 26 prillit.

Ditën e sotme KQZ sqaroi se ky rezultat do të jetë vetëm për  ZAZ nr.40 në Tiranë.

“Të nderuar kolegë,

 Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media lidhur me orarin e shpalljes së rezultateve sqarojmë se: Shpallja e rezultatit në orën 8:00, të ditës së nesërme të ditës së votimit, do të jetë vetëm për ZAZ nr. 40 (TR). Në këtë ZAZ do të zbatohet projekti pilot i Votimit & Numërimit Elektronik.

Vendimmarrja e Komisionit Rregullator në mbledhjen e ditës së djeshme i referohet vetëm ZAZ-së nr. 40.”, thuhet në njoftimin e KQZ/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kauzat e humbura të Bashës/ Si i la në mes të rrugës demokratët kreu i PD

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të gjitha kauzat e nisura i ka lënë në mes.

Ai ka dështuar t’i çojë deri në fund dhe sërish del e flet për angazhime të mëtejshme, në vend që të kishte liruar karrigen e kreut të PD-së.

Nuk mund ta kenë gjithmonë fajin ata që fitojnë, kundërshtarët apo rivalët, kur Basha ka treguar se nuk kapacitet për t’i dërguar kauzat deri në fund.

Nuk do të kthehemi shumë kohë pas, por do ta nisim nga viti 2019,  kohë kur dogji mandatet, për të vijuar më tej me kauzat e tjera.

Djegia e mandateve

Në Shkurt të vitit 2019, Lulzim Basha ndërmori nismën për djegien e mandateve.

Pas këtij vendimi Basha tha, se Parlamenti, në të cilin bënin pjesë, para djegies së mandateve, ka dalë nga  votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 Qershorit 2017.

Ndaj, Basha i mbështetur edhe nga aleatët kërkonte një Qeveri tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor, që të shembim një qeveri të krimit dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri për njerëzit. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar ne po japim”, deklaronte Basha në vitin 2019

Ndër të tjera, kreu i PD, Lulzim Basha, deklaronte se me djegien e mandateve do të digjte Qeverinë, por në fakt dogji veten dhe Opozitën.

Pasi djegia e mandateve nuk e ndihmoi PD dhe Opozitën që të ndryshonin pozicion, madje ata dolën jashtë loje edhe si Opozitë, pasi në Parlament u formua një Opozitë e re Parlamentare.

Protestat

Pas djegies së mandateve, Lulzim Basha nisi protestat me moton “Edi Rama duhet të largohet. Mjaft është mjaft”.

Basha është shprehur në atë kohë, se Opozita do të udhëheqë një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

“Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Protestat nisën në Tiranë dhe u zhvendosën edhe në rrethe.

Në këtë vazhdë u organizuan 12 protesta, ku në të gjitha Lulzim Basha shkonte më vonë, se orari i caktuar dhe pasi trashte zërin dhe fliste për rrëzim të kryeministrit Edi Rama, përfundonte duke kënduar himin dhe duke u bërë objekt memesh dhe talljesh.

Pra, edhe protestat nuk i shërbyen për asgjë. Kështu që Basha ndaloi dhe i la në mes kauzat dhe demokratët, për të gjetur një tjetër justifikim për dështimin e tij.

Në këto kushte, u vendos për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me 30 Qershor 2019, ndërkohë që Basha, vazhdonte avazin e tjetër, se do të rrëzonte Qeverinë Rama.

Zgjedhjet vendore 2019

Kur data e zgjedhjeve vendore ishte caktuar, pavarësisht lojëra të Presidentit Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehej. se nuk do kishte zgjedhje vendore me 30 qershor. sepse ato do të shtyheshin.

 Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës.Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Zgjedhje false nuk do të ketë”, deklaronte Basha.

LEXO EDHE:  KQZ vendos sot për mandatet e Selamit, Tahirit dhe Rroshit

LEXO EDHE:  KAS i dha të drejtë për listat PD/ PS ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Ndër të tjera ai deklaronte se gjithçka kishte arritur në një pikë pa kthim.

Ne jemi sot në një pikë përplasje pa kthim. Përplasja do të jetë parapolitike, nëse kriza nuk zgjidhet sipas rrugës që parashtron opozita”, shprehej Basha.

Por, zgjedhjet u bënë, në përgjithësi ishin të qeta dhe Basha përfundoi jashtë politike edhe në pushtetin vendor.

Basha, dështoi të mbante premtimet, ku thoshte se s’ka kthim pas, se zgjedhjet nuk do të bëheshin e të tjera si këto.

Sot e kësaj ditë pushteti vendor, është ai që ka dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 dhe Basha e ka harruar këtë gjë dhe nuk flet më për të.

Tashmë ka nisur një tjetër kauzë, që pritet të ketë fatin e kauzave të tjera, pasi kjo e fundit është më abstraktja nga të gjitha, pasi flet për luftë e beteja, ndërsa vjen nga humbje të njëpasnjëshme.

“Lufta” e Bashës

Pas humbjes në zgjedhjet 25 Prillit 2021, kreu i PD-së Lulzim Basha,  ka dalë me një tjetër kauzë që është qesharake në fakt.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, u shpreh Lulzim Basha me 27 Prill, dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ku PD arriti të merrte 59 mandate, përkundrejt PS që mori 74 mandate.

Kjo deklaratë, e ktheu Bashën, objekt memesh dhe humori.

Të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Basha pas 25 Prillit dhe që ai i konsideron si luftë apo betejë, s’janë gjë tjetër veçse veprime për të justifikuar humbjen dhe dështimin e tij.

Basha, pasi vlerësoi procesin zgjedhorë, doli dhe tha, se ka prova për manipulim të zgjedhjeve. Dhe këto që ai i quan prova ia la në dorë një studenti masteri si Marash Logu, për të mbrojtur PD në KAS.

E gjitha kjo tregon, se Basha e di që rezultati nuk ndryshohet më, por po bën të gjitha përpjekjet që të justifikohet, ndërkohë që sa vijnë e shtohen zërat për largimin e tij si nga brenda dhe jashtë PD-së.

Ndërkohë që në PD kanë nisur dorëheqjet duke filluar që nga njerëzit më të afërt të tij, edhe pse një pjesë po mbahen të fshehtë, Basha ka nisur turin nëpër rrethe, duke e cilësuar si betejë.

Edhe turin në rrethe nga ana tjetër përpiqet ta manipulojë, duke organizuar takime me përkrahësit e tij të ngushtë me regjistrim, për të nxjerrë më pas në publik, pjesët që nuk e cënojnë atë.

Pra edhe kauza që ai e quan luftë apo betejë është e dështuar, përtej çdo veprimi që bën ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një nga individët më kritikë në PD”/ Bylykbashi: Shqetësimet i ngre dhe diskutoj brenda partisë

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 25 vjeçarit në Ditën e Rinisë/ Bylykbashi tregon arsyet pse prokuroria nuk do e hetoj këtë krim

Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se ai është një nga individët më kritikë për shumë vendime të Partisë Demokratike. Sipas tij, shqetësimet i ngre dhe diskuton brenda partisë , duke nisur kështu që nga djegia e mandateve si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Bylykbashi i ftuar në Absolut 4 thkesoi se fokusi është në faktimin e gjërave që kanë ndodhur në zgjedhjet e 25 Prillit.

Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu. Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë.

Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri. Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë”, është shprehur Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktiset Salianji/ Nuk u votua as në fshatin e tij

Publikuar

-

Nga

Dështimi i Salianjit/ Nuk votohet as në vendlindjen e tij

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spektakolare në zgjedhjet e 25 prillit duke regjistruar humbje në vendlindjen e tij, njësia administrative Gore, Bashkia Maliq.

Salianji ka humbur përballë kundërshtarit në vendlindjen e tij, ku PS arriti të marrë 445 vota, ndërsa PD 437. Salianjin nuk e votojnë as në fshatin e tij Lozhan në njësinë Gorë, Bashkia Maliq.

Fshati ku Salianji lindi, u rrit e votoi disa herë Salianji, e ka braktisur këtë të fundit. Salianji u braktis nga komuna që drejtoi babai i tij për tre mandate.

LEXO EDHE:  Ndodh e papritura për PDIU/Përmbyset krejtësisht rezultati pas 27 kutive të rinumëruara të Tiranës

LEXO EDHE:  LSI kryeson fletën e votimit/ Anëtarët e KQZ shpërthejnë në të qeshura, ja arsyeja

Rezultatet e dala nga KQZ tregojnë qartë që PD dështoi në shumë zona, të cilat mbaheshin edhe si bastione të djathta dhe duket se kandidatët e vendosur prej tij ishin shkak për disfatën e radhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE