Connect with Us

“Jemi faktori i ndryshimit”/ Evald Serreqi: Do pensionojmë lidershipin e politikës së vjetër

Politikë

“Jemi faktori i ndryshimit”/ Evald Serreqi: Do pensionojmë lidershipin e politikës së vjetër

Publikuar

-

“Jemi faktori i ndryshimit”/ Evald Serreqi: Do pensionojmë lidershipin e politikës së vjetër

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes për Ndryshim dhe kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, Evald Serreqi, ka folur për fushatën elektorale, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare.

Serreqi tregoi se Lëvizja për Ndryshim është themeluar nga të rinj që janë të gatshëm të marrin angazhim qytetar me misionin e shenjtë të mbylljes së një tranzicioni të tejzgjatur në Shqipëri

“Lëvizja për Ndryshim u krijua si një bashkim idesh e aspiratash të një grupi të rinjsh, të mirëarsimuar, të realizuar në jetën e tyre profesionale e private, të pavarur nga politika e sotshme, të cilët janë të gatshëm të marrin angazhim qytetar me misionin e shenjtë të mbylljes së një tranzicioni të tejzgjatur në Shqipëri, e hapjen e një kapitulli të ri politikëbërjeje në vend”, u shpreh ai për CNA.al

Kandidati për deputet është zotuar që të mbrojë interesin e qytetarëve dhe të jetë mbështetës i Reformës në Drejtësi.

Si kandidat i Lëvizjes për Ndryshim në qarkun e Elbasanit, i zotohem votuesit tim se nesër në Parlamentin shqiptar do të jem vazhdimisht në mbrojtje të interesit publik e jo atij privat apo familjar. Si banues i përhershëm i këtij qyteti do jem vazhdimisht për 4 vitet e ardhshme në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e mi si dhe i siguroj që pushtetin e mandatuar prejt tyre do ta vë në dispozicion të çdo reforme që sjell një klimë tjetër ekonomike e sociale në vend. Do të jem mbështetës i vendosur i përfundimit sa më të shpejtë i Reformës në Drejtësi, duke siguruar një sistem të pavarur drejtësie si hapi i parë i funksionimit të shtetit. Ndryshimi fillon ditën kur Politika i mban duart larg nga Drejtësia!”, vijoi ai më tej.

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Tomini: Presim të rriten rastet e infektimeve, qytetarët të bashkëpunojnë

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes për Ndryshim deklaroi në një prononcim për CNA.al se ata synojnë të marrin aq mandate sa do të pamundësonim “kapjen e timonit”, duke u bërë faktor i ndryshimit.

Serreqi pretendon se ata do të pensionojmë një herë e mirë Lidershipin e politikës së vjetër në Shqipëri.

Ne do arrijmë të marrim aq mandate sa do të pamundësonim “kapjen e timonit” nga një person i vetëm. Duke u bërë kështu direkt faktor i ndryshimit. Një prej zotimeve tona politike është që pasi të jemi faktor i krijimit të një shumice parlamentare, do të pensionojmë një herë e mirë lidershipin e politikës së vjetër në Shqipëri. Ne nuk kemi një emër për Kryeministër, por kemi kritere të panegociueshme për cilindo që e pretendon një post të tillë. Kryeministri i ardhshëm i vendit tonë do jetë një njeri i pakorruptuar! Vetëm një person i tillë është i gatshëm të krijojë një ekip model, patriot, për të përballuar gjëndjen e vështirë në të cilin ndodhet vendi e për të ndërmarrë një sërë reformash të domosdoshme për të dalë nga kriza, e për të siguruar një nivel më të lartë demokracie në Shqipëri!”, theksoi kandidati i LN-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Task-Forca për Turizmin/ Manastirliu: Masat për një sezon turistik të sigurtë

Publikuar

-

Nga

Task-Forca për Turizmin/ Manastirliu: Masat për një sezon turistik të sigurtë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë.

Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për operatorët turistikë në zonën e Golemit, Ministrja Manastirliu u shpreh se brenda muajit maj do të përfundojë vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese, për të lehtësuar sezonin turistik.

“Deri tani kemi kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tour-operatorëve. Do të vijojmë vaksinimet ashtu sikurse e kemi nisur, me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit maj do të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese, siç e kemi nisur, qoftë në qendrat e vaksinimit të përqendruar por qoftë edhe në strukturat vetë, siç jemi sot në këtë komples, ku po kryhet vaksinimi i stafeve”, tha Manastirliu.

Ministri Klosi u shpreh se këtë vit do të kemi një sezon “covid free” dhe siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet.

“Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin, na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqisin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ia dolëm që të ishim një sezon i kontrolluar nga pikëpamja e pandemisë”.

Gjatë konsultimeve me operatorët turistikë të zhvilluara në mbedhjen e Task-Forcës të zhvilluar në Golem, Manastirliu bëri me dije masat e shëndetësisë për sezonin veror, të fokusuara në tre komponentë.

LEXO EDHE:  Bilanci i Covid-19 në 24 orë/ Ulet numri i rasteve të reja dhe viktimave

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, katër të plagosur

“Prioritet mbetet vaksinimi, që, siç e përmenda do ta përfundojmë brenda muajit maj për operatorët turistikë. Sezoni turistik do të vijojë që të ketë në komponentët e tij edhe hapjen e qendrave shëndetësore verore. Do të jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të hapen përgjatë të gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre turistike malore. Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proçes i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, tha Manastirliu.

Ministri Klosi deklaroi se do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi i rendit, niveli i zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj. “Sot deklaroj publikisht nga ky takim i Task-Forcës që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020. Mund të them me plot gojën që ia dolëm të kishim një sistem shumë efikas, nëpërmjet platformës sonë tashmë publike dhe shumë transparente e-albania”, tha Ministri Klosi.

Edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave anticovid, për të patur një situatë të kontrolluar të COVID19 gjatë sezonit turistik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çela publikon procesverbalin/ “KQZ vijon masakrën elektorale”

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka akuzuar sot KQZ-në, se po vazhdon masakrën e procesit zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, Ardit Çela ka publikuar dokumentet, të cilat sipas tij tregojnë se KQZ futi duart dje në kutinë e votimit.

“Perla e radhës nga QV. 3445, kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakren e procesit.

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Tomini: Presim të rriten rastet e infektimeve, qytetarët të bashkëpunojnë

LEXO EDHE:  Qindra të shtruar në spitale dhe 10 viktima/ Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Ne procesverbalin e marrjes ne dorezim raportohen 738 flete votimi te terhequra!

Ne procesverbalin e mbylljes se votimit raportohen 700 flete votimi!

Nderkohe qe raportohen 310 votues, dhe flete votimi 314.

A keni akoma dyshime?”-shkruan Ardit Çela.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qesharake/ Basha mbledh Komisionin zgjedhor të PD në restorant

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Jemin Gjana, duke votuar per anetaret e Kryesise se PD, pas nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike.

Më 13 qershor, në Partinë Demokratike do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie. Dy ditë më parë u konfirmua një vendim i tillë dhe u ngrit komisioni zgjedhor me drejtues Jemin Gjanën, ky propozoi edhe kandidatët për komisionin zgjedhor.

Por, se sa i pavarur është ky komision e shikojmë sot, kur janë mbledhur në një restorant pas piramidës, të quajtur B.Vita, i njohur dhe si restoranti i njerëzve që qëndrojnë pranë LSI-së.

Pikërisht në këtë vend Lulzim Basha ka mbledhur Komisionin e Zgjedhjeve në PD. Kaq i pavarur është ky komision saqë tashmë mblidhet nga Luli  në një restorant, për të diskutuar në lidhje me çështjet e partisë dhe rivalët e Bashës.

Komisioni zgjedhor i një partie , duhet të garantojë procesin zgjedhor për kandidatin dhe jo të hajë e të pijë me kryetarin e partisë në detyrë, një veprim i tillë tregon se zgjedhjet që pritet të mbahen me 13 Qershor janë thjesht një farsë.

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Tomini: Presim të rriten rastet e infektimeve, qytetarët të bashkëpunojnë

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Tomini: Presim të rriten rastet e infektimeve, qytetarët të bashkëpunojnë

Basha është zgjedhur me vota të manipuluara në krye të PD, dhe po kërkon sërish të mbaje këtë pozicion, pavarësisht humbjes me 25 Prill për herë të katërt.

Këtë radhë pret të rizgjidhet kryetar, nga restoranti pas piramidës. Ka filluar festa pa u bërë votimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE