Connect with Us

Greqia hap kufijtë për turistët/ Rregullat e reja

Aktualitet

Greqia hap kufijtë për turistët/ Rregullat e reja

Publikuar

-

Duke filluar nga 19 prilli Greqia do të hapë kufijtë për turistët.

Mësohet se turistët do të tregojnë test Covid të 72 orëve të fundit, ndërkohë nuk është më e detyrueshme karantina.

Vendimi i qeverisë greke përfshin vendet e BE, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli

Në fuqi mbetet akoma vendimi për udhëtarët nga Shqipëria. Konkretisht, lejohet hyrja në territorin grek vetëm nga kufiri tokësor me Kakavijën, për disponuesit e lejes së qëndrimit apo personat me shtetësi greke, banorë të Shqipërisë, të cilët paraqesin dokumenta vërtetuese të arsyes madhore, për të cilën duhet të vizitojnë Greqinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapja e kamionit me drogë/ Sekuestrohen pistoleta, para, makinë dhe telefona

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme në Kosovë u kapën 400 kilogramë kokainë që dyshohej të ketë ardhur nga Brazili e fshehur në pakot e produkteve të mishit.

Detaje të reja janë zbuluar ku sipas të dhënave thuhet se janë sekuestruar edhe armë, fishekë, para, veturë e telefona.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe para të gatshme në euro e në denarë, revole e fishekë. Përveç këtyre, janë gjetur dhe konfiskuar edhe gjashtë telefona celularë e gjashtë kompjuterë.

Njoftimi i policisë:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar.

Kokaina dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit te pules.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i prindërve të 14-vjeçares: Vajza këndonte nga gëzimi, s’kishte bërë kurrë plazh

LEXO EDHE:  E rëndë në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar gjendet i varuar

Kokaina dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit.Policia e Kosoves ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit dhe nga burimet brenda prokurorisë se Kosoves mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk.

Këto burime kanë bërë të ditur se shtatë të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Gazetari shqiptar sulmohet live në Athinë (Video)

LEXO EDHE:  Gazetari shqiptar sulmohet live në Athinë (Video)

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë dollarë në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë dollarë, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë dollarët?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

400 kg kokainë/ Hajdarmataj: Nuk besoj të ketë goditje të “peshqve” të mëdhenj

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtues i policisë Arben Hajdarmataj, i ftuar tek ABC-ja e mëngjesit foli për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës, ajo italiane dhe shqiptare e sinjalizuar nga DEA amerikane, operacion i cili u finalizuar ne goditjen e 400 kg kokainë.

Hajdarmataj, tha se ky ishte një operacion i kontrolluar nga DEA amerikane.

Ai u shpreh skeptik për goditjen e “peshqve” të mëdhenj, ndërsa theksoi se narkotrafiku nuk bëhet pa lidhje me strukturat shtetërore.

“Unë them që policia shqiptarë ka bërë rolin e rojes. Këtu flitet për një operacion i cili është kontrolluar nga DEA amerikane. Unë nuk mendoj që të ketë një sasi tjetër përveç asaj që është bërë publike, për vetë faktin se në këtë operacion janë të përfshira të gjitha këto autoritete.

Por sërish them se nuk duhet duhet të jemi kategorik. Dua të theksoj që policitë perëndimore dhe DEA janë më të zhdërvjellta në këtë pikë, për operacione të tilla, pasi ne jemi shumë të ngurtë.

Nuk besoj se do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj, sidomos kur sasia goditet, pra nuk arrihet tek të gjithë kapilarët e rrjetit. Pritet të ketë goditje, por jo të peshqve të mëdhenj sepse ata qëndrojnë rahat në strofkullën e tyre”, tha Hajdarmataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE