LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi nga Korça/ Projekti madhor ngrohja me gaz e qytetit, pas 25 prillit LSI shkrihet si bora

14 Prill 2021, 09:39, Politikë CNA
Peleshi nga Korça/ Projekti madhor ngrohja me gaz e qytetit, pas 25

Në katër vitet e ardhëshme të mandatit të tretë të Socialistëve, do të marrë jetë projekti madhor i ngrohjes me gaz të qytetit të Korçës.

Ky ka qënë premtimi i bërë nga drejtuesi politik i qarkut Niko Peleshi gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e lagjes 13 dhe 15. Për Peleshin prioritet i mandatit do të jetë rritja ekonomike, punësimi i të rinjve dhe veçanërisht bashkëpunimi me gazsjellësin TAP për shtrirjen e linjave të gazit në çdo banesë.

?Partia Socialiste zgjidh problemet, shëron plagët dhe menaxhon krizat më mirë se kushdo. Partia Socialiste e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundëshme këtë krizë të pandemisë. Shqipëria më parë se shumë vende të tjera ka hyrë në procesin e shërimit të plotë të shoqërisë shqiptare nga një pandemi botërore. Mos bini pre e atyre që për një grusht votash janë gati të mbledhin njerëzit bashkë duke krijuar vatër infeksioni masiv. Një parti që lind nga pakënaqësia nuk mund të jetë partia e së ardhmes sonë. Kemi hapur qendrën e Inovacionit për të rinjtë që do të jetë në këtë katër vjeçar puna me të cilën do të merremi. Do të hapim mundësi për mijëra të rinj për t’u punësuar. Tani ka ardhur radha e investimeve të mëdha. Ka ardhur radha që të jetësojmë ambicie që ka lidhje jo vetëm me kushtet e banimit dhe jetesës por edhe me ekonominë e qytetit sepse është kursim. Dhe këtu e kam fjalën për ngrohjen. Po punojmë me bashkinë, me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me Bankën Europiane për Zhvillim për projektin e ngrohjes me gaz të qytetit. Falë gazsjellësit TAP që kalon në Korçë ne na duhet të bëjmë projektin, të shtrijmë linjat dhe ta përdorim atë për ngrohje dhe gatim duke i ulur shumëfish shpenzimet e çdo familjeje. Ky është projekti që do të punojmë intensivisht në këto katër vite.? ? theksoi Peleshi

Nga ana tjetër kandidati për deputet i Partisë Socialiste bëri thirrje për mbështetje masive të Partisë Socialiste dhe braktisje të partive të tjera ku nuk nguroi të sulmojë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, parti e cila sipas tij do të shkrihet pas 25 prillit.

?Ata të tjerët nuk e kanë mendjen të mendojnë kështu, për të mos folur për atë partinë tjetër e cila pas datës 25 prill do të fillojë të shkrijë si bora pasi është parti pa bosht, pa shtyllë kurizore. Është një parti pa ofertë, e kam fjalën për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një parti që peshkon vota duke blerë varfërinë e njerëzve. Tani kanë shkuar për fundi. Pas datës 25 prill nuk do të ekzistojnë më si parti dhe kjo është arsyeja pse ai personazhi qesharak i tyre del dhe akuzon si i çmendur njerëzit që punojnë me ne, ditën jo natën si ata. Ne tani shohim përpara, me fokus tek ekonomia, tek punësimi, tek të rinjtë. Me këto tre gjëra do të meremi tani, me premtimin tjetër që të gjithë e presin, ekonomia, punësimi dhe shanset për të rinjtë.?-përfundoi fjalën e tij Peleshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga