Connect with Us

Pandemia më fatale te burrat/ Vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69%

Sociale

Pandemia më fatale te burrat/ Vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69%

Publikuar

-

Pasojat e pandemisë kanë qenë më fatale te burrat, vdekshmëria e të cilëve në vend ka shënuar një rritje shumë të lartë, në periudhën korrik-dhjetor 2020, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eurostat ka përditësuar të dhënat javore për vdekjet në Shqipëri për të gjithë vitin 2020, duke i detajuar dhe në ndarjen sipas gjinisë (një e dhënë e tillë nuk është publikuar ende nga INSTAT). Në total sipas Eurostat, në 2020-n në vend u shënuan rreth 27.7 mijë fatalitete, ose 5,800 më shumë se 2019-a, me një rritje prej 26.6%, shifra të ngjashme ato të publikuara nga instituti statistikor shqiptar.

Rritja e vdekshmërisë në vend ka filluar në javën e 25, që përkon me fillimin e gjysmës së dytë të muajit qershor, për të kulmuar në javën e 46 deri në atë të 49 (9 nëntor deri në javën e parë të dhjetorit).

Dy javët më vdekjeprurëse të pandemisë ishin java e 47 (16-22 nëntor), ku u shënuan 956 humbje jete, 2.4 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe ajo e 49 (30 nëntor deri në 6 dhjetor), ku u regjistruan 988 fatalitete, me rritje 133%. (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve total).

Pandemia goditi më shumë meshkujt, rritje e frikshme me 69% nga korriku në dhjetor

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

E njëjta tendencë është konstatuar dhe në Shqipëri. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, vdekjet e meshkujve u rritën me 32.5% në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 3,800 më shumë. Ndërsa jetët e humbura të femrave u rritën me 19.7% për të njëjtën periudhë (rreth 2 mijë më shumë).

LEXO EDHE:  Rifillimi i mësimit në shkolla dhe universitete është përballja më e madhe e vendit me pandeminë!

Në korrik-dhjetor 2020, kur filloi dhe kulmoi vala e pandemisë, vdekjet e meshkujve u rritën me 69% (nga 5,546 në korrik dhjetor 2019 në 9,360 në korrik dhjetor 2020). Në dy muajt e fundit të 2020-s, kishte dhe javë kur humbjet e jetëve të meshkujve ishin tre herë më të larta se në të njëjtën periudhë në vite normale. Psh në javën e 49 u regjistruan 611 vdekje te burrat, tre herë më e lartë se e njëjta periudhë e një vit më parë dhe dy herë më shumë se e grave po në javën e 49 të 2020-s (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve, meshkuj).

Për të njëjtën periudhë 5 mujore, fatalitetet te femrat u rritën me 42% (nga 4,733 në 6,719). Edhe te gratë, kurba është e njëjtë si tek meshkujt, me rritjen që ka filluar nga mesi i qershorit për të kulmuar në fund nëntori e fillim dhjetori, por rritja e vdekshmërisë është rreth 40% më e ulët sesa e meshkujve. (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve, femra).

Mesatarisht, në një vit normal, 53% e vdekjeve janë meshkuj, ndërsa për gjithë vitin 2020, kjo peshë është rritur në 57%. Gjatë javëve të pandemisë, rreth 60% e fataliteteve ishin burra (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve 2020, sipas gjinisë)./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shqipëria e treta në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve/ Më e preferuara Franca

Publikuar

-

Nga

Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mijë fëmijë nga Shqipëria aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, dhe Zvicër. Të dhënat u publikuan nga Eurostat, në raportin e fundit për aplikimet për azil nga fëmijët (personat nën moshën 18 vjeç).

Aplikimet nga Shqipëria përbënin 12% të totalit nga shtetet Europiane (jo anëtarë të BE-së). Në vend të parë është Turqia (24% të aplikimeve totale nga Europa) dhe Rusia (23%). Të dy këto shtete kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë, duke bërë që Shqipëria të jetë rekord për aplikimet për azil të fëmijëve në raport me popullsinë.

Në vend të katërt është Moldavia me 10% dhe më pas renditet Serbia me 8%.

Franca, më e preferuara për fëmijët shqiptarë

Sipas Eurostat, në total kishte 2,125 aplikime nga fëmijët shqiptarë në vendet e BE-së dhe Zvicër në 2020-n (nga të cilët gati 83% ishin nën 14 vjeç). Në krahasim me vitin e mëparshëm aplikimet kanë rënë rreth 3 herë për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Destinacioni kryesor i aplikimeve të fëmijëve është Franca, që njihet si një shtet me praktika më sociale. Në 2020-n, ai përbënte 44% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, 22.6%, Greqia 11.3%, Belgjika 6.8%, Italia (5.8%), Suedia (3.7%).

Në vitin 2019, rreth 10% e aplikimeve nga fëmijët u bënë në Mbretërinë e Bashkuar, por në 2020-n, Eurostat nuk ka raportuar të dhëna për shtetin që ka dalë tashmë nga BE-ja.

Aplikimet e fëmijëve shqiptarë për azil në 2020-n zinin 34.3% të totalit, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor.

Aplikimet në total

Sipas Eurostat, në vitin 2020, rreth 129.6 mijë fëmijë (persona nën 18 vjeç) paraqitën një kërkesë për herë të parë për azil në BE që korrespondon me 31% të numrit të përgjithshëm të kërkesave për herë të parë të azilit të regjistruar në BE. Midis atyre fëmijëve, 10% ishin të mitur të pashoqëruar që korrespondonin me 3% të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë.

LEXO EDHE:  Trondit shkencëtari që zbuloi dikur Ebolën/ Pandemia e Covid-19 vetëm sa ka filluar…

LEXO EDHE:  Pandemia la shqiptarët pa martuar/ Celebrimet ranë me 22% në 2020-n

Në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, përqindja e fëmijëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ndryshonte në vitin 2020 nga 54% në Gjermani në 6% në Sllovaki, ndërsa pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ishte më e larta në Bullgari (23%) dhe më e ulëta në Spanjë (0,1%). Në Çeki, Estoni, Letoni, Lituani dhe Hungari nuk u regjistrua asnjë aplikim nga të miturit e pashoqëruar nuk u regjistrua në vitin 2020.

Në lidhje me vendin e shtetësisë së aplikantëve të mitur për herë të parë të azilit në vitin 2020, më shumë se gjysma (52%) e fëmijëve kishin një shtetësi të një vendi aziatik, 22% afrikane, 13% nga Amerika dhe 9% kishin një shtetësi europiane nga një vend jo i BE-së. Siria, (me 25% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë) ishte shtetësia kryesore e azilkërkuesve të mitur për herë të parë në 2020.

Pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë nga kontinenti ishte 15% për Azinë dhe 11% për Afrikën, ndërsa kjo pjesë ishte e barabartë me 2% për Evropën (jo-BE) dhe 1% për Amerikën. Në vitin 2020, vendi kryesor i shtetësisë së aplikantëve të azilit që konsiderohen të mitur të pashoqëruar ishte Afganistani (41% e totalit të BE-së të të gjithë aplikantëve që konsiderohen të mitur të pashoqëruar).

Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë/ Mësoni sa do arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të jetë një ndër javët më të vështira sa i përket temperaturave të larta por jo vetëm.

Mbi rajonin e Ballkanit (rrjedhimisht edhe mbi vendin tonë) gradualisht po depërtojnë masa ajrore të nxehta me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Sipas SHMU, për ditën e sotme, parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 39 gradë Celcius.

Për tu theksuar është se për shkak të origjinës nga shkretëtira e Saharasë parashikohet që masat ajrore do të kenë një sasi të lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës. Cilësia e ajrit do të jetë e dobët për shkak të sasisë së lartë të këtyre grimcave si dhe do të krirjojnë efektin serë sa i përket temperaturave.

LEXO EDHE:  Njerëzimi “nën ethet” e Covid/ Gati 60 milionë të infektuar dhe mbi 1.4 milionë viktima

LEXO EDHE:  "Kush zgjedh të festojë sot, është në lirinë e vet”/  Këlliçi marshim me gratë në Kombinat

Për shkak të temperaturave të larta mbi 40 gradë Celcius që priten të regjistrohen nga mesjava e deri në fundjavë (kryesisht zonat e ulëta), këshillojmë të gjithë ndjekësit tanë të shmangin sa më shumë ekspozimin në diell pa arsye të fortë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në zonat e mëposhtme.

Njoftimii i OSHEE

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 27 korrik

Në vijim të investimit që po bën OSSH për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Tiranës, në datën 27  korrik do të   stakohet energjia në disa zona në kryeqytet. Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky investim

LEXO EDHE:  Ulen shifrat e të infektuarve/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orë

LEXO EDHE:  Rifillimi i mësimit në shkolla dhe universitete është përballja më e madhe e vendit me pandeminë!

09:00-15:00

Rruga Kamëz-Valias, Kasall. Rruga “Sami Frashëri”

09:00-15:00 dhe 13:00-17:00

Rruga dytësore Tiranë– Vorë

15:00- 19:00

Rruga ”Shefqet Ndroqi”

 

 

LEXO TE PLOTE