LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vetëm ai që fle dhe gërhet nuk është i gabueshëm”/ Ahmetaj ironizon Bashën

14 Prill 2021, 09:07, Politikë CNA
“Vetëm ai që fle dhe gërhet nuk është i

Ditën e sotme Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë numër 4 së bashku me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Nga lagjja e kryeqytetit Ahmetaj teksa foli për arsimin e fëmijëve  ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se të gjithë janë të gabueshëm por vetëm ai që fle nuk gabon.

?Ne jemi të gjithë të vdekshëm bëjmë gabime, vetëm ai që gërhet dhe fle nuk bën gabime sepse ai nuk bën asgjë. Po shyqyr që nuk i bie Shqipëria në dorë sepse nuk e lini ju t’i bierë në dorë?, u shpreh Ahmetaj.

Gjithashtu Ahmetaj foli edhe për vaksinimin ku tha se deri në pranverën tjetër çdo gjë do të ketë marrë fund edhe nga pandemia edhe nga tërmeti. ?Kemi kaluar në raport me popullësisë dhe deri në shtator do të kemi vaksinuar popullësinë massive. Deri në dhjetor do të vaksinojmë të gjithë popullësinë  në 16 vjeç dhe në pranverë nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti dhe nga pandemia?, theksoi ministri.

Një pikë tjetër që ju referua ai ishte drejtësia sociale nëpërmjet taksës progressive.

?Paguan më pa kai që paguhet më pak, paguan më shumë ai që paguhet më shumë. I kam bërë pyetjete opozitës a mund të më thoni arsyen pse ju me taksën e sheshtë doni të merrni 599 miljn dollar dhe t’ja jepni 100 kompanive të mëdha. Cila është arsyeja?, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga