Connect with Us

Basha zbulon bisedën/ Çfarë i tha Berisha për tunelin Tiranë-Elbasan

Politikë

Basha zbulon bisedën/ Çfarë i tha Berisha për tunelin Tiranë-Elbasan

Publikuar

-

Basha zbulon bisedën/ Çfarë i tha Berisha për tunelin Tiranë-Elbasan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se si erdhi vendimi për ndërtimin e tunelit Tiranë-Elbasan, që sipas tij shtë propozuar nga banorët e Elbasanit.

Basha tregoi se bisedën me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi kishin përfunduar tunelin e Kalimashit, ku i kishte propozuar ndërtimin e këtij tuneli.

Në timon, rrugës në për Elbasan gjatë intervistës me gazetarin Endri Xhafo, Lulzim Basha tregoi edhe bisedat me ish-kryeministrin Berisha kur diskutohej ndërtimi i kësaj vepre madhore.

Si deputet i Elbasanit ishte kërkesë e banorëve që të bënim gjithçka për autostradën Tiranë-Elbasan, ndërkohë që ishte projektuar një rrugë tjetër Baldushk-Papër. Dhe vjen një moment, e diskutojmë, unë isha përfaqësues i Elbasanit dhe kryeministri Berisha më thotë sapo kemi mbaruar tunelin e Kalimashit duhet të rishikojmë se ky opsioni tjetër mund të jetë më i përballueshëm dhe mbrapa qëndronte si gjithmonë leva e frenave, që është ministri i Financave. I thashë ne i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë atë tjetrin, por kjo do të na ndihmojë shumë më shumë në kuptimin ekonomik, është pjesë e “korridorit 8”, u shpreh ai.

Kreu i opozitës deklaroi për emisionin “Log” të Endri Xhafos se i është dashur një lobim 1-vjeçar në Emiratet e Bashkuara për të marrë një kredi të butë për ndërtimin e këtij tuneli.

LEXO EDHE:  Gara për kreun e PD/ Basha i përgjigjet Ramës: Ofertës për bashkëpunim i jap jo të prerë dhe finale

Duke shfrytëzuar lidhjet si ministër i Jashtëm, që kisha me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara që është akoma në detyrë, i kërkova ndihmë. Ndodhi që gjatë fushatës kërkoi të vinte për një vizitë dypalëshe dhe i thashë, “dakord por unë jam në fushatë, vetëm nëse vjen në Elbasan”. Erdhi në Elbasan dhe i tregova edhe rrugën e vjetër dhe pastaj u nisëm, se nuk kishte kohë, me helikopter për takimet e tjera zyrtare në Tiranë dhe e pa sa afër, ishin dy qytete por i pengonte masivi malor i Krrabës.

Pata një lobim një vjeçar që në fund fare rezultoi në një kredi shumë të butë. Abu Dhabi në këtë rast ka ndihmuar për këtë vepër për kredinë që morëm për Lumin e Tiranës  dhe Bulevardin e ri, është një vepër e projektuar me konkurs ndërkombëtar. Me këtë projekt ju drejtova Fondit të Abu Dhabit që me të vërtetë jep kredi të buta dhe arritëm të financonim Bulevardin e ri të Tiranës dhe lumin e Tiranës”, theksoi Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Yuri Kim, sërish në zyrën e Bashës/ Zbulohen zyrtarët e lartë amerikan në krah të saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, do të shkojë sërish në zyrën e kreut të PD-së në detyrë Lulzim Basha.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 15.00 dhe Kim do të jetë e shoqëruar nga disa zyrtarë të Kongresit Amerikan, si Robert Karem, senator Mc Connell. Paul Grove, Mike Levine, Alex Marc Farlane dhe Tobei Arai.

LEXO EDHE:  Gara për kreun e PD/ Basha i përgjigjet Ramës: Ofertës për bashkëpunim i jap jo të prerë dhe finale

LEXO EDHE:  Avokati shpërthen ndaj Bashës: Vuri në krye të PD-së Durrës, atë që e tallin të gjithë



Nuk dihet tema e bisedës, por së fundmi është lakuar masivisht se Lulzim Basha e përjashtoi ish-kryeministritn Sali Berisha nga grupi parlamentar, në këmbim të mbylljes së hetimeve ndaj tij për çështjen e lobimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga vrasja e nënkomisarit te larja e hesapeve/ Autorët në arrest shtëpie, por endeshin të lirë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Fatjon Palushi njëri nga autorët e plagosjes së dyfishtë ditën e djeshme në zonën e Parkut të Autobuzave në Tiranë ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në momentin e ngjarjes.

Sipas ABC News, ai ishte arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve.  Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në ‘arrest shtëpie’.

Fatjon Palushi

Por ky nuk është rast i parë kur personat e lënë nga gjykata nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” enden të lirë duke u përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.



Në 4 qershor Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin e tij Kudrejt Saliaj në Tiranë. Autori shoqërohej nga e bija e cila dyshohet se i dha të atin armën me të cilën kreu krimin. Në atë kohë Dhurata Saliaj ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar nga policia për dhunë në familje. Ajo ishte në proces divorci me viktimën i cili e kishte kallëzuar të shoqen e akuzonte për dhunë në familje, shkruan ABC News.

LEXO EDHE:  Basha: Kokaina ka futur në sherr klanet e drogës në qeveri

LEXO EDHE:  Berisha largohet nga selia blu/Ja fjala e vetme që tha

Në qershor të këtij viti 26-vjeçari Fridman Xhaferraj u masakrua me sende të forta në kokë dhe më pas u hodh në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Në atë kohë i riu duhet të ishte në arrest shtëpie. Policia kishte shkuar në shtëpinë e 26-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, “arrest në shtëpi”, por nuk e ka gjetur. I vëllai i viktimës u tha efektivëve se 26-vjeçari është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë. Xhaferraj dyshohet se u vra për larje hesapesh nga Lulzim Spahija dhe një tjetër person, me të cilët njihej më parë.

Fridman Xhaferraj

Në 28 shtator 21-vjeçari Aldi Rama vrau me armë zjarri nënkomisarin e policisë së Lezhës Saimir Hoxha teksa ky i fundit ndodhej në krye të detyrës. Hoxha e ndaloi Ramën për verifikim në zonën e Kune Vain në Lezhë ndërsa ky i fundit e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në pjesën e zemrës duke i marrë jetën. Rama ndodhej në arrest shtëpie prej muajt nëntor të vitit të kaluar pasi ishte ndaluar me lëndë narkotike.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Patronazhistëve t’u vini anash”/ Ahmetaj prek në plagë Opozitën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimet e Lulzim Bashës dhe deputetëve të tij, në lidhje me akuzat për rënie ekonomike.

“Çfarë thotë Fondi Monetar në thelb? Se Shqipëria ka rritur ekonominë pas dy goditjeve tërmeti dhe pas pandemisë. Ju flisni për varfërinë. Ok, varfëria është relative por varfëria është zbutur. Ka më pak varfëri.

Bëni diskutime për çmimet. Hajde i diskutojmë. Këtu i kam. Po do dilni bllof.

FMN tregon se mirëmenaxhimi ka sjellë besueshmëri dhe hapësirë per të mbrojtur Shqipërinë nga goditjet”, është shprehur Ahmetaj.



Më tej ai është ndalur tek patronazhistës aq shumë të lakuar nga Opozita.

LEXO EDHE:  “Bëra gjithçka…”/ Berisha: Kam kërkuar që Gërdeci të ishte vrasje shtetërore pa dashje

LEXO EDHE:  Detajet që ngritën dyshimet/ Rama-Basha takohen në Rinas

Kërcënuat patronazhistët. T’ju vini anash. Se ata na sollën në pushtet. Zemrat e tyre të zjarrta.

Edhe një koment për ju që gjoja silleni si ekonomistë. Lexoni gjë apo jo. Shikoni zemrat e zjarrta që ju sollën këtu apo kafshët e pyllit?

Imagjino të ishim në një moment në vitin 2013. Pikë e zezë. Dhe flisni për 10 milion euro. Hyni shikoni shifrat. Keni bërë 1.1 miliard lekë dëm dhe tani flisni për 10 milion euro. Nuk dini prandaj flisni kështu”, është shprehur më tej Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE