Connect with Us

Basha takim me banorët në Laprakë/ Në 25 prill do u kthejmë shpresën te rinia

Politikë

Basha takim me banorët në Laprakë/ Në 25 prill do u kthejmë shpresën te rinia

Publikuar

-

Basha takim me banorët në Laprakë/ Në 25 prill do u kthejmë shpresën te rinia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë në qytetin e Tiranës, është ndalur dhe në njësinë 11.

Gjatë ecjes me qytetarët Basha tha se vota për PD më 25 prill shkon për taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj dhe kthimin e shpresës tek rinia shqiptare.

E para e punës sot kemi mbi 30 mijë studentë që studiojnë jashtë. Për fat të keq, të dhënat e fundit tregojnë se 96% e tyre nuk duan të kthehen në Shqipëri. Unë i përkas një grupi mund të kemi qenë jo më shumë se 100, në vitin 1993 që jemi larguar për studime jashtë vendit. Dhe gjatë kohës së studimeve por edhe pas studimeve më thonin të njëjtën gjë, madje edhe kur jam kthyer. A je në rregull nga trutë e kokës? Dhe përgjigja ime, ka qenë atëherë, është dhe sot.

Jemi më të fortë, më rezistent, vullnet më të fortë dhe padiskutim kemi të paktën të njëjtin intelekt, të mos themi diçka tjetër. Të mos dukemi si racistë dhe paragjykues. Atëherë, e vendosëm që jemi njësoj si ata ose më të mirë se ata? E para kjo. E dyta, ata pse qëndrojnë në vendin e tyre dhe kanë shanset për tu punësuar për një jetë më të mirë? Sepse i jepet mundësia, ndërsa juve nuk ju është dhënë mundësia. Këto 8 vite në veçanti edhe ato pak mundësi që ishin, u shkatërruan. Që të kesh mundësi do të thotë të kesh ekonomi dhe plani, për të ardhur te pyetja jote direkt tani. Plani ynë është që ekonomia shqiptare të futet në një cikël rritje. Kjo nuk ndodh as me urdhrin e peshkut, as me përralla nga mëngjesi deri në darkë, 8 vite me radhë, kur ndërkohë ka bërë të kundërtën“, tha Basha.

Kjo ndodh me masa konkrete. Çfarë do ekonomia që të rritet? Do taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj. Do, pra, stimuaj të cilët mund t’i japi vetëm një qeveri që është e interesuar që ekonomia të funksionojë për të gjithë. Sot, ke një ekonomi që funksionon për një grusht njerëzish, që ju i quani oligarkë. Nesër, me 25 prill, vota juaj shkon për këtë plan. Ky plan mundëson që njësoj si në vendet e Bashkimit Europian, ku shkojnë apo ku do që të shkojë rinia, pra, të cilat nuk do të kthehet më.

Madje, ta fillojmë hapin e parë si vendet e rajonit, të garantojmë investime, punësim dhe paga dinjitoze për rininë shqiptare. Kjo është esenca e planit tonë, si do të bëhet e mundur. Në qoftë se në Maqedoninë e Veriut që ka shumë më pak seç kemi ne, jo vetëm popullsi dhe jo vetëm mungesën e detit por dhe shumë aspekte të tjera që mos të zgjate. Në qoftë se ata ja dalin të thithin investime të huaja dhe të punësojnë të rinj në teknologjinë e informacionit, në industrinë automatike, në turizëm. Në qoftë se ata ja dalin të marrin dhjetë herë më shumë investime gjermane, bashkë kemi qenë në Berlin kur na thanë 3 miliardë euro tha kemi investuar në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë euron në Shqipëri, pse? Sepse këtu për tetë vite me radhë gjithçka ka mbetur në vendnumëro ndaj rruga e vetme për të ndryshuar është ta largojmë Edi Ramën, të sjellim ndryshimin duke votuar, votën për programin tonë.

Të jesh i bindur që zotimet tona ne do të bëjmë gjithçka t’i kthejmë në realitet dhe në çdo rast po të jap garanci meqë e njeh kulturën holandeze. Po të jap edhe këtë garanci, unë kam bërë një zotim publik, nëse angazhimet e plani tim, planit tonë, nuk përmbushen brenda katër viteve unë nuk vij përsëri të kërkoj votën kur ti të jesh, sa vjeç do të jetë pas katër vitesh? Në qoftë se pas katër vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultatin 110 mijë vende pune të paktën, rritjen e pagave me pagën minimale 300 euro në vitin e parë dhe 400 euro në fund të mandatit e të gjitha aspektet e tjera të planit tonë ekonomik, unë nuk vij t’ju kërkoj përsëri votën sepse ti e di që kjo është kultura evropiane, kjo është kultura Hollandeze, vjen, kërkon votën, nuk e bëre, mos dil më përpara qytetarëve. 25 prill është data“, tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  BE thirrje opozitës/ Jo akte dhune në protestë  

LEXO EDHE:  Zbulohet loja e dyfishtë/ Basha harron kuksianët

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE