Connect with Us

Koka hedh dyshime për ndeshjen Teuta-Skënderbeu: U duk si… “biskotë”

Sport

Koka hedh dyshime për ndeshjen Teuta-Skënderbeu: U duk si… “biskotë”

Publikuar

-

Gazetari i “Syri TV”, Bledian Koka, ka ngritur dyshime të forta sa i përket përballjes mes Teutës dhe Skënderbeut.

I ftuar në emision “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Koka e ka cilësuar këtë përballje si “biskotë” dhe që nuk kishte të bënte me një ndeshje të vërtetë.

Pra e thënë më ndryshe për një marrëveshje mbi fatin e ndeshjes duke ditur se këto ekipe përballen edhe në kampionat në këtë javë.

“Mendoj se Teuta mund dhe duhet ta kishte fituar ndeshjen me Skënderbeun, por nuk e di përse nuk fitoj. Ishte si një lloj biskote. Unë besoj shumë te futbolli, por kjo s’mu duke lojë e vërtetë,” tha Koka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Zhbllokohen 3 sfida, Skënderbeu në avantazh të dyfishtë! Mësoni rezultatet në kohë reale (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Takimi mes Teutës dhe Partizanit, pa diskutim që do të marrë vëmendjen më të madhe të javës së 34-ët në Kategorinë Superiore. Të pesta sfidat e kësaj jave kanë startuar në orën 17:00, por shumë sy do të jenë të drejtuar në “Niko Dovana”, aty ku mund të vendosen dhe fatet e titullit kampion.

Se sa e rëndësishme është kjo sfidë për Partizanin, mjafton të shikosh renditjen. “Demat” e kanë detyrim fitoren! Pasi çdo rezultat tjetër, do ta komplikonte ndjeshëm objektivin titull.

Përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Tiranës dhe Laçit. Të dy skuadrat kanë në përbërje lojtarë cilësorë dhe do të tentojnë të marrin maksimumin nga ky sezon.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Skënderbeu, Vllaznia dhe Kukësi, vijnë si favoritë në letër, përballë kundërshtarëve respektivë si Apolonia, Kastrioti dhe Bylisi.

REZULTATET LIVE: 

TEUTA-PARTIZANI 0-1

Çinari 25′

VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-0

TIRANA-LAÇI 0-0

SKËNDERBEU-APOLONIA  2-0

Meksi 26′, Pusi 30′

KUKËSI-BYLIS  0-1

Ntephe 14′

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sa shumë yje/ Kroacia shpall listën për Europianin “Euro 2020”

Publikuar

-

Nga

Kroacia ka publikuar listën paraprake me 32 lojtarë të ftuar nga Zlatko Dalic për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Lista përfundimtare do të ketë 26 lojtarë dhe gjashtë lojtarë të kësaj liste do të kthehen në “shtëpi” nga Dalic.

Megjithatë, lista përmban emra të njohur dhe talentë të mëdhenj nga mbarë klubet evropiane.

Vrsalko, Kovacic dhe Budimir rikthehen në Kombëtare, ndërsa i ftuar është edhe Milan Badelj.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Zlatko Dalic për “Euro 2020”

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta-Partizani e Skënderbeu-Apolonia/ Publikohen formacionet zyrtare në të dyja sfidat

Publikuar

-

Nga

Sot zhvillohet java e 34-t e Kategorisë Superiore. Duele të forta dhe përballje të vështira, për titullin kampion, kualifikimin në Europa League dhe garën për mbijetesë.

Në “Niko Dovana” zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Teuta kryesuese pret Partizanin, sfidë që nis prej orës 17:00. Ekipi durrsak ka favorin të luajë për dy rezultate, ndërsa “Demat” kanë alternativë vetëm fitoren.

Trajnerët Edi Martini dhe Ilir Daja kanë zgjedhur “luftëtarët” e takimit të sotëm. Kapiteni Renato Arapi rikthehet titullar në vend të Kouros.

Në krahun tjetër Lucas Cardoso i ka marrë vendin Stenio Junior (i dëmtuar) në majë të sulmit. Skënderbeu po kalon një moment shumë të mirë, por ka nevojë për të pikë të tjera për të siguruar qëndrimin në Superiore.

Skuadra korçare pret në shtëpi Apoloninë e vendit të fundit, që ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Migen Memelli dhe Fabrizio Cammarata kanë vendosur në lidhje me lojtarët që do e nisin ndeshjen nga minuta e parë. /abcnews.al

TEUTA-PARTIZANI
TEUTA
: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Lucas. Trajner: Ilir Daja.

SKËNDERBEU-APOLONIA
SKËNDERBEU
: Rexhepi, Meksi, Dwumfour, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Taipi, Jean Victor, Pusi, Tereziu. Trajner: Migen Memelli.
APOLONIA: Harizaj; Asllanaj, Agyare, Sota; Zoga, Smaçi, Shanaj, Mihana, Levendi, Gjata, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.

LEXO TE PLOTE