Connect with Us

Situata nga Covid në Kosovë/ Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar

Publikuar

-

Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirusin e ri. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Këto të dhëna merren nga Drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa të dhënat e sakta i posedon vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) “, thuhet në përgjigjje të kabinetit të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, për Radion Evropa e Lirë.

Në institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij universitar në Kosovë, aktiviteti mësimor, nga 12 prilli, është duke u zhvilluar në formatin online. Ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Nxënësit nga klasat një deri në pesë, aktivitetin mësimor po e zhvillojnë me prani fizike në shkolla. Ndërkaq, institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë nga institucionet shëndetësore që të futën në listën me prioritet për vaksinimin kundër COVID-19, për shkak të siç thonë ata, rrezikshmërisë për t’u infektuar, por edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor në nivel të duhur.

LEXO EDHE:  “Ti kur je në shtëpi vetëm përdor prezervativ?”/ Moderatorja revoltohet pas marrjes së gjobës

Në përgjigjje të ministrisë së Arsimit, thuhet se “ministrja Nagavci e ka bërë të qartë se kjo do të trajtohet me prioritet dhe për këtë çështje është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Do shikohet që prioritet t’u kushtohet mësimdhënësve me sëmundje kronike dhe atyre në moshë më të shtyer”.

Sa i përket vendimit rreth mënyrës se si do të mbahet mësimi javën e ardhshme, ministrja Nagavci ka thënë se vendimi do të merret varësisht nga rekomandimet e organeve kompetente, por edhe në dakordim me të gjitha drejtoritë komunale. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ministrat e BE-së/ Më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj, konfirmoi për gazetarët selia e BE-së.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.

Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak pritet t’i informojë ministrat në lidhje me përgatitjet për një raund të ri të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në kuadër të debatit për situatën në rajon, sipas njoftimeve të zyrtarëve në Bruksel, do të diskutohet “qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.

Burime të BE-së thanë se debati nuk do të përqendrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit.

LEXO EDHE:  “E kanë përdhosur mjekësinë”/ Vasili tregon pse u kurua në spital privat pas infektimit me Covid

LEXO EDHE:  Shifrat nga Kosova/ Katër viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19

“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane. Ne do të merremi me politikën e jashtme [në atë takim”, tha një zyrtar evropian.

Ai paralajmëroi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, sepse, siç tha, është e qartë se situata “ka ndryshuar dukshëm kur bëhet fjalë për ndikimin e jashtëm në vendet e rajonit”.

“BE nuk insiston në ekskluzivitetin e pranisë në rajon, por është e rëndësishme që BE të jetë e pranishme dhe të jetë një lojtare kryesore”, tha zyrtari evropian./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Kurti.

Për programin qeverisës, Kurti tha se paraqet vizionin e Qeverisë së tij përgjatë mandatit katërvjeçar dhe se ai do të rishikohet në çdo fillim viti financiar, përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

“Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e administratës publike. Do të zbatojmë divrsifikimin e burimeve të energjisë, aseteve strategjike, ndërsa Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse. Do ta trajtojmë me prioritet mbrojtjen resurseve natyrore dhe të mjedisit dhe efiçencën e energjisë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Deri në fund të mandatit, ai u zotua se do të ketë angazhim për qasje në ujë të pijshëm dhe për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza.

LEXO EDHE:  Rriten rastet pozitive në Kosovë/ Humbin jetën 10 persona

LEXO EDHE:  “E kanë përdhosur mjekësinë”/ Vasili tregon pse u kurua në spital privat pas infektimit me Covid

“Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyçe dhe ndërtimin e aksit Prizren – Tetovë. Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon. Dhe, reforma e arsimit do të trajtohet me prioritet nga arsimi parashkollor”, tha Kurti.

Kurti ka marrë detyrën në mars, duke u zotuar se rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka thënë më herët Kurti.

Ai ka premtuar një ekonomi ku, sipas tij, ka më shumë prodhim dhe eksport, më shumë punëtorë, më shumë kontrata të punës dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorit./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Katër viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur betejën me virusin 4 qytetarë dhe janë shëruar 389 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

 “389 TË SHËRUAR DHE 170 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!  Respektoni distancën!”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE