LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mentor Kikia/ Bashkëpunimi PS-PD dhe guri që u hodhi Rama të “mënçurve”

15 Prill 2021, 14:29, Opinione CNA
Nga Mentor Kikia/ Bashkëpunimi PS-PD dhe guri që u hodhi Rama të

Proverbi thotë se një budalla hodhi një gurë në lumë dhe të mënçurit u turrën ta gjejnë. Por në këtë rast është e kundërta. Edi Rama hodhi gurin, por ai nuk është budallai. Ndërsa ata që u turrën ta gjejnë, nuk janë të mënçurit.

Një javë para zgjedhjeve Rama gjeti një argument të bukur marramendës për të mos u marrë ne me të, por ai me ne. Ftoi Bashën të bëhen bashkë(me kusht që të ndahet nga Berisha e Meta). Një gjetje fantastike për të bërë zhurmë. Dhe zhurma po ecën. Nëpër studio u mblodhën të ?mënçurit? të gjejnë gurin. Njëri syresh doli garant majde, dhe u përbetua se Rama e kishte seriozisht ftesën, se ai po e bënte këtë për të mirën e Shqipërisë.

Sesi mund të bashkëpunojë mazhoranca me opozitën një javë para zgjedhjeve, këtë as Rama vetë nuk e di.

Por ajo që dihet është që bashkëpunimi më i mirë që mund të bëjë Rama dhe Basha, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve është të bëjnë zgjedhje të qeta, të drejta, të lënë shqiptarët të votojnë siç ua thotë mendja dhe shpirti, ti numërojnë votat drejt dhe shpejt, të pranojnë rezultatin shpejt, dhe secili në punë të vet.

Kjo po, kjo do të ishte në të mirë të Shqipërisë.

Lajmet e fundit nga