LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Metën nuk e zë gjumi”/ Rama tregon makthin më të madh të presidentit

15 Prill 2021, 19:30, Politikë CNA
“Metën nuk e zë gjumi”/ Rama tregon makthin më

Kryeministri Edi Rama theksoi se opozita aktuale është ajo që nuk e ka dashur dhe nuk e do reformën në drejtësi.

Ndonëse reforma u votua në mënyrë unanime nga të gjithë deputetët, Rama deklaroi se kundërshtimi i miratimit të vettingut bëri që Lulzim Basha të dilte në çadër.

Në një intervistë për ?Të paekspozuarit? kryeministri u shpreh se presidenti Ilir Meta është aq shumë i trembur nga drejtësia e re, saqë edhe natën rri pa gjum.

?Opozita votoj reformën dhe u fut në çadër që të mos votonte vetingun. Unë i dhash çdo gjë Bashës që të kthehej në parlament e të votonte vetingun. Ilir Meta është haptas kundër reformës në të gjitha mënyrat.

Nëse unë kam kapur reformën në drejtësi kam kapur SHBA-BE, sikur kam fuqi të mbinatyrshme. Sali vërtet luan me ipad, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë probleme me drejtësinë. Çfarë kanë këta që rrinë pa gjum për reformën?

SPAK ka çuar në gjykatë dosje që janë konsideruar problematike. SPAK është akoma një krijesë që sapo ka lindur dhe ka dhënë sinjale të mira që do bëjë shumë punë për Shqipërinë?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga