LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu nuk ndalet, mposht Teutën dhe kualifikohet në finalen e Kupës

14 Prill 2021, 13:59, Sport CNA
Skënderbeu nuk ndalet, mposht Teutën dhe kualifikohet në finalen

Skënderbeu ka bërë surprizën e madhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë teksa ka eliminuar me 10 futbollistë Teutën në shtëpinë e saj.

Goli i Meksit që në minutën e parë (me penallti) dhe ai i Elvi Berishës siguruan kualifikimin e korçarëve për në finale, duke qenë se këtë vit kjo fazë luhet me ndeshje teke.

Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli ka bërë një ndeshje të madhe duke luftuar për gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, pasi Berisha mori të kuq (i dyti i verdhë) menjëherë pas golit, sepse hoqi fanellën, por harroi që e kishte marrë një të verdhë më parë. Kjo është finalja e 7-të e Skënderbeut në historinë e tij.

Korçarët e kanë fituar vetëm një herë kupën, atë kundër Laçit më 2018. Ndërkohë në finale janë ndeshur me Vllazninë më 1965 dhe e kanë humbur me rezultatin 1-0. Ja finalet e Skënderbeut.

TEUTA-SKËNDERBEU 0-2
Meksi 02′ pen Berisha 44′

Lajmet e fundit nga