LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha në prehrin e Ramës, si në 2017”/ Ndoka: E kundërta do të ndodhë

15 Prill 2021, 11:33, Politikë CNA
“Basha në prehrin e Ramës, si në 2017”/ Ndoka: E

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka në një prononcim për CNA.al ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka ftuar për bashkëpunim kreu e PD Lulzim Basha.

Ai është shprehur se është absurde kjo kërkesë dhe se Rama e ka kuptuar se do të jetë humbësi i këtyre zgjedhjeve.

?Do të thotë që Rama e ka kuptuar se është humbësi i këtyre zgjedhjeve, e ka nuhatur një gjë të tillë. 

Është absurde që një Kryeministër që është në kulmin e fushatës që të pranojë kapitullimin e tij dhe të tregojë pasigurinë që kanë nga opozita?, është shprehur Ndoka.

I pyetur nëse ka gjasa që Lulzim Basha të kthehet në prehërin e kryeministrit Edi Rama,  Ndoka është shprehur se kjo nuk do të ndodhë.

?Nuk ka asnjë gjasë të ndodhë për faktin që në 2017 ishte një marrëveshje institucionale, të cilën Rama e shkeli, dhe nuk ka arsye sot, që Basha ta bëjë një gjë të tillë, kur fitoren e ka shumë afër, pra edhe partitë e ndajnë nga fitorja, Bashën. Kështu që nuk ka nevojë, një fitues nuk e di pse duhet të ketë nevojë që të ulet në prehrën e Ramës apo të bëjë koalicion me të, apo që të kenë një bashkëqeverisje. E kundërta do të ndodhë?, thotë ai për CNA.al.

Ndërsa pyetjes a do të jetë në krah të Bashës nëse humb me 25 Prill, Ndoka përgjigjet: ?Unë edhe po fitoj edhe po humbi jam drejtues i Partisë Demokristiane. Ne jemi në koalicion dhe kjo është e padiskutueshme.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga