Connect with Us

Nga Ilir Levonja/ Aleanca me Gjinon

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Aleanca me Gjinon

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja/ Mos e vrit veten motër

A është sot Shqipëria një parti si Rilindja? Kjo mbetet për t’u parë. Por unë nuk e besoj. Brenda partisë së rilindjes mund të ndodh gjithçka.

Pasi Edi Rama është plotësisht Enver Hoxha. Për ditë me radhë mund të etiketosh e ta menderosësh si të duash kundërshtarin…, gjumash, Gjino, qullash që e komandon Berisha me Metën. Dhe anëtari i partisë së Rilindjes, brohoret po.

Për ditë me radhë mund ta quash kundërshtarin apo Lulzim Bashën, dështak, vrasës, hajdut. Njeri që i ka provuar të gjitha pushtetet etj., anëtari i partisë çirret po.

Madje të mbysin duke të dërguar meme, duke shpërndarë fjalën e Ramës me videot e mamaqëve e të tjerë, aq sa stastikat nxjerrin më shumë emrin Rama, sa oksigjen real që e ka të domosdoshëm shoqëria për të mundur degradimin. Brenda rilindjes vendos dhe vuls njëshi.

Tha ai sikur 4 vjetë me radhë që filani është dështak, kështu thonë dhe gjindja. Nuk ka sot qytetarë të majtë që nuk e beson Ramën në ato që thotë për Berishën, Metën dhe Lulin. Thuajse 100%, në kor e pohojnë.

Dhe po kështu në kor kanë nisur ta pranojnë ofertën publike të Ramës, (njëshit) për një bashkëpunim me qullashin, gjumashin, Gjinon e opozitës. Në këmbë Rama, në këmbë ata. Tështin Rama, gjak hundët e tyre. Sa shpall Rama një armik të popullit, plasin fletrrufetë.

Pra brenda rilindjes socialiste shahesh e bastardohesh unanimisht. Pastaj ftohesh për të qeverisur si aleat, po unanimisht.

Dhe a e dini përse ndodh kjo? Pasi brenda pushtimit të Partisë Socialiste nuk ka më forume, nuk ka vendim marrje kolegjiale, por një zë, një njësh, një diktator. Thotë ai, hidhuni, ata hidhen. Thotë ai mbytuni, ata nuk e kanë problem.

Eshtë gjëndja e amullisë brenda dehjes ku gjithçka kthehet në orgji dhe demokracia ka vdekur një herë e mirë. Pra sot i kërkohet aleancë Lulzim Bashës me një mikrofon fushate, gjindja pohon me thirrje po.

Nuk e di se si do ndihen familjet e 21 janarit, megjithëse nuk u tutën fare kur Edi Rama nënshkroi publikisht marrëveshjen me Ilir Metën në Shkodër me 2013.

Mos harroni, Edi Rama ishte ai që përdori një video të fshehtë me Metën dhe Priftin, një video që solli edhe 21 janarin e 2011-ës. Nëse tek Partia Socialiste e pranojnë, nuk besoj se e pranojnë në krahun tjetër.

LEXO EDHE:  Europa komuniteti i ideve në fushë të minuar

Edhe sikur Basha ta pranoj, nuk e pranon forca e djathtë. Të paktën ka mbetur akoma ajo forcë ku njëshi nuk është bërë Enver Hoxha. Kjo për shumë arsye të cilat nuk është dhe koha t’i shpjegojmë.

Por, a është bërë dhe Shqipëria, qytetaria e saj, një lloj rilindje ku të gëlltisë gjithçka që thonë kanakarët për progres social a si rruga e domosdoshme që vendi të mos shkoj me dekada me kriza politike.

Nuk besoj. Dhe këto ditë janë shanci i madh. Ky ka emrin ndryshim. Dhe Edi Rama nuk duhet të flasi më për aleanca të mëdha, por është koha të japi llogari për dëmin ekonomik që i ka shkaktuar Shqipërisë me vendimarrjet jashtëligjore.

Është koha të japi llogari për vjedhjen e zgjedhjeve si lokale dhe të përgjithshme. Për suportin e krimit deri në futjen në Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendet e legjislaturave të dominimit Rama, kanë civitë më të turpshme të historisë së pluralizmit shqiptar. Për mbajtjen e zgjedhjeve monisteve me pjesëmarrjen më të ulët në historinë njerëzore, duke mbytur publikisht demokracinë e një vendi.

Shqiptarët duhet t’i adresohen ndryshimit për të shmanguar edhe ndonjë plan të errët të transformimit drejtë pushtetit pa kufizim. Kur ua përmend nënqeshin, megjithëse gjasat janë plotësisht një përfundim bjellorus, putinizmi, erdoganizmi a kinezërie.

Dhe aspak të një demokracie perëndimore. Për më tepër që disa webe kanë publikur lista emërore me të dhëna personale të mijra qytetarëve. Ja pse sot ka frikë, ka panik dhe vota është e shitur.

Një koalicion mes rilindjes dhe Partisë Demokratike do ishte një pjesëmarrje në lojën putiniste të Ramës për pushtet të pa kufizuar. Por nëse vërtetë jeni qytetarë që doni vendin tuaj, mos ua jepni këtë shanc. Votoni ndryshimin dhe vigjëloni.

Nuk mbajti premtimet ai që vjen, ngrihuni e zbytheni. Nuk ka Enveristë, Ramistë apo Bashistë të përjetshëm, ka vetëm Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Arsyeja pse Kosova fiton

Publikuar

-

Nga

Pashë një derruc që habitet se pse Shqipëria nuk fiton medalje ari? Ka kaq vjet shtet e më the apo të thashë. Kurse Kosova, shtet fare i ri, fiton medalje ari, madje duke mundur edhe shtete si Japonia apo Franca? Eshtë fare e thjeshtë o derruc.

Në Kosovë fitojnë medalje ari sepse Kosova financon sportistët, madje me strategji. Por edhe në mos shteti, qytetaria e tyre pro perëndimore, pro patriote etj. Duke përfshirë këtu edhe hapjen e mendjes në lidhje me larminë apo sportet e vështira.

Se jemi akoma me mendësinë që pushka është vetëm për burrat o ti derruc. Mezi po krijojmë kampionatin e futbollit për femra. Se topi është vetëm për burrat, apo jo? Jo më, t’u ofrojmë vajzave tona xhudizmin apo karatenë. Mbaj mend se edhe ato pak klasa gjimnastësh që kishim dikur, i degdisëm Europës.

Kurse atyre pak mësuesve, u lamë nga një kostum sportiv nga tekstili i Tiranës. Ofron më shumë shance Kosova si shtet dhe shoqëri ndaj edhe talenti triumfon. Kurse Shqipëria nuk financon sportet, apo sportistët.

E kap tjetri nga fyti sportin dhe nuk e lëshon për njëqind vjet. Madje dhe kur do bëhen zgjedhjet e shefave, ato…, o do shtyhen tridhjetë herë, o do rrihen, o do votohet 99.99% pro zaptuesit, o hiç. Pra Shqipëria jonë derruc financon, jo sportistët, por vipat.

I financon me paga mbi pagë, me poste të sajuara si këshilltarë pranë kryetarëve të Bashkive në rrethe. Deri specialistë në ato pak ndërrmarrje të shtetit si ujësjellsi apo elektriku, arsimi etj. Financon analistët e studiove, ata që janë njëqindkaratsh, o pro Ramës, o pro Metës, o pro Lulit…, po kurrë pro vendit, se sportit jo e jo.

LEXO EDHE:  Nga Artur AJAZI/ Basha zbret me këmbë në “ujë”, si lider opozite …

I qasen ndonjë emri që po bën karrierë diku në botë, por edhe atij për modë, për tu dukur klasë e lartë, madje për ta përdorur në murin e fejsbukut a instagramit. Siç edhe po bëni tani o derruca me emrat e Distrias dhe Norës.

LEXO EDHE:  Nga Artur AJAZI/ Basha zbret me këmbë në “ujë”, si lider opozite …

Se nuk hap dot qoftë fejsbukun, qoftë instagramin, qoftë tuiterin se të çani menderen me këto lavdërime bajate karshi Distrias apo Norës. Sikur dje, një nga këto t’u kishte trokitur në derë për ndihmë, që t’u siguronit kushte stërvitje më të mira, do i kishit treguar malet.

Një sportit i peshave të rënda në Shkodër, pak ditë më parë, kërkonte përmes një televizioni, pak suport. Një palestër stërvitje pasi ishte liçensuar si trajner në peshëngritje.

Po ju i keni fondet për kartelet e plehrave o derruca, të atyre të drogës, të atyre që gjurmojnë njerëzit në lidhje me bindjet dhe se për kë do votoj. Nuk i keni për sportin a sportistët.

Sot nxitoni, zhurmaxhinj, ngucalaqë, derruca, Nora, Distria, Kosova… bravo, u lumtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Njerëz të dobët prodhojnë diktatura të egra”/ Gazetari tregon historinë e trishtë të djalit nga Tirana, mesazhi për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Njerëz të dobët prodhojnë diktatura të egra/ Gazetari tregon historinë e trishtë të djalit nga Tirana, mesazhi për shqiptarët

Nga Armir Shkurti

Tedi, një djalosh i pashëm Tirane, u dashurua në kohë të diktaturës me vajzën e një ambasadori të një vendi europian. Lidhja e një shqiptari me një të huaj qe atëhere më e pamundur sesa vajtja e një shqiptari në Hënë me mushkë.

