Connect with Us

A po bashkëpunon me oligarkët?/ Rama flet për tenderat që ka dhënë

Politikë

A po bashkëpunon me oligarkët?/ Rama flet për tenderat që ka dhënë

Publikuar

-

A po bashkëpunon me oligarkët?/ Rama flet më tenderat që ka dhënë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetarin Ylli Rakipi, sa i takon tenderave dhe atyre që opozita i ka cilësuar si oligarkë.

Rama theksoi se nuk mbështet asnjë oligark dhe se ata në këto momente taksohen me 50% më shumë se sa në kohën e PD.

Duke iu referuar kthimit të ligjit të dividentit nga presidenti Ilir Meta, shefi i qeverisë e ironizoi këtë veprim, duke theksuar se ai ka kthyer edhe ligjin për zhurmat.

Koha kur tenderat kalonin në shumë duar ka vdekur bashkë me kohën e Saliut. Vetën në procesin e rindërtimit janë angazhuar 400 kompani. Po të shikosh sasinë e tenderave gjatë qeverisë time dhe aktorët me akses në buxhetin e shtetit është ku e ku më i madh se ata që përfshiheshin më parë. Aksesi në garat publike është zgjeruar masivisht.

Po të shikosh kontributet e tyre në arkën e shtetit është ku e ku me atë që ishte. Për punë publike dhe priovate e kanë taksën 50% më të lartë. Unë që jam i tyre u kam rritur taksën dhe këta që i sulmojnë do ua bëjnë 9%. Pra 500 milionë do ua bëjnë dhuratë në xhepat e tyre.

Presidenti ka kthyer edhe ligjin për zhurmat. Dividenti për shkak se ne e kishim vendosur regjimin 15% taksë dhe 15% divident ishte bërë shumë e madhe që nuk shpërndahej”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Nga

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Analisti Vehap Kola thotë se opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë manipuluar për shkak se i gjithë pushteti është përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shterimi i diskutimeve për ndershmërinë e zgjedhjeve është në interes të gjithë vendit dhe jo vetëm në favor të opozitës, pasi vota është i vetmi mekanizëm për gjykimin e qeverisjes.

“Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit është një sfidë për të gjithë shqiptarëve jo vetëm për opozitën. Zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm për publikun që të gjykojë dhe vlerësojë qeverisjen. Është shumë e vështirë të vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve jo se nuk ekzistojnë prova dhe indicije që organet e drejtësisë të nisi hetimet, por kjo është e vështirë për një opozitë me të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit”, deklaroi z. Kola.

LEXO EDHE:  Rama sfidon opozitën/ Ta harroni pushtetin në tavolinë

LEXO EDHE:  "Java e fundit e kufizimeve"/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm për fundjavat

Në një kohë kur opozita tha ai duke se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, forcat politik opozita do të duhet të mendojnë “se si do të zbardhë manipulimin e zgjedhjeve që pretendon dhe se si do të veprojë dhe përballet me një pushtet që u ka mohuar shqiptarëve mundësinë për ndryshimin e qeverisë me votë”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mik i vjetër”/ Veliaj publikon foton me ish-ambasadorin Arvizu

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.

Ai shprehet se për të është kënaqësi të takojë ish-ambasadorin në ditën e parë pa maska në SHBA. “Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, shkruan Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla fton sërish demokratët për bashkëpunim/ ‘Është i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE’

Publikuar

-

Nga

Balla fton sërish demokratët për bashkëpunim/ ‘Është i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE’

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim ndaj demokratëve në një prononcim për mediat nga Cerriku.

Balla tha se ftesa është e sinqertë dhe se ky bashkëpunim është i domosdoshëm për proceset integruese të vendit.

Reformat që do të kërkojë kjo fazë e fundit për anëtarësimin e Shqipërisë, nisja e bisedimeve të anëtarësimit, në këtë kuadër ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është e sinqertë që bazohet në interesa madhore të vendit dhe kontributi i çdo faktori vendimmarrës dhe përfaqësues dhe sidomos kontributi i PD duhet të bëhet pjesë e kësaj aspirate dhe këtij procesi”, tha Balla.

Ai shtoi se pret që PD ta pranojë këtë ofertë pasi të ketë përmbyllur procesin zgjedhor të brendshëm.

“Pas këtyre momenteve të përzgjedhjes dhe rikonfirmimit të lidershipit të PD, në ato proceset e brendshme të tyre, do të kemi mundësi në shtator që të identifikojmë se cilat janë çështjet që ne e kemi të nevojshme bashkëpunimin me njëri-tjetrin”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE