Connect with Us

“PD në Vlorë merr 6 mandate”/ Leskaj: Ajo që Rama quan “tërmet” do t’i kthehet në “qamet

Politikë

“PD në Vlorë merr 6 mandate”/ Leskaj: Ajo që Rama quan “tërmet” do t’i kthehet në “qamet

Publikuar

-

Marshimi i Fitores ne Vlore/ Leskaj me te rinjte: Edhe 3 jave na ndajne nga fitorja!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj, në një intervistë për CNA.al ka folur për fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shprehet se Partia Demokratike dhe koalicioni i saj Aleanca për Ndryshim janë duke zhvilluar një fushatë model, një fushatë qytetare.

Leskaj thekson se përgjatë kësaj fushate ka vërejtur nevojën që shqiptarët kanë për ndryshim, për një ndryshim të vërtetë.

Teksa është ndalur edhe tek pritja nga ana e qytetarëve, Leskaj shprehet se vështirësitë dhe shqetësimet që përjetojnë banorët e qarkut të Vlorës i dallon sa u jep dorën, pa filluar t’i tregojnë.

Përsa i përket mandateve, ai shprehet optimist teksa thotë se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar synojnë të marrin 6-7 deputetë.

Mes të tjerash nuk ka munguar edhe thirrja për qytetarët të cilëve u drejtohet: Nëse doni shpresë, shkoni të votoni!

Zoti Leskaj, ndërsa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë ndezur zyrtarisht motorët e fushatës zgjedhore. Si paraqitet situata brenda kampit opozitar?

Pa diskutim që situata është pozitive dhe optimiste. Partia Demokratike dhe koalicioni i saj Aleanca për Ndryshim janë duke zhvilluar një fushatë model, një fushatë qytetare, pozitiviste. Një fushatë që bazohet mbi vlerat dhe jo mbi gjuhën e urrejtjes e të përçarjes që emeton Rama dhe sekti i tij.
Ndryshe nga kundërshtarët ne kemi një qasje normale, qasje qytetare për politikën.
Fushata jonë mbështetet në vizionin, ekipin dhe programin tonë progresist.

Ju ndërkohë po zhvilloni fushatën elektorale në Vlorë, Çfarë shihni ndryshe në fushatë kësaj radhe krahasuar me herë të tjera?

Është vërtet një fushatë ndryshe, jo vetëm përsa u përket kushteve në të cilat zhvillohet për shkak të kushteve të pandemisë Covid- 19, por edhe për shkak se këto zgjedhje janë të një karakteri tjetër, që mund të quhet referendumi i ndarjes së shqiptarëve me keqqeverisjen, papërgjegjshmërinë, mungesën e transparencës.

Në këtë fushatë kam parë dëshirën dhe besimin e qytetarëve vlonjatë për ndryshimin, të cilin në 25 prill do ta sjellin me votën e tyre. Përgjatë kësaj fushate kemi vërejtur nevojën që shqiptarët kanë për ndryshim, për një ndryshim të vërtetë. Kemi vërejtur bindjen gjithnjë e më e madhe e qytetarëve shqiptarë se Partia Demokratike ofron alternativën më të mirë qeverisëse, alternativën më të mirë politike, alternativën më të mirë ekonomike e sociale.

Kemi vërejtur nga takimet me qytetarët se gjatë tetë viteve që Rilindja ishte në pushtet nuk bëri asgjë të mirë për vlonjatët, thjesht i varfëroi, i denigroi, i largoi rrugëve të botës.
Vlonjatët janë të lodhur nga politikat e fasadave. Vlonjatët e dinë se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë zgjedhje ndërmjet një partie apo një tjetre, as ndërmjet një lideri apo tjetrit. Është zgjedhja ndërmjet një vizioni për ta qeverisur Shqipërinë me plane, punë të qarta dhe serioze dhe një vizioni tjetër, i cili synon ta mbajë vendin nën presionin e propagandës dhe politikës së batutave, sulmeve personale ndaj opozitës dhe mungesës së transparencës.

Si jeni pritur nga ana e qytetarëve? Kush kanë qenë shqetësimet më të shpeshta?

Pritja nga qytetarët e Vlorës, Sarandës, Selenicës, Konispolit, Delvinës, Ksamilit, Himarës, nga të gjitha zonat e qarkut të Vlorës ka qenë jashtëzakonisht impresionuese, e ngrohtë dhe bashkëpunuese.

Vështirësitë dhe shqetësimet që përjetojnë banorët e qarkut të Vlorës i dallon sa u jep dorën, pa filluar t’i tregojnë. Papunësia, harresa nga pushteti vendor e qendror, mungesa e ujit të pijshëm, furnizimi me energji elektrike, infrastruktura problematike dhe rrugët e pashtruara, diskriminimi gjeografik, largimi masiv i rinisë nga kjo zonë janë disa nga shqetësimet kryesore.

Vlora mund të duket më e bukur në fasadë, por në thelb Vlora është më keq nga ç’ka qenë. Vlora është më e betonizuar, më pak e gjelbëruar. Është bërë një qytet i pajetueshëm për shkak të korrupsionit masiv politik e administrativ. Vlora nuk është vetëm bulevardi Vlorë-Skelë, apo Lungomare. Janë të gjitha lagjet e saj me rrugët e pashtruara, pa ndriçim, me varfëri, papunësi e mungesë shprese.

Sa mandate synon PD në Vlorë?

Opozita e bashkuar do të dominojë në të gjitha qarqet, por goditjen më të fortë do e marrë nga Vlora, pasi ne dimë si të fitojmë. Ne kemi fituar edhe në 1992, edhe në 1996, edhe në vitin 2005. Do të fitojmë edhe në 25 prill 2021! Ne kemi besim te puna dhe programi ynë, te ndershmëria, me të cilën u drejtohemi qytetarëve, te përkushtimi që na karakterizon.

Ne kemi besim te zgjimi dhe ndërgjegjja e qytetarëve të qarkut të Vlorës, të cilët e kanë kuptuar vetëm duke bashkuar fuqitë tona, do të arrijmë shumë dhe do të kthejmë faqen në skenën politike të Shqipërisë. Sepse të gjithë së bashku mund të fitojmë luftën për të nesërmen, betejën për Shqipërinë, Vlorën tonë, bashkëqytetarët tanë.

Partia Demokratike bashkë me aleatët është e ndërgjegjshme që me punë do të marrë një rezultat shumë pozitiv. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar synojnë të marrin 6-7 deputetë. Vetëm ne si Parti Demokratike do të fitojme 5-6 mandate. Duket e vështirë, por jo e pamundur.

A keni hasur deri tani probleme sa i takon shitblerjes së votës?

Blerja e votës është një praktikë korruptive e dënueshme ligjërisht.
Tentativat e shtuara këtë periudhë për blerjen e votës janë të paligjshme dhe autorët të jenë të bindur që do të marrin dënimin sipas ligjit.

Tentativat janë të llojeve e mënyrave të ndryshme: nga paratë që ofrohen, deri tek punësimet në ndërmarrje shtetërore gjatë kësaj periudhe, tek “asfalti elektoral” që hidhet natën, tek legalizimet e shtëpive, etj, etj. Ne po i dokumentojmë të gjitha rastet dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi pas zgjedhjeve.

Nuk do të lejojmë që të vidhen vota për të vjedhur Shqipërinë. Ne nuk do ta lejojmë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve vlonjatë! Sepse përndryshe ajo që Rama quan “tërmet” do t’i kthehet në “qamet”!

Një mesazh të fundit për qytetarët?

Vota masive dhe e përgjegjshme në 25 prill, duhet të jetë vota për të ardhmen, vota për Ndryshimin!
Ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Ne e ndjejmë erën e ndryshimit ngado nëpër Shqipëri. Ne do të fitojmë vetëm me ndihmën tuaj. Do të fitojmë për t’u rikthyer Shqipërinë shqiptarëve, për të rikthyer transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë në qeverisje! Nëse doni Ndryshim, shkoni të votoni. Nëse doni shpresë, shkoni të votoni. Nëse doni qeveritarë “shërbestarë” të popullit e Shqipërisë, votoni Partinë Demokratike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Strukturat e PD drejt shpërbërjes/ Largohet drejtuesi i grup seksionit 7

Publikuar

-

Nga

Këshilltarët izraelitë marrin në dorë fushatën e PD/ Zbulohet kush janë dy lëvizjet e fundit

Nuk ndalen largimet nga PD, e cila humbi në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtarë.

Drejtues të grup-seksioneve apo drejtues të degëve të zhgënjyer kanë vendosur të dorëhiqen nga detyrat që kanë mbajtur.

Njëri prej tyre është edhe Albano Stolaj, pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dega 5 dhe kryetar i grup-seksionit numër 7.

S’do jem më pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, dega numër 5.

Se sa demokrat jam s’kam nevojë të flas për veten time.

Si kryetar seksioni falënderoj të gjithë votuesit e Partisë Demokratike e gjithë strukturat e grup-seksionit 7 për besimin e punën që kemi bërë,  këto 8 vite opozitë.

Si sekretar i çështjeve zgjedhore dhe i aksionit opozitarë, falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ishte ai që me donte në këtë post”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Hajdarmataj “shpërngulet” në Francë/ Shkatërrohet banda e “skifterëve”

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli rikthehet në strukturat e PD/ Surpriza e Bashës: Kopjon statutin e PS

Më tej Stolaj ka hedhur dritë edhe mbi një të vërtetë tjetër, duke treguar se çfarë ndodh me emërimet në struktura dhe se çdo emërim është sa për sy faqe. Pra thjesht emërim në letër.

“Por z. Basha nuk e dinte që në këtë degë postet janë sa për numër dhe se për të gjitha vendos vetëm njëri.

Prandaj s’kam kë falënderoj tjetër se postin e kisha sa për ta pasur, por nuk funksionojë ansjëherë”, shprehet më tej ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lisandër Hoxha jep alarmin/ “Sot ringrihet ose shuhet logoja e PD”

Publikuar

-

Nga

Lisandër Hoxha jep alarmin/ “Sot ringrihet ose shuhet logoja e PD”

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka folur mbi zhvillimet që pritet të ndodhin në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe Këshilli Kombëtar të PD.

Hoxha theksoi se mbledhja e sotme është një moment historik, pasi sot vendoset nëse do të ndodh ringritja apo fundi i saj.

Në një intervistë për Fax News ai shton se nëse bëhet një analizë e humbjes dhe një garë e ndershme, atëherë mund të jetë dita e ringritjes së PD.

“Janë 600 e ca mijë votues të Partisë Demokratike që presin të ndodhë diçka. Sigurisht pas 12-vitesh opozitë, klima duhet të ndryshojë, gjërat duhet të ndryshojnë. Kërkohet një lloj guximi për të dalë përtej stabilokracisë, që ne mbajmë ata dhe ata na mbajnë ne. Kërkoj përgjegjshmërinë e anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike si organi më i lartë drejtues në parti ditën e sotme.

Sigurisht debate do të ketë si në Kryesi dhe në Këshill, por produkti i mbledhjes është historik. Historia është e ftohtë, mbahen mend dy gjëra, themelimi i Partisë Demokratike dhe ringritja nëse do të ndodhë sot, ose fundi i kësaj logoje, fundi i historisë të kësaj partie që rrëzoi komunizmin. Të dyja janë në lojë sot, kështu që pres me padurim që PD të shpallë një strategji të re.

E para të hapet debati politik se nuk kemi asnjë ngut për të bërë gara të ngutshme. Të pyeten ata që janë lodhur në fushatë, drejtuesit e strukturave, anëtarët dhe simpatizantët pa kushte të së djathtës, të pyetën, të dëgjohen se të gjithë e kanë një argument përse humbëm. Të bëhet kjo analizë e thellë dhe më pas ata që kanë platformat e ringritjes së partisë t’i paraqesin dhe të zgjidhet më i miri”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shpërthejnë” largimet në PD/ Anëtari i FRPD: Nuk e gjej më veten tek kjo forcë politike

Publikuar

-

Nga

“Shpërthejnë” largimet në PD/ Anëtari i FRPD: Nuk e gjej më veten tek kjo forcë politike

Anëtari i FRPD, Ares Ypi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të FRPD dhe PD.

Ai shprehet se, ky nuk ishte një vendim i lehtë pasi është rritur me frymën e Partisë Demokratike, por nuk e gjente më veten tek kjo forcë politike.

Ai shkruan se si anëtar i kryesisë së FRPD, ky ishte një gjest ku tregon se mban përgjegjësi për humbjen e PD në zgjedhje.

Të dashur miq, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe demokratë. Duke filluar nga sot nuk do të jem më pjesë e strukturave të PD dhe FRPD.

Nuk ishte një vendim i lehtë pasi jam lindur e rritur nën frymën e Partisë Demokratike, por pas kaq vitesh kontribut edhe përkrahje unë nuk e gjej më veten te kjo frocë politike, përpos këtij fakti me këtë gjest unë mbaj përgjegjësitë e mia si anëtarë i kryesisë së FRPD për humbjen e PD në zgjedhje.

Ka ardhur koha edhe për mua si i ri, që të shoh angazhimet e mia personale. Miqve të mi në atë parti i ruoj çdo të mirë e çdo sukses pasi e vetmja pasuri që kam përfituar nga PD është njohja me miq të mrekullueshëm. Gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ares Ypi në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE