LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë ndarjen/ “Do të mbetemi miq të mirë”

15 Prill 2021, 16:53, Lifestyle CNA
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë ndarjen/ “Do të

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen e tyre disa  javë pas zhurmës së shkaktuar në media për thashethemet rreth ndarjes. Çifti ka dhënë një deklaratë për Today, ku janë shprehur se kanë kuptuar që si miq janë më mirë.

?Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta.Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi është të themi faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje?, është shprehur çifti.

Muajin e kaluar nisën thashethemet për një ndarje të mundshme të 51-vjeçares dhe 45-vjeçarit, kur u pretendua se Alex kishte nisur një ?miqësi? me Madison LeCroy, 30 vjeçe.

Në atë kohë, Jennifer dhe Alex reaguan duke hedhur poshtë pretendimet, të cilat tashmë i kanë pranuar.

Lidhja mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nisi 4 vite më parë, ndërsa në mars të vitit 2019, ata u fejuan./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga