Connect with Us

“Pas 25 Prillit, eja të festosh me ne”/ Ish deputeti i LSI-së, ftesë Metës

Politikë

“Pas 25 Prillit, eja të festosh me ne”/ Ish deputeti i LSI-së, ftesë Metës

Publikuar

-

“S’më kërcet fare”/Meta deklaratë “bombë”: Prej disa muajsh po luftoj kundër disa ndërkombëtarëve

Shkëlqim Selami, i cili dikur ka aderuar në LSI, i është kundërpërgjigjur “flakë për flakë”, Presidentit Ilir Meta, në lidhje me epitetet dhe akuzat që ai lëshoi në drejtim të tij.

Sipas Selamit, pushkatimi i Luanit tregon, që po shikon hije dhe s’ka më besim as tek vetja.

E kalon pushkën sa në dorën tënde dhe në dorën e atyre që të sherbejnë si vegël. Këtu je në Vlorë z. kandidat, dhe atë që unë e bëj si qytetar i thjeshtë, ti nuk e bën dot as si President. Të premtoj pas 25 Prillit, do të vijmë me komposto kumbullash vlonjate dhe liko që të mund të qerasësh ata që tani po i përdor si vegla”, është shprehur Selami për CNA.al.

Selami i ka bërë thirrje Metës, që të mos merret me të, por të bëjë paqe me veten.

Mos u merr më, me emrin tim, shiko përtej, bëj paqe me veten. Unë jam qytetar i thjeshtë vlonjat, që bëj çdo ditë per qytetin tim. Këtu zgjodha të jetoj dhe të rris fëmijët e mi.

Do jap kontributim tim, atje ku kam parë dhe prekur ndryshimin, s’kam nevojë për mandat unë për të bërë për Vlorën, s’më bëri as pozita as karrigia dhe as mandate, ky që jam.

Unë si qytetar i thjeshtë bëj shumë më shumë se ty i veshur nën petkun e Presidentit me puplat e një kandidati dhe me duart e mbushura me dekorata.

Me qetësi dhe dashuri drejt 25 Prillit dhe pas 25 Prillit për një drekë në Kuzum Baba të festosh me ne fitoren tonë”, është shprehur Selami./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kur do të thirret Gazment Bardhi në Prokurori

Publikuar

-

Nga

Dje Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi  në bllok  kërkest ankimuese të PD dhe LSI për të marrë prova shtesë nga institucione të ndryshme, përmes së cilave, mund të konfirmonin pretendimet e tyre masakër elektorale.

Nga 19 kërkesa të PD, KAS pranoi vetëm verifikimin e të dhënave për shenjat e gishtërinjve të votuesve nga Gjirokastra

Pas këtij vendimi ka ardhur reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, i cili ka sulmuar KAS –in dhe Partinë Socialiste.

KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve. Ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit”, shprehej Bardhi në rrjete sociale.

Gazment Bardhi del tashmë dhe bën deklarata të tilla, duke harruar se si e përgjaku Elbasanin, një javë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Pavarësisht se nuk ishte ai drejtpërdrejt që derdhi plumba mbi Pjerin Xhuvanin, përgjegjësia nuk e amniston.

Ishte Gazment Bardhi që kishte punësuar grupe ish-policësh të armatosur. Ishte Gazment Bardhi që kundërligjshëm kishte formuar një polici të armatosur, duke i nxjerrë në rrugët e Elbasanit.

Dhe përfundimin e panë të gjithë. Gazment Bardhi la pas vetes terror dhe një viktimë.

Gazment Bardhi që sot kërkon llogari dhe pretendon se janë manipuluar votat, duhej të ishte vetë duke dhënë llogari.

Në një vend normal, ku drejtësia do të funksiononte Gazment Bardhi duhej të ishte në pranga dhe të jepte llogari para drejtësisë.

LEXO EDHE:  Po luanin duke ndezur sfungjerë/ Dy fëmijë i vënë flakën makinës në Vlorë

LEXO EDHE:  U la jashtë listave të PD/ Ish-deputeti thumbon Bashën: Nuk bëhem kurrë pjesë e pazareve apo sahanlëpirjes

Bardhi me atë ashtuqujaturat “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, mbolli një viktimë dhe mbylli një tjetër familje nga frika e hakmarrjes.

Arbër Papleka, autori i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanin është shprehur në Gjykatë, se është shumë i shqetësuar dhe se nuk di asgjë për fëmijët e tij.

 “Duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente”, ka thënë Papleka në seancën gjyqësore të 26 Prillit 2021.

Ndërkohë Gazment Bardhi, pasi mbaruan zgjedhjet, ka lënë Elbasanin ku mbolli vdekje dhe është kthyer në Tiranë, sikur mos  të kishte ndodhur asgjë.

Nxitësi i dyshuar për dhunë apo vrasje nuk mund të lihet i lirë dhe të mos japë llogari para drejtësisë.

Gazment Bardhi duhej të  jepte llogari se si formoi në kundërshtim me çdo ligj një grup të armatosur me ish-ushtarakë.

Ndryshe nga një forcë e rregullt policie private, struktura e Mbrojtjes së Votës e krijuar nga PD, s’ është gjë tjetër veçse  një organizëm i paligjshëm që ka punësuar ish-policë që lëviznin të armatosur, pa asnjë rregull dhe pa asnjë kod.

Në këto rrethana, Gazment Bardhi  nuk mund të dalë sot e të flasë për manipulim të procesit zgjedhor, kur mbi të rëndon një vrasje, edhe pse ai vetë nuk ka qenë personi që ka shkrepur armën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritan Shehu ja shtron me të ngrënë e me të pirë/ Falenderon udhërrëfyesit e tij në fushatën elektorale

Publikuar

-

Nga

Tritan Shehu, i cili fitoi mandatin e dpeutetit nën logon e PD në Gjirokastër ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në këtë qark.

Në disa foto të publikuara nga vetë ai, duket se Shehu ja ka shtruar me të ngrënë e me të pirë së bashku me të rinjtë. Ai ka shprehur falenderim ndaj të rinjvë për të cilët thotë se u bënë udhërrëfyes në fushatën elektorale.

“Mbreme ne Gjirokaster me FRPD e deges dhe te Qarkut. Nje falenderim i pakufishem per keta te rinj e te reja te talentar, plot vizion e energji, dashuri e perkushtim te thelle per zhvillimin e te nesermen, me nje shpirt europian e Perendimor, qe shpesh u bene per mua udherefyes ne ate fushate elektorale.
Realisht kam ngelur i mahnitur nga vlerat e tyre, qartesia e mendimit, guximi e trasparenca, qe manifestonin ne cdo veprim te tyre. Me te rinj te tille Shqiperia nuk do te humbe kurre!”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jeruzalemi/ Çfarë po luhet pas valës së fundit të dhunës në Qytetin e Shenjtë

Publikuar

-

Nga

Nga Carlo Aldrovandi “The Conversation”

Dhuna në xhaminë Al-Aksa apo Zonën e Tempullit të Malit dhe në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, ka degraduar në diçka më të madhe dhe më të rrezikshme. Përleshjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve palestinezë gjatë fundjavës që lamë pas kanë lënë qindra të plagosur.

Tensionet u rritën më tej të hënën në mbrëmje, kur sulmet ajrore izraelite të ndërmarra
në shenjë hakmarrje për sulmet me raketa nga ana e Hamasit, shkaktuar vdekjen e 25 palestinezëve në qytetin e Gazës. Episodi i fundit i dhunës, nuk mund t’i atribuohet një shkaku të vetëm.

Ai duhet të lidhet me një peizazh më të gjerë faktorësh destabilizues, pesha kumulative e të cilave ka çuar në krizën aktuale pas disa muajsh vlimi në vetvete. Gjithsesi, pati një reagim zinxhir nga përpjekjet e vazhdueshme për të dëbuar nga shtëpitë e tyre familjet palestineze që jetonin për breza të tërë në lagjen lindore të Jeruzalemit, Sheik Jarrah.

Aktualisht po zhvillohet një betejë ligjore midis banorëve palestinezë dhe Nahalat Shimon – një organizatë që mbështet lëvizjen sioniste në Izrael, dhe që po përpiqet të ndryshojë demografinë e Jeruzalemit Lindor në favor të një popullsie hebreje. Mbështetja ndaj familjeve në Sheikh Jarrah erdhi menjëherë nga banorët e zonave të tjera palestineze, përfshirë një numër të madh qytetarësh arabo-izraelitë nga lagjia Umm al-Fahm dhe Xhafa. Njëkohësisht, mijëra njerëz nisën që të protestonin para Portës së Damaskut, vend që javët e fundit është bërë “Sheshi Tahrir” i Jeruzalemit Lindor.

Shumë nga protestuesit ishin besimtarë myslimanë, të cilët iu bashkuan protestës pasi kishin marrë pjesë në lutjet në Xhaminë Al-Aksa. Vlen të përmendet se kriza ndodhi gjatë ditëve të fundit në muajin e shenjtë të Ramazanit:kulmi i kalendarit islamik, por edhe koha më e paqëndrueshme e vitit në Jeruzalem.

Vetëm të premten e datës 7 maj, rreth 200 palestinezë u plagosën rëndë, dhe shumë të
tjerë u arrestuan pas përleshjeve të ashpra me policinë izraelite. Policia izraelite ishte tepër agresive në përpjekjet e saj për të frenuar protestat, të cilat u zgjeruan shumë shpejt në të gjithë Jeruzalemin, Bregun Perëndimor dhe shumë fshatra arabe në Izraelin Qendror dhe atë Verior. Pamundësia për ta frenuar dhunën në Jeruzalem dhe territoret e tjera të pushtuara, është pjesërisht rezultat i mosmarrëveshjeve të brendshme në udhëheqjen palestineze dhe qeverinë izraelite. Në kampin palestineze, po zhvillohet një luftë për pushtet midis Hamasit dhe presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz.

Hamasi e rriti qëllimisht tensionin me Izraelin, duke e qëlluar me raketa nga Gaza, si një strategji propagandistike për të ndërtuar kapital politik në kurriz të Abaz. Ndërkohë ky i fundit i ka shtyrë zgjedhjet për Këshillin Legjislativ Palestinez, nga frika e humbjes së terrenit në favor të rivalëve të tij radikalë islamikë.

Politika izraelite është futur prej disa vitesh në një ngërç, pasi 4 palë zgjedhje parlamentare të njëpasnjëshme kanë dështuar që të prodhojnë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale. Kjo ka pasur pasoja të rënda për trajtimin e krizës.

Ndërkaq, është e rëndësishme të mos nënvlerësohen edhe pasojat katastrofike që ka shkaktuar Covid-19 në Jeruzalemin lindor, duke lënë të papunë shumë të rinj palestinezë, teksa më të pashpresët janë distancuar nga udhëheqjet e tyre politike përkatëse. Palestinezët e rinj që protestojnë në shkallët e Portës së Damaskut, apo në rrugët e Qytetit të Vjetër dhe para Xhamisë Al-Aksa, nuk janë të frymëzuar nga ideologjitë e prindërve të tyre, por kryesisht nga një ndjenjë e madhe zemërimi, neverie dhe zhgënjimi nga politikanët e tyre.

LEXO EDHE:  Ilir Meta është faktori Anti Rama!

LEXO EDHE:  Ilir Meta është faktori Anti Rama!

Me tensione kaq të larta dhe me një ngërç politik në të dyja kampet, u duk sikur situata do të dilte jashtë kontrollit gjatë marshimit të flamurit të planifikuar në Ditën e Jeruzalemit. Kjo ngjarje zhvillohet çdo vit, për të kremtuar ribashkimin e Jeruzalemit nga Izraeli pas luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967.
Kohët e fundit, për shkak të rritjes së ndikimit të lëvizjes nacionaliste brenda qeverisë së Netanjahut, kjo paradë është shndërruat në një gur themeli në ndërgjegjen kombëtare të shumë sionistëve fetarë. Çdo vit, para festimeve në Sheshin e Murit Perëndimor, qindra të rinj izraelitë marshojnë nga Sheik Jarrah, ndalojnë në Portën e Damaskut dhe më pas vazhdojnë përgjatë rrugës Al-Uad – arteria kryesore në Lagjen Myslimane në Qytetin e Vjetër.

Gjatë marshimit, izraelitët valëvisin në mënyrë sfiduese flamujt e tyre kombëtar, dhe këndojnë këngë patriotike. Ndërkohë, palestinezët e shohin aktivitetin nga prapa gardheve të sigurisë që vendosin enkas forcat e policisë izraelite për këtë festë.

Mënyra se si kjo festë prek hapësirat e tyre të përditshme, perceptohet nga shumica e palestinezëve si një provokim i qartë, dhe si një kujtesë e dhimbshme e poshtërimit që Izraeli u bëri aspiratave të tyre kombëtare më qershor të vitit 1967. Lufta Gjashtë Ditore nënkupton jo vetëm zhvendosjen në shkallë të gjerë të palestinezëve nga banesat e tyre, por ajo solli vendosjen e kontrolli të Izraelit mbi Al-Kuds (emri arab i Jeruzalemit) dhe xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i besimit Islam, dhe një simbol kryesor i identitetit palestinez.

Të dielën në mbrëmje mijëra palestinezë e rrethuan xhaminë me gurë dhe kokteje Molotov në pritje të Paradës së Ditës së Jeruzalemit. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, përplasjet midis forcave të policisë Izraelite dhe demonstruesve, shkaktuan 300 palestinezë të plagosur.

Kjo ngjarje e detyroi Izraelin t’i pengonte hebrenjtë të hynin në zonën e xhamisë Al-Aksa gjatë kremtimit të Ditës së Jeruzalemit. Ndërkohë edhe Gjykata e Lartë e Izraelit,i shtyu seancat mbi dëbimet e planifikuara të familjeve palestineze në Sheik Jarrah, që ishin caktuar për të hënën.

Por këto përpjekje për ta de-përshkallëzuar situatën, duket se kanë qenë të pamjaftueshme dhe shumë të vonuara. Siç e dimë, Hamasi mori vendimin për të qëlluar me raketa Jeruzalemin Perëndimor dhe Izraelin Jugor, ndërsa Forca e Mbrojtjes së Izraelit u kundërpërgjigj me sulme ajrore, duke vrarë 25 palestinezë. Sërish tensionet në Jeruzalem janë në kulmin e tyre, dhe kjo mund të ketë pasoja potencialisht të tmerrshme për stabilitetin e të gjithë rajonit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://theconversation.com/jerusalem-the-politics-behind-the-latest-explosion-of-violence-in-the-holy-city-160647

LEXO TE PLOTE