Connect with Us

Pse vaksinat anti-Covid janë më pak efektive në pacientët që marrin imunosupresantë

Shëndeti

Pse vaksinat anti-Covid janë më pak efektive në pacientët që marrin imunosupresantë

Publikuar

-

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Vaksinat janë përgjithësisht më pak efektive në pacientët që marrin imunosupresantë siç janë eshte rasti i pacientëve të transplantuar.

Efektiviteti i përgjigjes së vaksinës do të varet nga shkalla e imunosupresorit, dmth dosazhi i tij, për shembull në pacientët menjëherë pas transplantimit dozat jane me te larta, pasi vleresohet qe rrisku i flakjes se organit eshte afersisht 80% ne 2 vitet e para.

Gjithashtu, dihet se imunosupresoret pas një transplantimi të mushkërive dhe zemrës janë shpesh më të larta, sesa për një transplant të veshkave, kështu që përgjigjja e vaksinës është përgjithësisht më e dobët për këto dy organe .

Lista e imunosupresoreve;

NEORAL (Ciclosporine)

CELLCEPT (Mycophénolate Mofétil)

MYFORTIC (Acide Mycophénolique)

CERTICAN (Everolimus)

RAPAMUNE (Sirolimus)

CORTANCYL (Prednisone)

ADVAGRAF (Tacrolimus)

Megjithatë, ekziston një përvojë e madhe e vaksinimit tek pacientët nën imunosupresore, e cila është akoma efektive, dhe nëse marrim shembullin e gripit, rekomandohet vaksinimi me të.

Efektiviteti i tij do të jetë pak më i mirë, krahasimisht me pjesen tjeter te popullatës, por gjithsesi mund të çojë në parandalimin e sëmundjes ose në rast të infeksionit, në forma më pak të rënda, më pak virulente.

LEXO EDHE:  Situata në Kosovë/ Shënohen mbi 300 raste të reja dhe gjashtë humbje jete

Në rastin e virusit SARS-CoV-2, të dhënat janë ende shumë të kufizuara në pacientët e transplantuar, pritet një përgjigje prej 50-60%, ndoshta edhe më shumë, krahasuar me 90% në pacientët jo-imunosupresiv.

Testi më i lehtë për të matur përgjigjen e vaksinës është matja e antitrupave, e cila duhet të bëhet 2-3 javë pas dozës së dytë të vaksinës.

Matjet e antitrupave pasqyrojnë zhvillimin e imunitetit efektiv dhe të zgjatur. Mungesa e antitrupave nuk do të thotë domosdoshmërisht mungesë e përgjigjes së vaksinës, por mund të jetë më pak efektive nëse ekspozohet ndaj virusit.

Për momentin, nuk ka rekomandime perfundimtarr, siç është doza e 3-të, për pacientët që nuk kanë zhvilluar antitrupa pas 2 dozave, kjo kërkon studime të mëtejshme.

Për më tepër, edhe në rast të një përgjigje të vaksinës, padyshim që rekomandohet të vazhdohet me respektimin gjesteve pengesë, në mënyrë që të vazhdohet të merren të gjitha masat parandaluese dhe mbrojtëse për veten dhe për të tjerët.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kush vendos nëse botës i duhen doza përforcuese kundër COVID-19?

Publikuar

-

Nga

Kush vendos nëse botës i duhen doza përforcuese kundër COVID-19?

Prodhuesit e vaksinave, Moderna Inc dhe Pfizer Inc, me partnerin e tij gjerman BioNTech, kanë qenë të zëshëm në qëndrimin e tyre se botës së shpejti do t’i duhen doza përforcuese kundër COVID-19, për të mbajtur nivelet e larta të imunitetit. Megjithatë, është e paqartë se kush duhet të vendosë për këtë – dhe bazuar në çfarë të dhënash.

Modeli i vaksinave kundër gripit
Zyrtarët e shëndetit publik kanë një mekanizëm të koordinuar mirë, të vënë më 1952, për të përcaktuar se cilat vaksina të gripit sezonal duhet të përditësohen, për luftimin e varianteve të gripit që pësojnë shpejt mutacione.

Sistemi Global për Mbikëqyrje dhe Reagim ndaj Gripit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbledh të dhëna të ofruara nga autoritetet kombëtare të shëndetësisë rreth qarkullimit të varianteve të gripit, dy herë në vit, i shfrytëzon këto informacione për të zgjedhur variantet të cilat prodhuesit duhet t’i përfshijnë në vaksinat sezonale për Hemisferat Veriore dhe Jugore.
Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i këshilluar kompanitë farmaceutike se çfarë të përfshijnë në vaksinat e reja, raporton Reuters.

Megjithatë, një qasje tjetër mund të jetë imitimi i asaj që ndodh me përditësimin e shumë vaksinave të tjera kundër sëmundjeve ngjitëse – ku vendimet bazohen kryesisht në atë se çfarë besojnë prodhuesit e ilaçeve se nevojitet. Autoritetet kombëtare të shëndetësisë më pas janë të lira të analizojnë të dhënat e provave klinike dhe të vendosin nëse një version i caktuar i vaksinës duhet të përdoret në vendin e tyre.

Aktualisht, prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 po e zbatojnë këtë qasje, duke vendosur për krijimin dhe testimin e dozave përforcuese kundër varianteve të caktuara, dhe duke ua lënë qeverive të vlerësojnë nëse duan t’i blejnë.
Çfarë të dhënash do të nevojiten?
Disa ekspertë vaksinash thonë se nevojiten të dhëna të qarta që tregojnë se vaksinat aktuale kundër COVID-19 po dështojnë t’i parandalojnë infektimet dhe sëmundjen e rëndë, para se vendet të nisin fushata për përsëritje të vaksinimit të mbarë popullit.

Ata argumentojnë se vendimi për doza përforcuese duhet të bazohet në të dhëna që tregojnë se si vaksinat performojnë te njerëzit në prova klinike dhe në praktikë, si dhe në studime laboratorike që shfaqin rënie të niveleve të antitrupave në mostrat e gjakut të njerëzve të vaksinuar.
Deri më tani, prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 kanë treguar se dozat e tyre ofrojnë mbrojtje të fuqishme për të paktën gjashtë muaj. Por, imuniteti mund të dallojë. Njerëzit e moshuar, për shembull, apo ata me sisteme të komprometuara të imunitetit, mund të kenë nevojë për doza përforcuese më herët sesa të rinjtë me sisteme me të forta të imunitetit.

Një tjetër grup i rëndësishëm i të dhënave, i njohur si “korrelatet e mbrojtjes” – dëshmi nga provat klinike që tregojnë nivelin minimal të antitrupave të nevojshme në mënyrë që vaksina të ketë efekt mbrojtës – mund t’i ndihmojë hartuesit e politikave të vendosin nëse nevojiten dozat përforcuese, por këto të dhëna ende nuk janë në dispozicion.

LEXO EDHE:  U infektua pas vaksinimit/ Alimehmeti për rastin e Piperos: Covid ka dhe raste të pashpjegueshme

LEXO EDHE:  Ulen shifrat e infektimeve në Kosovë/ Dy viktima nga Covid në 24 orë

Adaptimi për një botë me COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke ngritur një panel këshillues ekspertësh në nivel global, i cili do t’i vlerësonte të dhënat e vazhdueshme për efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19, dhe për variantet e mundshme, dhe më pas të ofronte udhëzime për qeveritë.

Ndonëse disa ekspertë kanë theksuar ngjashmëri të mundshme me mekanizmin global për përditësimin e vaksinave kundër grupit, ata gjithashtu nënvizojnë se ai duhet të adaptohet për një botë me COVID-19. Ka më shumë gjasa, sipas tyre, që shtetet apo rajonet do t’i zbatojnë udhëzimet globale për t’i përmbushur nevojat lokale.
Për shembull, Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po e krijojnë sistemin e vet të vlerësimit të rrezikut, për të përcaktuar se çfarë të dhënash nevojiten për të rekomanduar një vaksinë të modifikuar.

