Connect with Us

Arrestohet bossi i drogës në Shqipëri/ Kush është bisnesmeni me 300 mijë euro xhiro, përfitues i qindra tenderave publik

Kronika

Arrestohet bossi i drogës në Shqipëri/ Kush është bisnesmeni me 300 mijë euro xhiro, përfitues i qindra tenderave publik

Publikuar

-

Policia e Malit të Zi ka arrestuar 55-vjeçarin shqiptar Anton Gjinaj, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të Interpol Madrid.

Mediat malazeze bëjnë me dije se Anton Gjinaj i cili përdorte edhe emrin Pashk Rrapi u arrestua në flagrancë pasi ndaj tij, autoritet spanjolle kishin lëshuar një urdhër arresti.

Pas çdo kulle që ngrihet në metropolin shiptar, fshihet një skemë e pastrimit të parave dhe pastrimi i parave ka emra konkretë, të cilët janë një sfidë për organet ligjzbatuese.

Anton Gjinaj, pronari i kompanisë së ndërtimit “Alesia 2014”, drejton dhe shumë biznesë të tjera si kompani ndërtimi, kompani transporti, biznese si hotele dhe restorante. Mësohet se vetëm nga trafiku i drogës ai  se ka qarkulluar në vit një shumë prej 300 mijë eurosh.

Sipas burimeve nga policia e vendit fqinj, më 10 Prill, policia e Malit të Zi pasi kishte siguruar urdhër arrestin, është afruar pranë banesës së bisnesmenit të arratisur, duke e prangosur. Rrapi ka hesape edhe me drejtësinë e Malit të Zi, ku ka një dënim të mbetur prej 4 vitesh për të vuajtur.

LEXO EDHE:  “Shifrat e shtrimeve dhe vdekjeve nga Covid nuk janë ato”/ Doktor Vargu tregon arsyen e fshehjes

Bisnesmeni i arrestuar vite më parë në Milano, për trafik droge dhe pastrim parash , ndryshoi identitet duke përfituar lirimin me kusht. Pasi theu vendimin e arrestit shtëpiak, ai u largua nga Spanja për të ri-marrë administrimin e një parajse të tërë pronash dhe bisnesesh në të gjithë territorin shqiptar. Në letra ai figuron me emrin Anton Gjinaj dhe falë këtij emri ka mundur të operojë në fushën e ndërtimit dhe të jetë përfitues i qindra tenderave publikë.

Ndaj tij ka një urdhër arresti në Spanjë dhe Itali për trafik ndërkombëtar droge, por edhe për akte dhune ndaj zyrtarëve publikë dhe shfrytëzim. Madje në skedat e drejtësisë italiane ai emërtohet si një prej bosëve të krimit me qëndër në Milano.

Gjithsesi për Pashk Rrapin në Shqipëri dihet shumë pak, ose më saktë nuk flitet aspak. Faktet konfirmojnë së rekordet e zeza kriminale e kanë penguar atë për të aplikuar në tenderat e hapura nga Kryebashkiakët dhe qeveritarët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dinamika e plotë e vrasjes së Liljana Buzos/ Ja çfarë i kishte kërkuar bashkëshorti një ditë më parë

Publikuar

-

Nga

Dinamika e plotë e vrasjes së Liljana Buzos/ Ja çfarë i kishte kërkuar bashkëshorti një ditë më parë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ku një 58-vjeçar qëlloi mbi bashkëshorten e tij e cila ndërroi jetë. Viktima e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Ajo ishte kërcënuar nga 58-vjecari mbrëmjen e së mërkurës, që të mos shkonte në gjykatë mesditën e të enjtes dhe pasi ajo e kishte refuzuar këtë kërkesë të tij, bashkëshorti i bëri pritë pak metra larg gjykatës, duke e vrarë.

Viktima Liljana Buzo ishte larguar që nga fillimi i këtij viti nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo. Dhuna disa vjeçare ndaj saj ishte ushtruar në sy të fëmijëve të saj, të cilët gjithashtu ndjeheshin të kërcënuar prej të atit dhe fatkeqësisht qëndronin gojëkyçur përballë kësaj situate edhe tani që ishin të rritur.

Ditën e enjte, kur ishte caktuar ballafaqimi i palëve në gjykatë, dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit të bërë për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj bashkëshortes së tij. Por kjo seancë ka dështuar, pasi bashkëshorti i akuzuar si dhunues nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.

58-vjeçari ka ndjekur fshehurazi lëvizjet e bashkëshortes dhe dy djemve të tij dhe, pasi ato kanë hyrë në Godinën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ai ka qëndruar i fshehur rreth 50 metra larg në një nga anekset e rrugës që e lidh këtë institucion me Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.

LEXO EDHE:  Një përshkrim i shkurtër për Shqipërinë nga gjeografi i shekullit 12

LEXO EDHE:  Tërmeti i fuqishëm në Kroaci/ Reagon Rama: Shqipëria do jap ndihmën e saj modeste për shërimin e plagëve të hapura

Në momentin që bashkëshortja e tij, Liljana Buzo, e shoqëruar nga dy fëmijët, kanë dalë nga gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai i kishte zënë pritë, ka qëlluar menjëherë mbi të me breshëri kallashnikovi. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai i ka ngulur edhe thikën në grykë.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me armë dhe me thikë, ai ka plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë të neutralizonin veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

6 mijë euro ryshfet për një vendim/ GJKKO bën lëvizjen e radhës për ish-gjyqtaren Margjekaj

Publikuar

-

Nga

Dosja “Margjeka”/ SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur gjyqtaren

Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në seancën paraprake të mbajtur sot, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ka dërguar për gjykim çështjen penale nr.186 të vitit 2020.

Bëhet fjalë për dosjen e ish gjyqtares të komanduar në Korçë, Mimoza Margjeka e cila dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Të pandehur të tjerë në këtë çështje Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, Nejton Bali, dhe Klaudio Zhilla.

Mbi ish gjyqtaren Mimoza Margjeka rëndon akuza e “korrupsionit pasive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë publikë”, e cila parashikohet në nenin 319/ç e 25 të Kodit Penal.

Margjeka akuzohet se nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, ka marrë 6 mijë euro ryshfet për të liruar një të arrestuar që transportonte emigrantë të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Në Europë ulet pritshmëria për të jetuar pas Covid-19/ Si krahasohet Shqipëria me rajonin

LEXO EDHE:  Rama shigjeton opozitën/ “Tek ne ka nga ata që për inat të vjehrrës, janë p*lluar me mullixhiun”

Por, sipas Margjekës, procesi ndaj saj është i motivuar politikisht, për shkak se ajo nuk pranoi të certifikonte ish-kryebashkiaken e PS, të dalë fituese nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, Valbona Sakon./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes dy të miturve/ 17 vjeçari qëllon me armë drejt banesës së bashkëmoshatares

Publikuar

-

Nga

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Parku i Spitallës, kur marrëzia shitet si sukses

LEXO EDHE:  Rama shigjeton opozitën/ “Tek ne ka nga ata që për inat të vjehrrës, janë p*lluar me mullixhiun”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE