LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flik drejt stolit të Gjermanisë, te Bajerni po mendojnë për... Alegrin

15 Prill 2021, 15:39, Sport CNA
Flik drejt stolit të Gjermanisë, te Bajerni po mendojnë

Bajern Mynih po bëhet gati t?i japë lamtumirën Hansi Flik në fund të këtij sezoni. Trajneri, edhe pse është kthyer shumë shpejt në idhullin e tifozëve, nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit që do të trashëgojnë pushtetin nga Karl Hainz Rumenige ndaj parashikohet se do të pranoj ofertën e Federatës Gjermane për të zënë vendin e lënë bosh nga Joakim Lëv.

Opsioni i parë për pankinën mbetet Julian Nagelsman i cili i ka bindur të gjithë në Gjermani se është një emër i destinuar për t?u bërë i madh, meqë e provoi aftësinë e tij si të Hofenhajm, ashtu edhe te Lajpcigu. Por sipas ?SportMediaset?, emri që ka dalë në qarkullim në kohët e fundit në klub dhe ngjall shumë interes është ai i Masimiliano Alegrit.

Trajneri ka preferenca për Italinë, por duke llogaritur se bëhet fjalë për Bajern Mynih që është një prej klubeve më të mëdha në botë, nuk është aspak çudi që të ndjekë gjurmët e italianëve të tjerë të njohur q ëjanë ulur në atë pankinë më përpara si Trapatoni apo Ançeloti.

Lajmet e fundit nga