LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lobim në SHBA/ Rama e pranon: Kam qenë i gatshëm të paguaj

15 Prill 2021, 20:13, Politikë CNA
Lobim në SHBA/ Rama e pranon: Kam qenë i gatshëm të paguaj

Kryeministri Edi Rama, pranoi se ka qenë i gatshëm të paguaj për lobim në SHBA, në kohën e paszgjedhjeve të vitit 2009, kur kërkonte hapjen e kutive.

Në një intervistë për ?Të paekspozuarit?, Rama theksoi se nuk është një fëmijë në skenën e politikës shqiptare, ku tregoi edhe vizitat e tij jashtë vendit.

?Shumë kohë më parë kam takuar një personalitet që e admiroj, ka qenë një nga lojtarët ë mëdhenj të politikës së jashtme amerikane, Bryan. Kishim historinë e kutive asokohe. I thashë është e mundur të bëjmë një lobing në SHBA. Më tha ?çfarë do të arrish??. Nëse do të sensibilizosh njerëz, të dalin disa artikuj në media, nëse mendon se do arrish të ndryshosh 1 milimetër qëndrimin që ka DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) e ke gabim.

Nëse do të ishte e bleshme, nuk kishte nevojë të vinte në Shqipëri se do ta kishin blerë me kohë. Kjo s?ka lidhje me bleshmërinë e DASH. Fotot me kongresmenë dhe senatorë për mua janë kënaqësi e tejkaluar shumë kohë më parë. Kur ishim në opozitë dhe me lobingje në SHBA maksimumi mund të çosh disa çështje në disa kongresmenë, të bësh disa foto. Për mua kjo është çështje që i përket fëmijërisë sime në politikë. Unë s?jam më fëmijë në politikë. Macron e kam mik dhe është nga të paktët që e di dhe kur mos të jem kryeministër dhe ai president do të jemi miq”, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga