LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëhiqet papritur prokurori i çështjes Becchetti/ Çfarë po ndodh me bossin italian ?

15 Prill 2021, 15:27, Aktualitet CNA
Dorëhiqet papritur prokurori i çështjes Becchetti/

Armand Gurakuqi ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme në zyrën e kreut të akuzës shqiptare, dy ditë më parë.

Ndërsa gjykata priste deponimet e dëshmitarëve të mbrotjes, prokurori i çështjes ka bërë kërkesën e pazakontë, duke u shmangur nga shqyrtimi i provave të ngritura prej më shumë se tre vitesh nga Prokuroria e Tiranës.

Prokurori i sektorit kundër krimit ekonimik dhe pastrimit të parave tha se pasi kërkoi kohë të njihet me dosjen ka konstatuar element që nuk e lejojnë ata në përfaqësimin e akzuës.

?Duke u njohur me aktet u vura në dijeni të një fakti që s?mund të jem pjesë e këtij gjykimi?, tha Armand Gurakuqi.

Me këtë prononcim të prokurorit Gurakuqi, çështja penale e shumë përfolur ndaj Francesko Becchetti, duket se do të ketë të njëjtin përfundim me atë të Arbitrazhit. Lufta e hapur me drejtësinë shqiptare duket se edhe në këtë rast është në favorë të tij, pasi akuza po shmang betejën ligjore.

Becchetti që  prej tre vitesh është vënë nën akuzë për disa vepra të rënda penale, si mashtrim, evazion fiskal, pastrim parash etj.

Çështja penale ndaj tij u nis fillimisht nga prokurorja Antoneta Sevdari e cila pasi u bë pjesë e KLP-së u shkarkua nga Vettingu.

Ajo e ka konsideruar biznesmenin italian si një mashtrues ndërkombëtar dhe se provat që ka prokuroria ndaj tij janë shumë të forta.

Beccetti doli fitues në Gjykatën e  Arbitrazhit të investimeve me qeverinë shqiptare, ndërsa fatuara 110 milionë euro do t?i kalojë shtetit shqiptar./CNA.al

Lajmet e fundit nga