LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja pse drejtësia shqiptare nxit dhe promovon korrupsionin në administratën publike

15 Prill 2021, 11:13, Opinione CNA
Ja pse drejtësia shqiptare nxit dhe promovon korrupsionin në

Nga Avokat Pallko Trendelina

Fenomeni i korrupsionit si plaga më e madhe e një shoqërie, është prej shumë vitesh kudo dominant dhe gati i frikshëm në çdo hallkë të administratës publike në vendin tonë. Ky fenomen është i hershëm dhe present në çdo vend të botës por në vendin tonë ka një veçori diabolike. Në Shqipëri korrupsionin e nxit drejtësia.

Ndoshta tingëllon si paradoksal, por tashmë është i gjithpranuar fakti që drejtësia nxit jo vetëm korrupsionin por edhe krimin me të gjitha stereotipet e tij, dhe kjo ndodh jo për atë çka drejtësia bën por për atë që nuk bën. Analiza është e thjeshtë. Drejtësia është e paaftë, neglizhente apo menefregiste ndaj të drejtave të qytetarëve, këta të fundit për pasojë aktivizojnë “antitrupat” e korrupsionit dhe vetëgjyqësisë. Ilustrimi është shumë i thjeshtë duke ju referuar shembujve të përditshmërisë:

-Dikush, në zbatim të ligjit, pret çertifikatën e legalizimit të pronës, e cila zvarritet nga një punonjës i rëndomtë, partiak dhe i paaftë i administrates. Zgjidhja? Hapja e një procesi gjyqësor i cili, në rastin më të mire, do të zgjasë 5 vjet për të dhënë drejtësi ose në alternativë 5 mijë euro për të marrë çertifikatën në 5 ditë?!

-Një subjekt, në respekt të konkurencës, garon për një procedurë prokurimi (tender). Në këtë rast drejtimi i syve nga drejtësia për zgjidhjen e problematikave është një zgjidhje utopike. Zgjidhja? Dihet, 20% e vlerës dhe zgjidhja nga utopi bëhet realitet.

-Një qytetar kalon semaforin me ngjyrën portokalli dhe polici i trafikut, me bllok në dorë, gati për gjobën 30 mijë lekë. Zgjidhja? Hapja e një procesi gjyqësor i cili, në rastin më të mire, do të zgjasë 1 vit për të dhënë drejtësi ose në alternativë 5 euro për të marrë “të drejtën” e kalimit qoft edhe me semafor të kuq me të njëjtin polic?!

Rastet dhe shembujt e ngjashëm janë të pafund, por për fatin tonë të keq dhe real, ajo që i bashkon është emëruesi sipas të cilit korrupsioni dhe jo drejtësia është zgjidhja.

Lajmet e fundit nga