LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përkrah Haland, Armando Broja në "Top list"

14 Prill 2021, 13:55, Sport CNA
Përkrah Haland, Armando Broja në "Top list"

Erling Haland është një nga sulmuesit më premtues për të ardhmen. Të paktën me ecurinë që ka teksa në moshën 20-vjeçare ka numra të frikshëm referuar golave në kampionat apo edhe në Ligën e Kampionëve.

Referuar ecurisë së sulmuesve nën 21 vjeç, në kampionate e tyre, ?Transfermarkt? ka evidentuar bomberët e lindur në vitin 2000. Sulmuesi i Dortmundit kryeson me 21 gola të shënuar në 23 ndeshje që ka zhvilluar në Bundesligë, teksa numëron edhe 6 asiste.

Në këtë renditje, me nëntë gola të shënuar në 25 ndeshje me Viteshen në kampionatin holandez, Broja mbyll renditjen e dhjetë më të mirëve. 19-vjeçari i Kombëtares ka dhuruar edhe dy asiste, duke u bërë krye-golashënuesi i skuadrës së tij holandeze, teksa është i huazuar nga Çelsi dhe po luftojnë për zonën europiane.

Lajmet e fundit nga