Ky organizëm dhe agjencitë e tjera amerikane të shëndetësisë tashmë i kanë nisur studimet e veta për të vlerësuar efektshmërinë e vaksinave, përfshirë në popullata të moshuara dhe në fëmijë, dhe për të mbikëqyrur ndikimin e varianteve të reja.

Në Britani, Shëndetësia Publike e Anglisë dhe Instituti Kombëtar për Standarde dhe Kontroll Biologjik po bashkëpunojnë me agjencitë globale në një “Projekt zhdërvjelltësie” për të gjurmuar dhe për të testuar ndikimin e mutacioneve të virusit dhe të varianteve të reja ndaj procesit të krijimit të vaksinave kundër COVID-19./REL

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Varianti Indian i Covid-19/ Sa i rrezikshëm është?

Publikuar

-

Nga

Coronavirus variant B16172

Pas Covid-19 ka dalë në formën e varianti i koronavirusit i quajtur B1617 – i cili u identifikua për herë të parë në Indi.  Rritja e shpejtë e përqindjes së sekuencave SARS-CoV-2 në Angli që janë B16172 duket se tregon se transmetueshmëria e tij tejkalon edhe atë të variantit B117 (i ashtuquajturi variant Kent0.

Por pasojat e mos thënë asgjë nëse rezulton të jetë një shqetësim i vlefshëm mund të jenë katastrofike dhe mund të mos ketë shumë kohë për të vepruar.

Indikacionet shumë të hershme janë se ka një ulje të imunitetit për B16171, por ndoshta jo aq shumë një rënie siç ka treguar B1351 (varianti i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut). Sidoqoftë, të dhënat nuk kanë dalluar gjithmonë midis tre varianteve të ndryshme B1617, dhe B16172 ka mutacione unike që janë shqetësuese, kështu që ne kemi nevojë për më shumë informacion për t’u siguruar. Ne gjithashtu duhet të kontrollojmë nëse ky variant mund të shoqërohet me një rritje të ashpërsisë së sëmundjes.

Secili prej nesh është unik, ashtu si edhe sistemi imunitar, kështu që të gjithë bëjmë një përgjigje paksa të ndryshme ndaj vaksinës. Nëse kemi një sistem imunitar shumë të shëndetshëm që krijon shumë antitrupa të ndryshëm në radhë të parë, atëherë humbja e përdorimit të disa prej tyre do të na linte me mbrojtje.

LEXO EDHE:  Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

LEXO EDHE:  Ulen shifrat e infektimeve në Kosovë/ Dy viktima nga Covid në 24 orë

Nga ana tjetër, nëse do të ishim pa fat sa të mos kishim shumë antitrupa të llojit të duhur në shkallën e parë, atëherë humbja e përdorimit të disave mund të ketë pasoja më serioze./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi italian: 5 javë pas vaksinimit rastet u ulën me 80%

Publikuar

-

Nga

Studimi italian: 5 javë pas vaksinimit rastet u ulën me 80%

Një studim italian ka treguar se vaksinat kundër Covid-19 kanë pasur një impakt shumë të mirë në shëndetësi.

Studimi ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit infeksioni nga Covid-19 është ulur me 80%.

Shkencëtarët e Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit thonë se gjithashtu ka 90% më pak shtrime në spital dhe vdekjet janë ulur me 95%.

Sipas tij, rreziku i infeksionit është zvogëluar gradualisht dy javë pas marrjes së dozës së pare, pavarësisht moshës apo gjinisë.

LEXO EDHE:  Tjetër humbje nga bluzat e bardha/ Covid i merr jetën infermieres

LEXO EDHE:  Situata në Kosovë/ Shënohen mbi 300 raste të reja dhe gjashtë humbje jete

Për këtë studim janë marrë 13.7 milionë mostra nga persona të vaksinuar dhe të dhënat e tij janë shtrirë nga periudha e 27 dhjetorit të 2020-ës deri në 3 maj të këtij viti.

95% e personave të përfshirë në studim kanë injektuar vaksinat e Pfizer ose Modernas, ndërsa 5% të AstraZenecas./ CNA.al

LEXO TE PLOTE