Edhe ata që qenë martuar me ruska, polake a çekosllovake u ndanë fët e fët e nuk u panë më për së gjalli, as me gratë e as me fëmijët. Të paktën deri në ’90-ën.

Imagjino njëri që bie tani në dashuri me të bijën e një ambasadori prej Perëndimi!

Tedi qe familje shumë e ngritur. Familje lufte dhe njerëz me pozita të larta në administratën e vendit. U përpoq familja ta ndajë djalin nga “zuska borgjeze”, por Romeon shqiptar s’kish Zot ta ndante prej Zhuljetës europiane….

…Derisa një ditë erdhi GAZI i famshëm i Degës, i hodhi prangat dhe e plasën në qeli. Tedi u dënua shumë vite. Për tradhëti! Por kjo nuk shkoi gjatë. Një mëngjes djaloshin e gjetën të vdekur në shtratin e burgut. Kishte vrarë veten!

E di pse?

SEPSE NUK DURONTE DOT QË DENONCIMIN IA KISH BËRË I ATI!!

Ca thonë se i ati denoncoi birin thjesht për të shpëtuar fëmijët e tjerë. Ca thonë se e bëri për shkak të besnikërisë ndaj Partisë…

Kjo ngjarje është krejtësisht e ndodhur kështu. Thjesht emrat dhe ofiqin e vërtetë të babait i kurseva.

Ne shqiptarët kemi kaluar nga udha ku fëmija denonconte prindin dhe prindi fëmijën. Nuk po flas pastaj për fqinjin dhe shokun. Një vend 5 shekuj periferik i një perandorie dhe më pas në rrëmujë politike, ekonomike, shoqërore, prodhoi masivisht njerëz të shtypur, të vuajtur e mbi të gjitha TË DEPERSONALIZUAR.

LIRIA edhe sot mbetet një nocion ende i pazbuluar në shumë aspekte të tij për shumë prej nesh. Shkurtimisht, për këto motive, njerëz jo të lirë, pa forcë e pa dinjitet e kërkojnë shpëtimin tek “i forti”.

Dhe “i forti i mirë” u paraqit Enver Hoxha me “barazinë” e tij, “lugën e floririt” dhe “përmbysjen e klasave që kishin shfrytëzuar popullin”.

Ca nga frika, ca nga bindja, ca nga të dyja, shumë prej nesh zbatuan me zell të paparë gjithë platformën e diktaturës, duke vendosur SHTETIN mbi VETVETEN dhe mbi FAMILJEN, duke besuar DIKTATURËN E PROLETARIATIT si e MIRË e madhe që na shpëton nga një e keqe më e madhe dhe KUFIZIMIN E LIRIVE si një sakrificë të doemosdoshme për të kufizuar edhe LIRITË E “TË KËQINJVE”, madje edhe PËR TË NA SHPËTUAR EDHE VETË NE NGA SHFAQJET E HUAJA DHE MBETURINAT BORGJEZO – REVIZIONISTE!

LEXO EDHE:  Platformë për një fillim të ri të FRPD

LEXO EDHE:  Platformë për një fillim të ri të FRPD

Ne festonim kur arrestoheshin, internoheshin a ekzekutoheshin shqiptarë prej shqiptarëve. Sepse SHTETI, të cilin kishim vënë BABA, kujdesej për gjithçka, me kusht që ne të ulnim kokën të bindur, të mos mendonim e të mos kishim dinjitet individual por identitet MASASH.

Kjo përvojë duhej bërë mësim, për ne që e pësuam. Mirëpo jo! Qenkëshim po ata qurrashë pa dinjitet, frikacakë ndaj lirisë, pa njerzillëk e fisnikëri që jemi gati ti dorëzojmë prapë SHTETIT vendimmarrjen, sovranitetin, liritë, dinjitetin, TË MENDUARIT, FJALËN E LIRË… NË KËMBIM TË BUKËS DHE STABILITETIT!!

Në 1 vit e gjysmë rregjim TË DEKLARUAR DIKTATORIAL, të shpallur prej pandemisë, ky popull ka qenë më i zellshëm edhe se në diktaturë për të zbatuar deri edhe kapriçot e… ( vini re! Jo të sistemit, siç bënte Enver Hoxha, por të) një cope mishi me dy sy, siç është Edi Rama!! “Të dalin gratë me fëmijë 11 vjeç të dielën paradite e burrat të bëjnë punët”! – tallte menderen ky, dhe masa mishtore që urren lirinë e dinjitetin e vet në këmbim të adhurimin për udhëheqësit arrogantë, E ZBATOI!

Kur them me dëshpërim se “po instalohen vidat e fundit të diktaturës”, këtë e kam thjesht nxjerrje dufi e aspak shpresë se mos dikush guduliset dhe çohet për ti bërë ballë kësaj gjëme.

Historia shumëshekullore e shtypje – poshtërimit i zhvilloi këtij populli instinktin bazë të mbijetesës:

P Ë R SH T A T J E N

Nuk mbijeton gjallesa më e fortë, por ajo që përshtatet. Dhe në shekuj, shqiptari që shtetin e ka patur vetëm SUNDIMTAR, ka mprehur skajshëm gjithë mekanizmat e nevojshme për mbijetesë: që nga servilizmi, hipokrizia, dymendimi , nënshtrimi, rryshfeti deri tek spiunllëku, tradhëtia e pabesia. “Secili për vete – Zoti për të gjithë”!

Siç ka parathënë Harri Fulc, kur u hoqi gjellët e ëmbëlsirat nxënësve, i la me supë e askush s’protestoi:

“LUM AI QË DO T’JU QEVERISË JU”!!

NE NDOSHTA NUK E MERITOJMË LIRINË!! AJO PAK QË NJOHËM NË VITIN 1990 ERDHI SI DHURATË. Nuk derdhëm gjak, nuk sakrifikuam, nuk i ndjemë dhembjet e lindjes. Ra gjithandej sistemi bolshevik në Lindje e ndryshoi me përkujdesjen e Ramiz Alisë edhe këtu.

E, nëse herën e parë, në ’45 – ën, u gënjyem, qe faji i Enverit. Nëse në ’90-ën, prapë u gënjym, le ta themi se e kemi gjysmë për gjysmë me gënjeshtarët fajin.

Ama, tani në 2021 nuk ka më bythë ku të rijë! Tani s’është më as gabim, as padije e as faj. TANI ËSHTË KRIM! Jo ndaj vetes. Se ne ky mut jemi! Ndaj fëmijëve!!!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Harrojeni Eli Faren, por vajtoni gazetarinë!

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia 

Eli Fara bëri një reagim publik, pas disa ditësh, kur është vënë në qendër të sulmeve publike, për një aferë të dyshimtë lidhur, me një punësim fiktiv në dy ministri për rreth 8 vjet, gjatë qeverisjes së Berishes.

Unë nuk e besoj ate që thotë Eli Fara, pra që afera nuk është e vërtete. Por, më së pari, jam i prirur të mos besoj tërë zallamahinë popullore që shpërtheu nga një shkrim në një portal. Një shkrim pa asnjë burim, asnjë dokument, asnjë citim. Thjeshtë shifra pafund për udhetimet në SHBA, dieta, paga….

Këtë shkrim e riprodhuan copy-paste dhjetra media të tjera online e qindra komentues në rrjet. Sërish asnjë gazetar “riprodhues” nuk bëri mundimin më të vogel: të pyeste ministrinë për të cilen behet fjale. Të pyeste ministrin qe supozohet se i ka dhënë pagen kengetares. Të pyese të zonjen e pages, më e pakta. Të pyeste në thesar, nëse jane lëvruar apo jo këto paga. Një gazetari shkel e shko u shndërrua në histeri publike, që nuk ka perendi që e shuan edhe në qoftë tërësisht e pa vërtetë historia.

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Opozita e opozitës të opozitës

LEXO EDHE:  Platformë për një fillim të ri të FRPD

Dreqi ta haje, kam shkuar i kam marrë reagim Nehat Kullës, ne nje tunel me armë e municione, kur i ngriten akuzë për krijim bande.

Nese lajmi është “fake”, padyshim që me vjen keq për këngetaren. Por sinqerisht, tani po me vjen keq për gazetarinë.

Ku ka përfunduar?

Ai lajm mund te jetë i vërtetë, dhe është histori e denjë për te cuar ministra në burg. Por sa i besueshem është ai kur nuk referon asnjë informacion?

Pertej lajmit, tragjike eshte sesi shoqeria sot, si nje turmë e uritur, beson cdo gjë që i hidhet. Mjafton të shkruaje dikush dicka, per kedo, dhe ne pak minuta shpërndahet ne te gjitha portalet e rrjetet, edhe me të njëjtat gabime ortografike. Pa bërë minimumin e profesionalizmit, ti bien nje telefoni e të kerkojne një konfirmim. Eshtë më e pakta o gazetarë, ku dreqin po e coni këtë profesion?

Nuk është çështja e nje personi, është ceshtja e degradimit te nje pushteti që ka qënë me i besueshem se të gjitha pushtetet bashkë.

LEXO TE PLOTE