LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më çmendët të gjithë”/ Meta: Në 27 vite politikë më seriozi më ka dalë Sali Berisha

15 Prill 2021, 20:06, Politikë CNA
“Më çmendët të gjithë”/ Meta: Në 27

Presidenti Ilir Meta, është kthyer pas në kohë teksa ka kujtuar debatin e para 5 viteve me kryeministrin Edi Rama për Reformën në Drejtësi.

Meta tha se në një takim në kryeministri  i ka thënë Ramës se ishte fatkeqësi që kishte bërë marrëveshje me të.

Sipas tij më seriozi në politikë në 27 vite i kishte dalë ish-kryeministri Sali Berisha.

?Te dhoma e luleve në kryeministri para 4-5 vjetësh, që bënte këto lojërat ky për reformën, ai me Gramozin dhe unë me Vasilin  dhe i fola pak rëndë. Dhe I them dëgjo këtu Edi Rama, më çmendët të gjithë se është fatkeqësi për këtë vend që kam bërë marrëveshje dhe pas 27 vjetësh më seriozi më ka dalë Sali Berisha, sepse vendi duhej të kishte prodhuar politikan të rinj.?tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga