Connect with Us

“Me punë dhe jo me llafe”/ Manastirliu: Shqipëria ka ndryshuar si dita me natën

Politikë

“Me punë dhe jo me llafe”/ Manastirliu: Shqipëria ka ndryshuar si dita me natën

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet e bindur se Shqipëria pas dy mandateve të Partisë Socialiste, ndryshon si dita me natën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu ka renditur disa nga arritjet e qeverisjes Rama. Ajo thekson se kanë ende punë për të bërë për të mbërritur aty u ata duan.

“Shqipëria pas dy mandatevë të Partisë Socialiste, ndryshon si dita me natën, me Shqipërinë që gjetëm 8 vite më parë.Arsimi në Shqipërinë e 2021-shit, nuk është më ai i shkollave me turlilloj tekstesh çoroditëse dhe kioskash që i quanin universitete, dhe që nga vatra të dijes ishin shndërruar në dyqane diplomash. Shëndetësia në Shqipërinë e 2021-shit, me spitalet moderne dhe 300 qendrat shëndetësore të rehabilituara, nuk është më ajo e spitaleve pa serume dhe medikamente bazë, as e qendrave shëndetësore të braktisura në harresën disa dekadëshe.

Drejtësia, Bujqësia, Turizmi në 2021-shin janë prova të tjera të transformimit të Shqipërisë, ikjes prej një të kaluare të errët, që nuk do të kthehet kurrë më.
Ne të parët jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë për të bërë, për të mbërritur aty ku duam dhe për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë qytetarët e këtij vendi.
Hap pas hapi, me punë dhe jo me llafe, do t’ia dalim në vitet e mandatit tonë të tretë”, shkruan Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dorëheqjet në PD e Korçës/ Lisandër Hoxha përgëzon demokratët: Përgjegjshmëri e lartë politike

Publikuar

-

Nga

Dorëheqjet në PD e Korçës/ Lisandër Hoxha përgëzon demokratët: Përgjegjshmëri e lartë politike

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka përshëndetur dorëheqjen e 13 zyrtarëve në PD e Korccës.

Në reagimin e tij, Hoxha thekson se sjellja e Lulzim Bashës prej krenaristi arrogant pas humbjes turpëruese të 25 Prillit i vuri kapakun pamundësisë për të bashkëjetuar nën nje çati politike me hipokrizinë.

Ai shton se distancimi nga Basha sot është përgjegjshmëri e lartë politike.

“Pershendes veprimin e PD Korçe, e cila nuk perfaqesohet dot me vlerat e tjetersuara te Partise Lulokratike!

Jemi mijera demokrat, te cilet kemi nje revolte ndaj uzurpatorit te Partise Demokratike me modelin e tij prej burokrati humbes. Sjellja e Lulzim Bashes prej krenaristi arrogant pas humbjes turperuese te 25 Prillit i vuri edhe kapakun pamundesise per te bashkejetuar nen nje çati politike me hipokrizine.

Largimet nga Basha nuk quhen largime nga PD, pasi Luli nuk eshte dhe nuk ka qene kurre PD-ja.

Distancimi nga Basha sot eshte pergjegjshmeri e larte politike, e cila tregon se jemi ne politike per vlerat dhe jo per pazaret bashkeqeverisese te stabilokracise. Elektorati yne ndihet i neveritur nga ky atrofizim i mendimit politik brenda PD dhe pret reagime nga njerezit e pergjegjshem te strukturave tona.

Zoti i bekofte Demokratet, antikomunistet dhe patriotet e djathte qe neverisin sherbetoret e shitur te George Soros brenda PD!“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta ngre shqetësimin për ‘zbrazjen’ e Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të EUROSTAT që e rëndit vendin tonë të tretin në Evropë për aplikimet për azil të fëmijëve.

Duke iu referuar këtij raporti, Meta shkruan se ky është një fenomen shqetësues dhe ne duhet ti themi stop një gjëje të tillë.

Kreu i shtetit apelon me forcë domosdoshmërinë për të shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve për t’i thënë ndal mpakjes së Shqipërisë dhe shpopullimit të saj nga fëmijët dhe të rinjtë, të cilët meritojnë mundësi dhe hapësira të reja për t’u ndjerë plotësisht të realizuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe.

Postimi i Plotë:

NDAL MPAKJES SË SHQIPËRISË DHE SHPOPULLIMIT TË SAJ NGA FËMIJËT DHE TË RINJTË!
Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare.

Raporti më i fundit i EUROSTAT, na rendit të tretët në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, që zënë gati 34.3% të totalit të kërkesave nga vendi ynë, shifër rekord në raport me popullsinë.
Prej kohësh kam dhënë alarmin, referuar edhe konkluzioneve të organizatave të tjera prestigjioze ndërkombëtare, mbi nevojën e marrjes së masave urgjente për përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve dhe rikthimin e shpresës në Shqipëri.
Sepse edhe sipas Bankës Botërore, të paktën 100,000 fëmijë në vendin tonë, nuk e kanë të garantuar një vakt ushqimi në ditë.

Ndërsa referuar indeksit “Jashtë Hijes” të “The Economist Intelligence UNIT”, në analizën e mbi 40 vende të botës, Shqipërisë i jepet zero pikë për mekanizmat jofunksionalë të saj për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe dhuna seksuale.
Më herët, në raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës është evidentuar se 41% e fëmijëve në vendin tonë, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla.
Gjithashtu sipas “Save the Children”, pothuajse 55% e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç nuk janë optimistë për gjetjen e një pune pas përfundimit të shkollës dhe si alternativë zgjidhje japin largimin nga Shqipëria.
Raporti “Fëmijët Mbrojnë Fëmijët”, i përgatitur nga CRCA/ECPAT Shqipëri dhe “Save the Children”, bën të ditur se 86% e fëmijëve në vend thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen, ndërkohë që 89 % e fëmijëve të intervistuar deklarojnë se Qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm apo aspak për të mbrojtur të drejtat e tyre.

LEXO EDHE:  Video/ Një nga rrethrrotullimet më të çuditshme në botë gjendet në Shqipëri

LEXO EDHE:  Covid-19/ Manastirliu: Trajtimi i pacientëve do të vijojë pa u ndalur edhe nga mjekët e familjes

Sipas GALLUP-it, 79 % e të rinjve në Shqipëri, dëshirojnë të largohen nga vendi, për shkak të varfërisë, papunësisë, përjashtimit social dhe korrupsionit.
Apeloj me forcë domosdoshmërinë për të shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve për t’i thënë NDAL MPAKJES SË SHQIPËRISË DHE SHPOPULLIMIT TË SAJ NGA FËMIJËT DHE TË RINJTË, të cilët meritojnë mundësi dhe hapësira të reja për t’u ndjerë plotësisht të realizuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe.

Duhet të bëjmë gjithçka, ashtu siç na porosit edhe Papa Françesku, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U keqpërdorën burimet shtetërore”/ BE reagon për raportit final të OSBE-ODIHR: Të hetohet shit-blerja e votës

Publikuar

-

Nga

“U keqpërdorën burimet shtetërore”/ BE reagon për raportit final të OSBE-ODHIR: Të hetohet shit-blerja e votës

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me raportin final të OSBE/ ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit.

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar në lidhje me publikimin e raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

BE thekson se raporti konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirë organizuara. Ata kanë vlerësuar rolin e KQZ në të gjithë procesin, duke thënë se kishte transparencë të plotë.

BE kërkon nga institucionet e vendit që të hetojë të gjithë rastet e pretenduara për shitblerje të votash si dhe publikimit të të dhënave personale.

Reagimi i plotë:
“Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara.

LEXO EDHE:  Hajdari thirrje nga Elbasani/ Ndryshimi nuk vjen vetë, duhet larguar klasa politike

Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Holanda nuk “lëshon pe”: Shqipëria ka ende rrugë për të bërë

Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme.

Ne gjithashtu i nxisim autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. #BE-ja përsërit angazhimin për të punuar së bashku me Shqipërinë për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE