LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Celibashi thirrje qytetarëve/ “Merrni pjesë në zgjedhje, votoni të pandikuar!”

15 Prill 2021, 17:22, Aktualitet CNA
Celibashi thirrje qytetarëve/ “Merrni pjesë në zgjedhje,

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një thirrje për qytetarët, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Celibashi mbështet deklaratën e Dom Gjergj Metës kundër shitblerjes së votes.

Ai i kërkon qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të pandikuar.

?I bashkohem apelit të Ipeshkvijnjve të Kishës katolike të Shqipërisë dhe Dom Gjergj Meta kundër shitblerjes së votës dhe praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Qytetarë!

Merrni pjesë, shprehni vullnetin tuaj të lirë dhe të pandikuar. Votoni!?, shkruan Celibashi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga