LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj/ Replikë mirënjohëse me ambasadoren e SHBA-ve

15 Prill 2021, 16:08, Opinione CNA
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj/ Replikë mirënjohëse me ambasadoren e

?Reforma politike edhe më JETIKE për fatin e demokracisë funksionale në RSH? !

Paraprakisht, dëshiroj të përcjell edhe publikisht konsideratat më të larta Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Z. Matthew Palmer, Ambasadorit Sh.T. Donald Lu dhe Sh.S. Znj. Yuri Kim, për përpjekjet konsistente, kontributet si dhe arritjet premtuese të reformës në drejtësi.

Sigurisht, përtej ?frikës dëshpëruese të pushtetarëve të korruptuar?, mbarëshqiptarët u janë mirënjohës SHBA-ve, e kanë mbështetur masivisht reformën në drejtësi dhe mezi po presin rezultatet, ose e thënë më ndryshe ?arrestimet e peshqëve të mëdhenj? =  zyrtarëve të lartë.

Së dyti, në shtesë me këtë përqasje, dëshiroj ta ripërsëris edhe publikisht bindjen time se reforma (drejtësia) politike si dhe vetting-u (kontrilli i pastërtisë/pasurive) së politikanëve mbetet priorietet JETIK dhe domosdoshmëri KRITIKE për tu ri-kthyer qytetarëve besimin te vlerat e demokracisë funksionale, si SHBA dhe gjithë Europa !

Së treti, ndërsa s’ka më “budallenj? “, të gjithë shqiptarët e dinë fare mirë, se përtej sistemit të drejtësisë së korruptuar, ka nje realitet edhe më të frikshëm, ka të vërteta edhe më të hidhura dhe po ashtu, mbeten disa pyetje fare të thjeshta por ulëritëse:

a)     “Kush dhe me sa para i kanë emëruar/transferuar gjyqtarët, prekurorët dhe kush i ka liçensuar noterët e super korruptuar ?;

b)      kush i ka emëruar ministrat, zyrtarët hajna, hetuesit dhe spiunët e sigurimit kriminal të shtetit ?;

c)      kush i ka emëruar doganierët, drejtorët dhe zyrtarët kusarë ?;

d)      kush i ka bërë dhe vijon listat ?fituese/turpëruese? (natën dhe me para të vjedhura ?) dhe kush “emëron rambo-sekserët e pushtetarëve si deputetë të zgjedhjeve të radhës? ?;

e)      Pse ende nuk ka lista alfabetike dhe garë vlerash ?, pse nuk votojnë emigrantët, bash ashtu si në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Bosnje dhe në të 30 vendet e Aleancës Euroatlantike ?;

f)      kush bredhin me thes me para të vjedhura për të blerë vota (?), kush i keq-përdorur si ?terrorist politik? dhe për fuqi elektorale, infrastrukturat dhe interesat kombëtare (?) dhe kush i nxin  faqen/imazhin e Shqipërisë ??.

He pra si thoni, KUSH ?!?! Besoj ashtu si të gjithë shqiptarët përgjigjen e dini mjaft mirë.

Ndonjëherë siç j?ua do ?korrektesa diplomatike?, na keni «zhgenjyer», duke na i quajtur edhe ?burra shteti? kur në fakt mbarë shqiptarët e dinë fort mirë se këta paloPolitikanë: ?nuk i duhen më as dreqit? dhe as aspiratës së Shqipërisë si gjithë Europa!

Së katerti, për këto të vërteta të gjithënjohura, shqiptarët kanë më shumë se 12 vite (veçanërisht mbas anëtarësimit në NATO) që presin rotacionin dhe ndëshkimin me ligj të klasës politike, edhe më “ashpër” se ata të drejtësisë, çka, mbetet shpresa e vetme për ta ?çliruar? Shqipërinë nga ky sekt pusht-etarësh, që kanë “pushtuar” politikën dhe institucionet e larta shtetërore; që kanë vjedhur pasuritë e qytetarëve, që kanë shitur interesat kombëtare (detin, aeroportet, naftën, minerat), si dhe që kanë vrarë shpresën për ardhmërinë euroatlanike të Shqipërisë!

Së pesti, filozofi francez, Joseph de Maistre, përpara 200 vjetësh adreson një mesazh profetik për qytetarët (jo delet..): ?çdo komb meriton qeverinë që ka = Every nation gets the government it deserves?. Pothuaj në të njëjtën kohë, Presidenti i SHBA-ve, Thomas  Jefferson (1801- 1809) shton se: ?Ajo që diktaturat kanë nevoj për të mbijetuar, është që njerzit me vetëdije të lartë të heshtin?.

Thënë këto, jam në një mendje se, ?Liria dhe Demokracia nuk dhurohen?, si dhe refuzoj me neveri qurramanët pa këllqe, sekserët dhe rambo-kamikazët e pushtetarëve t? radhës, të cilët presin që zyrtarët e SHBA-ve apo te ?rruga e Elbasanit? të bëjnë ?policin ose albitrin-palë? për tu dhuruar fitoren në zgjedhjet politike të radhës !!

Së gjashti, kështu besoj edhe më fort se vendi ka nevojë uleritësë për të tejkaluar këtë klasë të diskretituar politike. Do të doja dhe lutem shumë të isha gabim, por edhe pse në 25 Prill, mund të realizohen zgjedhje ?proçedurialisht korrekte?, fatëkeqësisht do të thellojnë më tej krizën politike, bashkë me të, besimin e Shqiptarëve për standartet dhe vlerat e demokracisë funksionale.

Ndërsa si Gjeneral ?i shkolluar dhe rritur në NATO?, që pamvarësisht kostos, ka vetë-zgjedhur të ?mos hesht?, shpresoj të më besoni, se shtetet e dështuara dhe demokracitë e pushtuara nga politikanët zullumqarë, janë edhe më të vështira se diktaturat për tu mundur dhe tejkaluar.

Së fundmi, thën? kështu, besoj edhe më fort se tejlkalimi i kësaj ?palo-eite politike?, mbetet sfida parësore e shqiptarëve. Por historia (p.sh Italia e viteve 80-t e kapur nga mafia), na mëson se në betejën me ?politikanët-pushtues? të institucioneve shteterore, nuk mundet t’ja dalim të vetëm.

Prandaj, mbetem shpresëplotë se ashtu si në 110 vitet që lamë pas edhe në betejën e mbas 26 Prillit, por edhe në 100 vitet që vijojnë,  Shqiptarët do të meritojn? mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve!

Zoti e bekoftë miqësinë dhe partneritetin strategjik të kombit Shqiptar me SHBA-t? !

 

 

Lajmet e fundit nga