LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: LSI forcë vendimtare për qeverisjen

14 Prill 2021, 19:51, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: LSI forcë vendimtare për qeverisjen

Kryetarja e LSI-së ka reaguar për takimin që ka zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Lushnjes, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Kryemadhi pretendon se Lushnja e priti me entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitoren që pretendon se do marrë opozita në 25 prill.

Ajo nënvizon se LSI është forcë vendimtare për qeverisjen, ndërsa shpalos qëllimet se partia që ajo drejton ka nëse fiton zgjedhjet.

?LSI është forcë vendimtare për qeverisjen dhe garancia e ndryshimit të Shqipërisë. Qëllimi ynë nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet me një parti tjetër në pushtet. Qëllimi ynë është të krijojmë vende të reja pune të mirëpaguara. Qëllimi ynë është që fermerët e Lushnjes dhe Divjakës të garantojnë shitjen e prodhimit. Qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë në gjithë Shqipërinë. Qëllimi ynë është që turizmi në Divjakë, në Seman, e kudo të lulëzojë për të krijuar vende pune dhe mundësi të zhvillimit të ekonomisë.

Qëllimi ynë është që Universiteti Bujqësor të ketë përfaqësinë e vetë këtu, sepse o mësohet bujqësia në vendin më të bekuar, për bujqësinë sic është Lushnja ose nuk mund ta mësosh diku tjetër. Qëllimi ynë është të rikthejmë intelektualët, të rikthejmë dijen, të rikthejmë atë për të cilën ne kemi më shumë nevojë. Të rikthejmë më shumë dashuri për njëri tjetrin. Të largojmë urrejtjen, të kthejmë atë dashuri e cila na ka mbajtur gjallë në gjithë këtë kohë?, theksoi kryetarja e LSI-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga