Connect with Us

“Mos bini përsëri në zjarr”/ Luljeta Bozo, apel qytetarëve

Politikë

“Mos bini përsëri në zjarr”/ Luljeta Bozo, apel qytetarëve

Publikuar

-

Kandidatja për deputete e PS në Tiranë, Luljeta Bozo në një intervistë për CNA.al, ka  folur për sfidën e re që ka ndërmarrë duke iu futur politikës.

Jam për herë të parë politikë, se kisha menduar ndonjëherë që do të isha, por jam një njeri shumë i paanëshëm, çdo njeri që ka dy pare mend në kokë i shikon cilat janë gjërat që duhen bërë, çfarë është bërë, çfarë duhet bërë dhe çfarë premtimesh jep njëri dhe tjetri dhe se sa të arritshme janë.  S’mund të premtosh një dëshirë të pa arritshme”, ka deklaruar Bozo.

Ajo është zotuar se nëse do të votëbesohet nga qytetarët, do të jetë në Kuvend, zëri i tyre.

Unë iu premtoj vetëm kaq, që nëse do të votohem dhe do të jem në atë Kuvend, unë zërin e tyre do ta çoj për ato probleme që janë shqetësuese”, është shprehur Bozo.

Sipas saj problematikat dhe shqetësimet  janë të shumta, kryesisht tek të rinjtë, të cilët sipas saj nuk e gjejnë veten këtu.

Por edhe pensionistët, sipas Bozos, janë një shtresë që duan më shumë vëmendje.

Shtresa e madhe që nuk duhet lënë mënjanë është ajo e pensionistëve, që janë gati gjysmë milioni dhe që kanë shumë probleme. Unë do të mundohem që të jem një zë për grupet e mëdha”, është shprehur Bozo.

Kontribut, Bozo, thekson do të japë edhe në fushën e ndërtimit dhe të energjitikëës, pasi ka shumë probleme në këto sektorë që duhen zgjidhur.

Gjithashtu, sipas saj, probleme ka edhe në fushën e arsimit.

LEXO EDHE:  Policia e Tiranës bën “kërdinë”/ Në pranga 9 persona, për çfarë akuzohen

Akoma nuk është bërë ligji për Arsimin e Lartë.  Po ju e dini që jo çdo ligj i zgjidh problemet me njëherë gjatë implemetimit të tij, pasi gjithmonë dalin probleme, për ta çuar atje ku duhet të jetë objektivin që universitetet të jenë vërtetë të pavarura dhe atje të vëlojë kazani i mendimit shkencor”, ka thënë më tej Bozo.

Më tej Bozo, ka bërë apel që pavarësisht fushatës elektorale, të ruhen rregullat anti-Covid.

Jashtë çdo propagande dhe fushate partie, numër një është të ruhet shëndeti i popullit. Kështu që, në qoftë se grupi i ekspertëve të cilët e kanë menaxhuar shumë mirë deri tani situatën në Shqipëri, vendos një numër të caktuar  për takimet dhe vendos orët policiore, këto rregulla duhen respektuar.

Unë jam kundra grumbullimeve përsa kohë nuk është dhënë leja”, është shprehur Bozo.

Në fund Bozo, u është drejtuar me një mesazh qytetarëve, duke iu bërë thirrje që të dalin sa më shumë në votime.

Populli ynë është shumë i zgjuar, ka rënë nga degët disa herë përgjatë këtyre 30 viteve dhe nuk besoj që mund të bjerë përsëri në zjarr që ta haj sapunin për djath. Mesazhi im është të dalin të gjithë në votime. Kjo ka shumë rëndësi, është një e drejtë që është fituar me shumë mund nga njerëzimi. Këtë të drejtë shko jepe për atë që do”,është shprehur kandidatja për deputete e PS, Luljeta Bozo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit/ LSI dorëzon dy ankime të tjera në KQZ

Publikuar

-

Nga

Sherr mes kandidatëve të LSI në Tiranë/ Ankohen te Presidenti, Meta ju përgjigjet: Merruni me Titin

Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Më këtë kërkesë dërguar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Sipas LSI, diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Në qarkun e Beratit Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate.

LEXO EDHE:  Rama jep premtimin/ Vaksinimi i gjithë popullit do bëhet më shpejt se e kishit menduar

LEXO EDHE:  Aksident në mes të Tiranës/ Një i plagosur

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon kallëzimin në SPAK/ Alibeaj: Njësia 4 skemë kriminale e blerjes së votës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për media ka prezantuar dosjen e kallëzimit që kanë dorëzuar në SPAK për skemën e blerjes së votave që sipas tij, është zbatuar nga kryeministri Edi Rama, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi.

Alibeaj shtoi se SPAK nuk hetoi për këtë por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal i Tom Doshit në njësinë 4 në Tiranë.

Ai theksoi se PD nuk do ta ndalë luftën për kthimin e Demokraçisë duke shtuar s ekëtë betejë do ta zhvillojnë në të gjitha frontet.

Deklaratë e plotë

Ditë pas dite, Partia Demokratike po bën publike për shqiptarët gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë shqiptarët të çilëve iu mohua e drejta për të vendosur me votë ndryshimin jetik për vendin.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Megjithëse kishte 3 javë në dispoziçion, SPAK heshti duke lejuar merçenarët e aleançës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se çilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Seçilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.

Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispoziçion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokraçisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokraçisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokraçisë në vend.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Publikuar

-

Nga

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Partia Demokratike humbi në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste dhe Edi Rama do të jenë në pushtet edhe për katër vitet e ardhshme dhe ky tashmë është një fakt.

Lulzim Basha, lideri perëndimor, i cili nuk e pranon dot humbjen e radhës ka deklaruar se, zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën nga qeveria, ndonëse deri tani nuk ka asnjë ankimim në KQZ nga ana e PD-së.

Të vetmet tentativa nga selia blu janë daljet televizive të deputetëve të dalë nga zgjedhjet, të cilët kanë të njëjtën retorikë si gjithmonë, “nuk i njohim zgjedhjet por do hyjmë në Parlament”, deklarata të cilat janë në kontraditë me njëra-tjetrën.

Por gjithësesi, një tjetër fakt i dukshëm është lufta imagjinare e Lulzim Bashës. Një film i parë, me të njëjtën regji dhe skenar.

LEXO EDHE:  Arrestohen 10 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

LEXO EDHE:  Video-Shqiptarët mesazhe sensibilizuese si italianët/ Dalin në ballkone dhe duartrokasin njëherazi

Thirrjet për protesta dhe mosnjohja e zgjedhjeve do jetë refreni që do të na shoqërojë për katër vite rresht, por ndoshta këtë herë mund të jenë nga foltorja e Kuvendit dhe jo nga rruga.

Për fat të keq, PD ka humbur edhe demokratët e vërtetë. I vetmi që ka fituar është Lulzim Basha. Reformimi i partisë dhe largimi i tij deri tani është parë si e vetmja formë për të shpëtuar PD nga inekzistenca./CNA.al

LEXO TE PLOTE