Connect with Us

“Më vjen të çirrem si e marrë”/ Najada Selmani e tmerruar nga skamja dhe mjerimi në Ballsh

Politikë

“Më vjen të çirrem si e marrë”/ Najada Selmani e tmerruar nga skamja dhe mjerimi në Ballsh

Publikuar

-

Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim, Najada Selmani, ka vizituat Ballshin ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e qytetarëve.

Selmani thotë se në Ballsh, varfëria është ulur këmbëkryq dhe gjendja është mjaft e vështirë.

Ajo shprehet se Lëvizja për ndryshim do i sjellë shpresë këtij vendi.  Më tej Selamni thekson se Lëvizja për Ndryshim ka në Mallakastër skuadrën më të moralshme për të sjellë ndryshimin, për të risjellë vlerat!

Lëvizja për Ndryshim është alternativa!
Në Ballsh, varfëria është ulur këmbëkryq! Pluhuri i rrugëve të bëra fërtele, në prag votimesh, të mbyt baraz me skamjen! Të rinjtë rrallëherë t’i zë syri! Janë në Greqi punojnë me viza tremujore! Drejtorët dhe drejtoreshat e pushtetit i kanë vënë administratën në rresht për fushatë! Frika për vendin e punës i ka bërë njerëzit pa autoritet! Kryetari i bashkisë thua se është inekzistent! Deputeti i zonës mandatin e ka në xhep, se partia e ka listuar fitues! Markata e tregtarëve është bosh! Hyn dhe sytë të zënë tezgat e zbrazura si të jetë dite zije!

– Nuk i kemi femijët këtu, kanë ikur, – qahen dy prej të vetmeve gra që tregtojnë në markatë!
Bashkia nuk u përmbahet kushteve të nënshkruara me tregtarët, për t’i lejuar të shesin pranë markatës, dhe kështu fshatarët shesin në rrugë dhe standarti i mallit bie përtokë! Bizneset janë të pashprese, çdo sipërmarrje është në prag dështimi! Naftëtarët kanë marrë lopatat dhe çdo ditë herët në mëngjes dalin në sheshin para qytetit dhe kërkojnë punë! Shpresa e vetme është braktisja e vendit dhe emigrimi jashtë shtetit!

Më vjen të çirrem si e marrë – Jo! Kurrë mos u dorëzoni! Dashtë zoti gjithçka do të ndryshojë! Rafinerinë do ta vemë në punë! Biznesit do t’i japim frymë! Fshatrave do t’u mundësojmë infrastrukturën, do t’u thjeshtojmë punët e krahut! Arsimtarëve do t’u kthejmë dinjitetin! Pensionistëve do t’u rrisim pensionet, duke i ndarë sipas statusit përkatës! Administratës do i japim meritokracinë! Nuk do të drithërohen para votës nga frika për vendin e punës! Ju lutem mos u dorëzoni! Shpresa ka ende! Bashkë do t’i bëjmë të gjitha! Lëvizja për Ndryshim ka në Mallakastër skuadrën më të moralshme për të sjellë ndryshimin, për të risjellë vlerat!”, shkruan Selmani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas fitores/ Rama prezanton objektivat, kur do foromohet qeveria e re

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme në një dalje për mediat Kryeministri Edi Rama prezantoi objektivat e Partisë Socialiste ku u shpreh se pas sezonit të verës do të formohet qeveria e re.

Sipas tij, kush nuk e ka arritur objektivin dhe kush nuk ja ka zbarhdur faqen partisë duhet t’ja lerë vendin dikujt tjetër. Gjithashtu Rama shtoi se në 12 Qershor Partia Socilaste mbush plot 30 vite ku theksoi se kjo është dita e duhur për të thirrur komisionin dhe për të paraqitur vizionet.

Mesazhi i parë për gjithë familjen është gati për të nisur që tani përgatitjen e fitores tjetër për vitin e ardhëm dhe zgjedhjet e 2025. Gati për të analizuar ne çdo aspekt mandatin e dytë që të kuptojmë se ku dhe si duhet të ndërhyjmë në makinen elektorale dhe ne partinë socilaiste. Me gadishmerinë do nisim fushatë hapje të partië socialiste. Kush nuk e ka arritur objektivin, kush nuk ja ka zbardhur faqen duhet gjithashtu tja lerë vendin dikujt tjetër.

Duhet të ngrihet një komision i posaçëm riorganizimi për anëtarësime të reja. Me 12 qershor PS mbush 30 vjeç. Duhet të paraqesim vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re duhet të formohet fill pas verës”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nuk dorëzohet/ Sërish ftesë opozitës: Do e mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit

Publikuar

-

Nga

Ftesa për Bashën/ Rama: Nuk do të thotë që të marrë poste në qeveri

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga ftesa për bashkëpunim me opozitën.

Gjatë mbledhjes me deputetët, Rama theksoi se do e mbajnë shtrirë dorën e bashkëpunimit për opozitën.

“Ne nuk kemi marrë mandatin për të luftuar me PD, po për të çuar deri në nfund punët e mëdha që kemi nisur. Do e presim PD derisa të vendosë lidhjen me realitetin. Do e mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit për opozitën e nuk do të lëmë rast pa ua kujtuar se për ne kjo është dekada për ta ngjitur lart Shqipërinë, jo duke u shtyrë me njëri tjetrin duke u kacafytur”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Në gjurmët e të atit kundër diktaturës/ Kush është kandidati i Lëvizjes për Ndryshim, student në La Sapienza

LEXO EDHE:  “Qytetarët paguhen nga zyra e kunatit të Bashës”/ Topalli: Adresa falso shpërndajnë propagandën e PD

Ai theksoi se akuzave të opozitës do u përgjigjen me rezultatet e punës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dy javë pas zgjedhjeve/ Rama takim me deputetët

Publikuar

-

Nga

Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët aktual dhe ata të rinjtë që dolën fitues në 25 prill.

Takimi është duke u zhvilluar në Pallatin e Bigradave. Ky është takimi i parë që mban Rama me deputetët e rinj të zgjedhur.

Rama është duke mbajtur fjalën e tij para deputetëve, ku pritet edhe të prezantojë objektivat që ka për mandatin e tretë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE