LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spartak Ngjela trondit politikën/ “Meta ka shthurje mendore”

14 Prill 2021, 09:51, Politikë CNA
Spartak Ngjela trondit politikën/ “Meta ka shthurje mendore”

Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e kaluar është shfaqur jashtë kontrollit, duke mos matur as deklaratat se çfarë thoshte.

Ai ka shokuar mbarë opinionin publik kur ka hequr paralele mes fëmijëve të tij dhe fëmijëve të ndjerë të Adem Jasharit.

?Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë?

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të menjëhershme, pasi Ilir Meta nuk ka asgjë të përbashkët me Adem Jasharin.

Një reagim i fortë ka ardhur edhe nga avokati Spartak Ngjela, i cili e ka quajtur çmendurinë e  radhës, deklaratën e Presidentit Meta.

Sipas Ngjelës, Meta është i shthurur mendërisht derisa flet për prerje duarsh.

?S?ka lidhje me politikën, por me çmendurinë. Ai ka shthurje mendore, thotë do të pres duart, ai është një gomar. Një kryetar shteti, i cili ka të dhëna se do të falsifikohen votat dhe do të manipulohen duhet të na japë provat, po ai nuk e ka hallin atje, por se nuk shpëton dot nga padia penale?- u shpreh Ngjela në një prononcim për CNA.al.

Sipas Ngjelës, Meta nuk ka asnjë shpresë se mund të fitojë më 25 Prill bashkë me partinë e drejtuar nga bashkëshortja e tij, pasi pritet që të përballet me organet e drejtësisë për shkelejet Kushtetuese. /CNA.al

Lajmet e fundit nga