Connect with Us

VIDEO/ Rroca i pandalshëm, shënon përsëri në Turqi

Sport

VIDEO/ Rroca i pandalshëm, shënon përsëri në Turqi

Publikuar

-

Vazhdon forma e mirë e mesfushorit shqiptar, Eduart Rroca, teksa këtë herë ka arritur të gjejë përsëri rrugën e golit në kampionatin turk.

Mesfushori 27 vjeçar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12-të të takimit, duke kaluar ekipin e tij, Instabulsporit në epërsi ndaj skuadrës së Balikersisporit. Pas një krosimi të bukur nga e djathta, Rroca i cili gjendej me shpinë nga porta, godet flutrimthi për të shënuar një gol mjaft të bukur.

Në rast të një fitoreje skuadra e Rrocës do të shkonte në vend të 4-të në Ligën e Parë turke, vend ky i cili i mundëson fazën “play-off” për tu ngjitur në Superligën turke. Ky është goli i 9 për Rrocën këtë sezon ndërkohë që ka dhënë dhe 9 asist.

Kujtojmë se ndeshja midis Balikersisporit dhe Instanbulsporit momentalisht po luhet dhe pas 45 minutave lojë rezultati është 0-1.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Verratti mbyll para kohe sezonin, alarm edhe te kombëtarja italiane

Publikuar

-

Nga

Mesfushori Marco Verratti ka ndërpresë seancën stërvitore të ditës së djeshme për një problem në gju dhe sipas komunikatës së shpërndarë nga klubi i Paris Saint Germain, duket se e ka mbyllur para kohe sezonin.

Klubi francez njoftoi se mesfushori u është nënshtruar ekzaminimeve të para dhe pas disa ditësh pushim, do të kryejë të tjera vizita, për të përcaktuar edhe datën e rikuperimit të plotë, por duket e pamundur që të zbresë në fushë për këtë sezon.

Lajmi ka shqetësuar jo pak edhe trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, pasi jemi vetëm një muaj para startit të kampionatit europian dhe duket e vështirë që mesfushori të rikuperohet në kohë për t’iu bashkuar përfaqësueses së kaltër.

Ky sezon nuk ka qenë aspak me fat për Marco Verrattin, i cili nga janari deri në prill është ndalur dy herë për shkak të koronavirusit, ndërsa tani vjen edhe dëmtimi që mund t’i heqë shansin e dytë radhazi për të luajtur në Kampionatin Europian.

Kjo pasi mesfushori nuk ia doli t’i bashkohej Italisë as në Euro 2016 në Francë, për shkak të një pubalgjie që nuk e lejonte të jepte maksimumin në fushën e lojës, megjithatë vetëm në javën e ardhshme pritet të mësohet më shumë për shkallën e dëmtimit aktual.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Drejtuesit e FSHF-së udhëtojnë personalisht, një tjetër supertalent pritet të vishet kuqezi

Publikuar

-

Nga

Talenti 16 vjeçar i Shkëndijës, Dashmir Elezi është në optikën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Paraqitjet e tij me tetovarët dhe besimi që Ernest Gjoka I kanë dhënë këtë edicion, kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave. Në lidhje me djaloshin FSHF është duke punuar për ta afruar me skuadrën Kombëtare kuqezi.

Elezi për momentin bën pjesë te moshat U-17 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ndeshjen e sotme ndaj Makedonia GP në Gorce kanë udhëtuar dy përfaqësues të FSHF si dhe një anëtar i Teutës për të folur në lidhje me idenë që djaloshi të vishet kuqezi.

Nuk përjashtohet mundësia që klubi durrsak ta bëjë për vete lojtarin, duke I ofruar një kontratë. Përfaqëesuesit nga Shqipëria do takojnë lojtarin dhe familjen e tij për t’i parashtuar projektin e Kombëtares kuqezi.

Edhe pse ende nuk I ka mbushur 17 vjeç, trajneri Gjoka I ka dhënë mundësinë Elezit të luajë disa ndeshje te kampionët e Shkëndijës, teksa ka shënuar edhe katër gola duke u bërë lojtari më I ri në historinë e kampionatit maqedon që gjen rrugën e rrjetës. Më herët mediet në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se Galatasaray dhe Fenerbahce kanë kërkuar informacion për lojtarin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Surprizon Marotta: Bonuset do paguhen të gjitha, më pas flasim me lojtarët

Publikuar

-

Nga

Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta hodhi poshtë zërat për një prishje të humorit të futbollistëve, për shkak të një kërkese për reduktim të pagave, teksa theksoi se në ambientin zikaltër ka festë për titullin kampion dhe të gjithë bonuset do të respektohen.

“Nuk është e vërtetë që ka prishje humori te futbollistët. Ne jemi të gjithë krenarë për atë që kemi arritur dhe na takon ta festojmë e shijojmë deri në fund, pasi veçanërisht djemtë kanë derdhur shumë djersë në fushë gjatë këtij viti. Detyrimet kontratore do të shlyhen të gjitha, përfshi edhe bonuset mbi paraqitjet apo titullin, pasi janë një arritje e merituar për futbollistët”, deklaroi Marotta.

Megjithatë drejtuesi zikaltër pranoi se situata ekonomike në klub nuk është e mirë, ashtu si në shumë skuadra të tjera europiane dhe zbuloi se vetëm gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një bisedë të sinqertë me futbollistët.

“Është e vërtetë që kemi vështirësi ekonomike, por nuk jemi vetëm ne. Shumë klube në Europë po vuajnë, pasi stadiumet e boshatisura për shkak të pandemisë kanë ulur ndjeshëm arkëtimet. Ne kemi mbajtur të gjithë detyrimet kontratore deri tani, por është momenti që të bëjmë një lëvizje për të ardhmen, pasi nëse vazhdohet kështu, shumë klube do të shkojnë drejt falimentimit. Do të flasim me lojtarët një e nga një dhe do t’i sqarojmë për gjithçka, duke shpresuar që do të gjejmë mirëkuptimin e tyre, pasi janë të gjithë profesionistë dhe e kuptojnë situatën”, u shpreh Marotta.

LEXO TE PLOTE