LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luis Suarez mund të rikthehet te ish-ekipi i tij

15 Prill 2021, 07:05, Sport CNA
Luis Suarez mund të rikthehet te ish-ekipi i tij

Atletiko e Madridit ka humbur terren në mënyrë të frikshme në luftën për titullin kampion dhe tani më shumë se kurrë po ndien edhe mungesën e bomberit të saj, Luis Suarez.

Ky i fundit do të qëndrojë edhe të paktën një javë tjetër jashtë fushave, por ndërkohë ka disa zëra që flasin për një largim të mundshëm të uruguaianit në fund të sezonit.

Nga Anglia nënvizojnë se Liverpuli kërkon ta rikthejë dhe të kuqtë kanë nisur sulmin, pasi kanë mësuar se në kontratën mes futbollistit dhe Atletikos ekziston një klauzolë sipas të cilës Suarez mund të largohet me parametër zero këtë verë, nëse i vjen një ofertë më e mirë.

Lajmet e fundit nga