Connect with Us

Shpenzimet gjatë fushatës, ekspertët tregojnë “vijën e kuqe” për partitë politike

Politikë

Shpenzimet gjatë fushatës, ekspertët tregojnë “vijën e kuqe” për partitë politike

Publikuar

-

Shpenzimet gjatë fushatës, ekspertët tregojnë “vijën e kuqe” për partitë politike

Fushata për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ka nisur prej kohësh, por në dy javët e fundit është intensifikuar aktiviteti i partive dhe bashkë me to edhe shpenzimet financiare.

Anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Çaka, thotë se Kodi Zgjedhor parashikon se partitë politike për financimet gjatë fushatës elektorale duhet t’i përmbahen me rigorozitet ligjit.

Ai theksoi në Euronews Albania se subjektet duhet të ndjekin katër modele financimi, të cilat janë të sanksionuara qartë në Kodin Zgjedhor.

“Siç ju e sqaruar paraprakisht, në nenin 86 të Kodit Zgjedhor parashikohen se burimet e financimit  të fushatës zgjedhore janë katër: Fondet e vendosur paradhënie nga buxhetit i shtetit për partitë politike të regjistrua; të ardhura e vetë subjektit zgjedhor; dhurata të ndryshe që përfiton subjekti zgjedhor dhe kandidatët e tyre; huatë dhe kërditë e marra nga partitë dhe kandidatë e tyre, sipas ligjit”, tha ai.

Përballë gazetares Loneta Progni, z. Çaka thotë se subjektet e regjistruara në zgjedhje do duhet të raportojnë shpenzimet e tyre brenda 60 ditësh, menjëherë pas përfundimit të fushatës.

Sipas tij, nëse gjatë auditimit hasen raste të shkeljeve të rregullave partitë do gjobiten, ose në të kundërt do kallëzohen në prokurori.

“Referuar edhe Kodit Zgjedhor, Komisioni Rregullator në datën 6 prill ka miratuar një akt normativ, për raportimin financiar të subjekteve zgjedhore. Referuar këtij akti, rezulton se shpenzimet për fushatën zgjedhore do të raportohen brenda një afati prej 60 ditësh nga momenti i përfundimit të fushatës zgjedhore dhe më tej KQZ ka afat 30 ditor duke kontraktuar dhe një auditues të jashtëm edhe do të nxjerrë raportin”, theksoi ai.

LEXO EDHE:  “Zgjedhjet janë manipuluar”/ Lefter Maliqi thirrje: Të ngrihet populli!

Dritan Taulla, vëzhgues zgjedhor, KRIIK Albania thotë se përveç shpenzimeve të vetë partive politike në rrjetet sociale, ka edhe palë të tretë që po bëjnë shpenzime për reklama në favor të partive të caktuara politike. Ai solli shembullin e disa faqeve në Facebook.

“Nga mars i vitit të shkuar mundëson se sa ka shpenzuar një faqe e caktuar në Facebook me përafërsi për reklama. Së paku 3 faqe në Facebook që publikojnë reklama të financuara nga palë të treta. Njëra është krijuar në janar 2021, një tjetër në nëntor 2020 dhe një tjetër që ka qenë shumë e ndjekur dhe ka qenë inaktive por tani është rikthyer. Kemi individë pas këtyre faqeve që po përpiqen të ndihmojnë partitë politike”, tha ai.

Lidhur me shpenzimet, Dritan Taulla nënvizoi se “monitoruesit e angazhuar nga KQZ, 64 persona nuk bëjnë kostim (përllogaritje) të pavarur por evidentojnë” dhe ndaj sipas tij për administratën e KQZ do të jetë e vështirë që të bëjë kryqëzimin mes raportimeve të partive për shpenzimet në fushatë dhe raportimet e monitoruesve.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali thekson se fokusi kryesor te fushata online është “një shmangie e gazetarisë”, pasi tashmë “propaganda i shkon drejtpërdrejt publikut”./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrjet e Metës me hanxhar e sfurqe/ Ngjela jep siguri: Mazhoranca do e shkarkojë këtë herë

Publikuar

-

Nga

Thirrjet e Metës me hanxhar e sfurqe/ Ngjela jep siguri: Mazhoranca do e shkarkojë këtë herë

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur tek nisma për shkarkimin e Metës.

Ngjela theksoi se Meta ka dalë nga roli i Presidentit dhe është artikuluar politikisht me opozitën. Sipas tij, mazhoranca do ta shkarkojë Metën këtë herë.

“Ajo shkelja e Kushtetutës do mendim juridik. Ai ka dalë nga pozicioni i tij si President dhe ka hyrë në Parlament. Ai u artikulua politikisht me opozitën, gjë që nuk duhej ta bënte. Këtë nuk e lejon kushtetuta. Thirrjet që bëri jo me hanxhar, jo me mjete prehta, s’ka rëndësi.

Pyetja më e madhe është kjo: Rama e ka nga vetja apo ja ka kërkuar Washington? Sepse nuk mund të dalë një President i NATO-s dhe të thotë raketë. Të shikojmë se çfarë do të bëjnë. Por unë kam përshtypjen se do ta shkarkojnë”, tha Ngjela./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Tërbohet Meta/ Flet për gjak dhe xhelatë

LEXO EDHE:  Një fushatë e krijuar nga New Moment Tirana, merr çmim në festivalin BalCannes në Kroaci

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha në panik nga zemërimi i demokratëve/ Fshihet pas takimeve me regjistrim

Publikuar

-

Nga

Basha në panik nga zemërimi i demokratëve/ Fshihet pas takimeve me regjistrim

Kreu i PD Lulzim Basha ka nisur turin nëpër rrethe me gënjeshtra.

Gënjeshtra jo vetëm në lidhje me ato çfarë deklaron, kur flet për beteja dhe luftë, por se si takimet me regjistrim i trumbeton  si Live një ditë më pas.

Dje pasdite Basha ka qenë në Durrës, ku ka zhvilluar një takim atje me drejtuesit e fushatës zgjedhore, ndërsa sot e ka trumbetuar sikur ishte drejtpërdrejt nga Durrësi, si një takim të madh me demokratët.

Duket se nuk e ka për gjë të gënjejë dhe tashmë e ka bërë standart. Ai nuk mund të zhvillojë takime të drejëpërdrejta as në mëngjes se nuk i del gjumi, por as pasdite.

Po mos të ekzistonte teknika e regjistrimit, Basha do zhdukej nga ekranet.

Me veprimet që bën, del se ai ende s’ka fituar luftën  me veten e tij, me përgjumjen e tij dhe jo të mendojë beteja e luftë për demokraci.

Lulzim Basha në Durrës

Në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Durrësit, PD mori 6 mandate, ndërsa PS 8 mandate.

Por, edhe i humbur , edhe duke grumbulluar prova për të justifikuar dështimin, Basha, nuk heq dorë nga mashtrimi që iu bën demokratëve.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve tona, sot më shumë se kurrë nuk do rreshtim së luftuari për qytetarët shqiptarë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë derisa ta përmbysim regjimin Rama-Doshi-Rakipi dhe t’jua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”, është shprehur Basha në Durrës.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Kush është kandidati që shpenzoi 10 milionë euro për të blerë vota

LEXO EDHE:  Zgjedhjet paraprake presidenciale në SHBA

Lufta nuk bëhet duke u fshehur, dhe duke gënjyer pas takimeve me regjistrim.

Demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë përgjegjësi nga Basha, por ky i fundit, ikën struket, dhe një ditë më pas shfaqet sikur është drejtpërdrejt dhe po komunikon me qytetarët.

Basha, duket se po konsideron luftë, fshehjen në takimet me regjistrim.

Ai ka thënë se do të zhvillojë një tur nëpër rrethe, por nuk i bën publike një ditë më parë se ku do shkojë.

Zemërimi i demokratëve në mbarë vendin, duket se e tremb Bashën, ndaj ai sigurohet të mbledhë përkrahësit dhe të bindurit e tij, t’i regjistrojë dhe më pas t’i shesë si takime me demokratët apo si takime me bazën nëpër rrethe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Maliqi thirrje për protesta masive/ Uragani të vërshojë në rrugë!

Publikuar

-

Nga

Deputeti Lefter Maliqi ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur diktator.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen të protestojnë dhe refuzojnë shërbimet, duke shkuar në mosbindje civile.

“Largoni diktatorin sot neser do jetë vone. Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare. Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli, mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve. Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!”, shkruan Maliqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE