Connect with Us

Procesi i vaksinimit/ Basha i ankohet Komisionerit Europian

Politikë

Procesi i vaksinimit/ Basha i ankohet Komisionerit Europian

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike gjatë një takimi online me zv.Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, z. Margaritis Schinas është shpreh se ka si  përparësi kryesore transparencën dhe bashkëpunimin me BE për të sjellë në Shqipëri vaksina të certifikuara nga unioni.

Më tej, ai ka folur edhe për largimin e të rinjve nga vendi, ku sipas tij, kjo është një katastrofë kombëtare.  Basha gjithashtu u shpreh se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij do të bëjë të mundur futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Fushata jonë mbështet mbi anëtarësimin ne BE, ky synim mbështetet nga shumica, pa integrimin në BE, nuk do mund të sigurojmë standardet e jetesës. Ju jeni i pranishëm me palën që disa nga arritjet kryesore i kemi bërë të mundura me partnerët tanë, kemi hequr vizat, sot Reformat tona nuk kanë përparuar, kemi 15 parakushte për integrimin në BE., ne do integrojmë vendin në BE dhe ky është mesazhi kryesor.

Njerëzit e kuptojnë që në nivelin e pagave dhe pensioneve nuk mund të jesh anëtar i BE, pa investime të huaja, pa qenë në gjendje të trajnojmë të ardhmen tonë, dhe ne jemi në gjendje që të merremi në këtë plan të detajuar.

Do ndihmojmë ekonominë të dalim nga kriza. Kemi vuajtur shumë gjatë 8 viteve të fundit dhe raportet tuja tregojnë se shteti është kapur, luftimi i korrupsionin, zbatimi i ligjit është një pjesë e planit tonë, demokracia, ekonomia dhe BE këto janë 3 shtyllat e programit tonë. Nuk e kemi përdorur pandemi për të sulmuar qeverinë, por kemi sjellë ekspertizën më të mirë në vend dhe kemi ftuar qeverinë me plane, kemi kërkuar më shumë testime. Nuk janë respektuar protokollet për viktimat e COVID, do sjellim vaksina të certifikuara nga BE, po ndjekim çdo informacion që vjen nga ju”, tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha nuk u bë lider”/ Kajsiu: Nuk krijoi një fabul për opozitën, mendoi se i erdhi radha

Publikuar

-

Nga

Lektori Blendi Kajsiu, thotë se kreu i PD, Lulzim Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën.

Sipas tij, PD u fut në zgjedhje duke menduar se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën.

“Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën. Nuk krijoi një ide pse duhet të vinte në pushtet opozita. Ata u futën në zgjedhje se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën. Këtë e tregonin të gjitha sondazhet. PD doli aty dhe tha se nuk kanë nga të shkojnë njerëzit dhe tek ajo do të shkonin”, u shpreh ai në studion e PolitikOn./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhet e 25 Prillit/ Gjekmarkaj: Vjedhja e votave tragjedi e demokracisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Deputeti i zgjedhur i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve është tragjedi e demokracisë shqiptare.

I ftuar në studion e “Real Story” ai deklaroi se kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, por ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandwich.

Unë mendoj që temat e emisionit këto dy javë duhet të kishin pasur në fokus si u vodhën zgjedhjet. Mendoj që shumica e shqiptarëve e besojnë. Narrativa ndryshon kur je në studiot e Tiranës dhe tjetër është kur je me statusin e dëshmitarit në një histori. Ndoshta unë do kisha pasur tjetër qasje nga një studio televizive, ndryshe kur merr informacion në gjithë Shqipërinë se çfarë ka ndodhur.

Nuk është term i fortë sepse më duket term i vërtetë, tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve, por kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, sigurisht ka pasur ndonjë tentativë për prishje fletësh votimi, ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandëich dhe kanë ndikuar në të gjitha format e mundshme që të trukohet dhe të ndryshojë vullneti i elektorëve në kutinë e votimit dhe pjesërisht ia kanë dalë duke ia hequr një sasi mandatesh opozitës shqiptare, duke penguar ardhjen e saj në pushtet me artifice.

Kush janë këto artifice? Janë disa, i ka renditur PD në ankimin që i ka çuar KAS. Përdorimi i parave të tërmetit, menaxhimi i vaksinës dhe pandemisë, punësimet e paligjshme që u bënë, fryrja e administratës, forma më tipike siç janë aleancat në qytete të caktuara me grupe të njohura për kriminalitet”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE