LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Na janë bashkuar demokratë që hedhin testerat e PD”/ Ahmetaj: Basha po tenton ta marrë popullin për budalla

15 Prill 2021, 16:26, Politikë CNA
“Na janë bashkuar demokratë që hedhin testerat e PD”/

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, gjatë takimit elektoral në Tiranë, tha se Partisë Socialiste i janë bashkuar demokratë që hedhin testerat e PD.

Duke sulmuar kundërshtarët e tij poltik, Ahmetaj u shpreh se Shqipëria normale e tyre është e bombave molotov, lënia e mandatave, Shqipëria normale është e PS, që në fakt nuk përfaqëson vetëm socialistët.

?Shqipëria normale e tyre është e bombave molotov, lënia e mandatave, Shqipëria normale është e PS, që në fakt nuk përfaqëson vetëm socialistët, por është partia e të gjithë shqiptarëve. Prandaj na janë bashkuar demokratë që hedhin testerat e PD, në mënyrë që ti tregojmë Bashës e tentojnë ta marrin për budalla këtë popull, pallavrat e tyre nuk e beson njeri. Ju duhet të jeni pjesë pas 5-6 vitesh kur të jeni në Evropë. Ju do të konkurroni me të rintjë italianë, çekë, austriakë, e ky program do iu bëjë pjesë për të konkurruar në Shqipërinë e së nesërmes.

Programi tjetër ka zero për ju, e vetmja gjë është gënjeshtra. Po për nënën e re që nuk e çon dot fëmijën në Çerdhe çfarë ka programi, për familje që i ka të ardhurat deri në 1 mln të vjetra, programi i PS ka në fokus që të japë 100 mijë dhe fëmijën ta çojë në çerdhe. Pjesa tjetër tek fëmija, programi i PS thotë që fëmija në klasë të parë do të mësojë anglisht dhe PC dhe në krye të 10 viteve do të kemi një brez të tërë që flet rrjedhshëm anglisht. Mendoni kurrë vizitojmë kompani fasonë sa shumë janë punësuar dhe prodhuar.

Tani prodhojnë për kompanitë më të shtrenjta. 25 prilli, është një ditë e madhe për shqiptarët, do të shënojë pikën e moskthimit mbrapa kurrë për këtë vend që ka provuar skenarë të shumta. 25 prilli do tregojë se ata janë provuar, gjykuar dhe do të qëndrojnë në opozitë. Numri 12 Partia Socialiste është më e bukura e shqiptarëve?, u shpreh Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga