Connect with Us

Rama marrëveshje me Bashën pas 25 prillit?/ Andi Përmeti: Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Politikë

Rama marrëveshje me Bashën pas 25 prillit?/ Andi Përmeti: Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Publikuar

-

“U premtoj qytetarëve të Korçës se...”/ Përmeti tregon sa mandate synon Bindja Demokratike në këtë qark

Kandidati i Bindjes Demokratike në  qarkun e Korçës Andi Përmeti ka komentuar mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të bënte një marrëveshje me kreun demokrat Lulzim Basha nëse ky i fundit do të ndahej nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmeti u shpreh se kjo kërkesë nga ana e Ramës është e sinqertë, pasi sipas tij, kryeministri nuk i siguron dot i vetëm 71 mandate. Më tej, ai shton se nëse kjo marrëveshje ndodh do të jetë gjëja më e keqe për Shqipërinë, pasi mund të ndodhë amnistia e të gjithë të akuzuarëve nga njëra palë për tjetër.

“Kjo është një kërkesë e sinqertë sepse unë besoj se 71 mandate Rama nuk e kap i vetëm dhe ka nevojë për një aleancë.  Ata kanë bashke qeverisur dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.  Kjo është gjëja më e keqe që mund ti ndodhë Shqipërisë, sepse do të legjitimojë vjedhjen e ardhshme dhe amnistia e të gjithë atyre që janë akuzuar nga njëri-tjetrin. Për mua nuk është surprizë. Edhe 5 qershori është një projektim i saj kur të dyja palët ranë dakord ta mbanin sistemin të pandryshuar.”, u shpreh Përmeti në një intervistë për Opinion./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

 “E ke parë që i thotë është djalë i mirë. Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmon, në momentin që është bërë qesharak, nuk kam gjë personale me të, por në atë figurë për historinë që krijoi në tërë këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Imami “shuplakë” Bashës/ “Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë”

Publikuar

-

Nga

Arben Imami "shuplakë" Bashës/ "Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, ka folur për nismën e “Grupi për PD-në”, i cili kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami tha se PD ka nevojë për një reformë të thellë, pasi sipas tij, në këto 4 vitet e fundit nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se opozita nuk funksionon dhe nuk krijon asnjë rrezik për qeverinë.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeverisë… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, theksoi Imami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Publikuar

-

Nga

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca zgjedhjet u zhvilluan në mënyre të rregullt. Por në një intervistë për Euronews Albania ai përmend nominalisht institucionet shqiptare që duhet të monitorojnë me kujdes çdo akuzë dhe ankese për parregullsi.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” – tha Soreca, – “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”.

Përveç diskutimeve të fushatës, për anëtarësimin në BE, sipas Ambasadorit Soreca, drejtuesit politikë duhet të kalojnë të faktet.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin,” – vijoi Soreca.

Soreca ndodhet në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të javëve evropiane, gjatë të cilit njeh qytetarët shqiptarë me investimet e BE-së.

“Vetëm në vitin e shkuar, gjatë krizës së pandemisë, BE ka investuar 230 milionë euro, përveç qindra milionëve që kemi shpenzuar dhe dhuruar për Shqipërinë në 20 vitet e fundit,” – u shpreh ambasadori i BE-së.

LEXO EDHE:  “Narcotica”/ Alibeaj: S’ka negociata. Shqipëria, lavatriçe e pastrimit të parave

LEXO EDHE:  Basha “shpërthen” ndaj LSI/Pazari “bli këlysh e shit qen” ka marrë fund!

Sipas ambasadorit Soreca të gjitha këto para janë përdorur në projektet që po i tregon gjatë një turi nëpër Shqipëri në kuadër të javës së Evropës./euronews

LEXO TE PLOTE