LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi arritur 300 mijë vaksinime”/ Manastirliu tregon situatën nga Covid

15 Prill 2021, 19:27, Aktualitet CNA
“Kemi arritur 300 mijë vaksinime”/ Manastirliu tregon

Ministrja e Shëndetësisë, njëkohësisht dhe kandidatja për deputete e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu ka folur për situatën në vend ndaj pandemisë që ka prekur botën.  Sipas saj, situata në vendin tonë është e qëndrueshme dhe kjo falë masave të ndërmarra dhe nisjes së fushatës së vaksinimit masiv.

?Në javët e fundit situata epidemiologjike ka ardhur në rënie të qëndrueshme. Numrat e infeksioneve kanë pësuar një rënie. Situata në spitale është e qëndrueshme, aktualisht kemi më pak se 200 të shtruar. Ulje ka pësuar dhe numri i fataliteteve. Rritja e infeksioneve në javët e shkuara erdhi dhe si pasojë e futjes në vend të variantit britanik. Vaksinimi në Shqipëri nisi më 11 janar me mjekët e infermierët, më pas u vaksinuan mësuesit dhe më 25 mars nisi vaksinimi masiv. Kemi arritur mbi 300 mijë vaksinime të kryera që nga nisja e vaksinimit?, u shpreh Manastirliu.

Ajo shtoi në një intervistë për ?Absolut 4?se masat ndaj anti covid kanë dhënë rezultat dhe kjo gjë tregon se qytetarët i kanë zbatuar ato siç duhet.

?Çdo spital nëse nuk ka pacientë qëndron në gatishmëri në rast se mund të kemi një rritje të rasteve që kanë nevojë për trajtim. Komiteti i Ekspertëve është treguar i kujdesshëm dhe me lirimin e masave duke para dhe situatën epidemiologjike. Masat kanë dhënë rezultat dhe kjo tregon se edhe qytetarët i kanë zbatuar ato?, u shpreh ministrja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga