Connect with Us

Pronar i një kompanie bastesh sportive, Ibrahimovic rrezikon 3 vite pezullim

Seria A

Pronar i një kompanie bastesh sportive, Ibrahimovic rrezikon 3 vite pezullim

Publikuar

-

Lajme aspak të mira për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez rrezikon të pezullohet për 3 vite nga futbolli pasi ka shkelur rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s. Mediat në Suedi bëjnë me dije se lojtari i Milanit është bashkëpronar I një marke bastesh sportive, “Bethard.com” me qendër në Maltë dhe kjo është kundër rregullave të futbollit që lojtar që luan të ketë edhe një markë ku luhen baste sportive.

CEO I kompanisë, Erik Skarp ka konfirmuar për “Aftonbladet” se Ibra zotëro rreth 10% të aksioneve të “Gameday Group PLC”, e cila është aksionere e “Bethard.com”. Nëse UEFA dhe FIFA do të konfirmojnë se kjo është një shkelje e rregullave, Ibrahimovic mund të dënohet me një gjobë prej 100 mijë ose me një pezullim për 3 vite nga futbolli I luajtur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Pasuesi i Pirlos/ Juventusi tenton rikthimin e Zidane në Torino

Publikuar

-

Nga

Ky sezon ka qenë zhgënjyes për Juventus që pas nëntë triumfeve radhazi në Serinë A, ia dorëzoi fronin rivalëve të Inter. Sakaq, keq shkoi edhe në Champions League ku bardhezinjtë u eliminuan në 1/8-tat prej Portos. Kështu, drejtuesit kanë nisur punën për sezonin e ardhshëm në mënyrë që skuadra të rikthehet konkurruese, ndërsa duket i vulosur fati i trajnerit Andrea Pirlo për t’u shkarkuar.

Tekniku nuk ia ka dalë t’i transmetojë ekipit idetë e tij, ndërsa favoriti për ta zëvendësuar është Masimiliano Alegri. Ky i fundit e njeh mirë ambientin bardhezi dhe është miku i presidentit Anjeli. Megjithatë, drejtuesit po shikojnë edhe opsionin Zinedin Zidan. Francezi e ka shprehur hapur se një ditë do ta trajnojë ish-ekipin e tij.

Në rast se Zidan largohet nga Real Madrid, atëherë Juventus do të niste negociatat, ndërsa problem do të ishte paga e lartë e trajnerit. Zidan aktualisht përfiton 12 milionë euro plus tre të tjera në formën e bonuse dhe për italianët është një shifër e papërballueshme. Por, mbetet për t’u parë pasi Zidan mund të bëjë edhe “skonto” për bardhezinjtë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gjimshiti prin listën, ja shqiptarët më të dalluar në kampionatet europiane

Publikuar

-

Nga

Berat Gjimshiti është shqiptari me performancën më të mirë në kompleks, krahasuar me të gjithë lojtarët e Kombëtares. Mirëpo, nuk mjafton me kaq, pasi qendërmbrojtësi i Atalantës, falë parametrave që ka regjistruar këtë edicion, e gjen veten në vend të tetë, mes të gjithë futbollistëve të Serisë A. Myrto Uzuni është sulmuesi i pestë i renditur në kampionatin hungarez, për nga talenti, ambicia, performanca dhe gjithçka ka treguar këtë edicion të tij të parë në elitën hungareze.

Renditja e CIES – Observatori Europian i Futbollit ka bërë një klasifikim të vlerës së lojtarëve, me përfundimin ku në 31 ligat europiane, duke mos qenë të gjithë lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti del shqiptari me pikëzimin më të lartë. Si kritere të këtij studimi janë gjestet teknike në fushë, paraqitjet dhe vlerësimet personale, si dhe arritjet me skuadrën ku luajnë, duke nënvizuar se për çdo kampionat apo kategori ku luajnë, ka një koeficient që futet në vlerësim.

Pas tij, Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla plotësojnë treshen e kuqezinjve me pikët më të larta. Ismajli dhe Myrto Uzuni janë dyshja e radhës që renditen në vend të katërt dhe të pestë. Mërgim Mavraj, i tërhequr nga Kombëtarja, gjendet në vend të gjashtë e pas tij Tomas Strakosha. Në këtë renditje, mungojnë disa prej kuqezinjve, pasi jo çdo kampionat dhe jo çdo kategori janë të përfshira.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mourinho merr te Roma edhe ish-mbrojtësin që fitoi tripletën

Publikuar

-

Nga

Zhoze Murinjo e di shumë mirë se Roma është një ambient shumë i nxehtë, prandaj pavarësisht njerëzve të tij të besuar që i ka pasur me vete që nga fillimet si trajner, për aventurën në kryeqytetin italian portugezi ka në mendje dy emra që kanë shkruar historinë e tij me bluzën verdhekuqe.

I pari dhe më i sigurti duket të jetë Valter Samuel, ish-mbrojtësi i Romës të cilin Murinjo e kishte edhe tek Interi i Tripletës, ku detyra e tij do të jetë puna me repartin difensiv.

Ndërsa emri i dytë është “mbretëror”, Daniele de Rosi, ish-mesfushori dhe kapiteni që mori trashëgiminë nga Françesko Toti, i cili do të bëjë stazhin në këtë Europian përkrah Roberto Mançinit tek Italia.

LEXO TE PLOTE