Connect with Us

Plagosja e policëve/ SHÇBA zbardh ngjarjen, si nisi konflikti 

Kronika

Plagosja e policëve/ SHÇBA zbardh ngjarjen, si nisi konflikti 

Publikuar

-

Filmoi dëshminë për blerjen e votës/ Dhunohet 37-vjeçari në Lezhë, katër kushërinj në pranga

SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka arrestuar 1 punonjës policie dhe 3 shtetas të tjerë në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Sipas njoftimit të SHÇBA, në datë 13 prill 2021 në Qendër Mamurras, rreth orës 13:50, tre shtetas kanë goditur me sende të forta, një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin N.V. dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë I.Z. dhe F.LL.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.
Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërrruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.
SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka kryer veprimet hetimore të nevojshme dhe në 13.04.2021 u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:
– GJ. (G) F., 40 vjeç, lindur e banues në Mamurras;
– N.V. (M.F.), 36 vjeç, lindur e banues në Mamurras;
– R.S. (F), 31 vjeç, lindur e banues në Mamurras.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Refuzoi ta merrte në punë/ Shqiptari plagos me armë pronarin italian

Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë D.M. si dhe automjeti tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore dhe pasojat e ardhura nga përdorimi i armës së zjarrit, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor D. M., 45 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Stacionit të Policisë Mamurras, për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas këmbësoren në Lezhë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësoren në Lezhë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbesore në qytetin e Lezhës.

E reja është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, ndërsa dyshohet se nga perplasja të ketë marrë dëmtime në këmbë.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident masiv/ Përplasen disa automjete, 13 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident masiv në Kosovë/ Përplasen disa automjete, 13 të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur pasiditen e sotme  në komunën e Lipjanit, në Kosovë, saktësisht në Grackë të Vjetër.

Në aksident janë përfshira tre automjete, ku për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 13 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete.

LEXO EDHE:  Sherr mes dy familjeve në Berat/ Vëllezërit plagosin me armë policin

LEXO EDHE:  Sherr mes dy familjeve në Berat/ Vëllezërit plagosin me armë policin

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet i mbytur një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

Publikuar

-

Nga

Gjendet e mbytur në plazhin e Shëngjinit një grua/ Detajet e para

Një 71 vjeçar është gjetur i mbytur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit.

Mësohet se viktima kishte shkuar për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme doli për të bërë plazh, por u mbyt sapo u fut në ujë.

Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Lezhës për autopsi për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE