LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata nga Covid/ Pipero: Deri në fund të qershorit arrijmë imunitetin e tufës

14 Prill 2021, 13:21, Lifestyle CNA
Situata nga Covid/ Pipero: Deri në fund të qershorit arrijmë

Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur rreth procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri.

Pipero në një lidhje live në emisionin ?Breaking?, thotë se vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe mendon se deri në fund të qershorit mund të arrihet imunizimi i tufës.

?Nuk shoh asnjë arsye të ndalohet procesi, janë lidhur disa kontrata me kompanitë prodhuese. Edhe nëse ndalim hapat ne nuk na lë bota, duhet doemos të nxitojmë në procesin e vaksinimit dhe nëse vazhdojmë me këto ritme do të thotë që objektivi për të pasur 500 mijë të vaksinuar deri në fund të majit do të tejkalohet. Besoj se duke shtuar ritmet e vaksinimit dhe fundi qershorit do arrijmë imunitetin e tufës. Do të kemi arritur imunizimin e 75% të shqiptarëve për të mundësuar një sezon turistik të qetë dhe një fund viti optimist?, thotë ai.

Pipero ka folur për efektet anësore që një vaksinë mund të shfaqi dhe thotë se në vendin tonë deri më tani nuk ka pasur asnjë rast problematik. Përsa i përket mpiksjes së gjakut te disa persona të vaksinuar, doktori i referohet këtu studimeve të bëra së fundmi për AstraZeneca dhe Johnson&Johnson në vendin tonë nuk është raportuar ende asnjë rast.

?Në vendin tonë është një tjetër komitet, ai i verifikimit të efekteve anësore. Nuk kam të dhënë zyrtare të këtij institucioni përsa i përket efekteve anësore. Efekte kryesore të vaksinave janë efektet momentale që verifikohen gjysmë ore pas vaksinës. Nuk njihet asnjë rast alergjik deri tani. Efektet e tjera më të larta janë 1 në 3 ditë, dhimbja në vendin e vaksinimit, temperatura që zgjat 2 ose 3 ditë. Këto janë efektet anësore. Efektet të tjera si mpiksja e gjakut, kryesisht i referohet AstraZenecas dhe Johnson & Johnson ne nuk kemi raste të raportuar ende. Vëmendja e të gjithë vaksinatorëve është shumë e madhe për të evidentuar çdo efekt anësor, sepse është një problem madhor dhe do kujdes madhor?, tha Pipero./CNA.al

Lajmet e fundit nga