Connect with Us

Pagat e luftës në sektorin e turizmit/ Rama nxjerr shifrat

Politikë

Pagat e luftës në sektorin e turizmit/ Rama nxjerr shifrat

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë së tij gjatë mandatit të dytë.

Rama në formën e një kuici në Instastory ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e punonjësve që u mbështetën me paga lufte vetëm në sektorin e turizmin gjatë pandemisë.

Më pas ai ka faktuar se 10 mijë punonjës, në 1.214 biznese të sektorit të turizmit, u mbështetën me një shumë prej 0.4 miliardë lekësh në formën e pagave të luftës për përballimin e efekteve të pandemisë.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendi po vidhet nga hajnat me kollare”/ Lisandër Hoxha: Ja sa do zgjasë lufta virtuale e opozitës

Publikuar

-

Nga

“Vendi po vidhet nga hajnat me kollare”/ Lisandër Hoxha: Ja sa do zgjasë lufta virtuale e opozitës

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha thotë se zyrtarisht Partia Demokratike ndodhet në një batka të madh që është hedhur prej drejtuesit dhe atyre që janë pjesë e kësaj partie, ndërsa ka shtuar thirrjet për debat të brendshëm politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se kanë kaluar vetëm dy javë nga momenti që PD humbi zgjedhjet dhe i dhuroi Ramës mandatin e tretë, ndërsa sipas tij lufta virtuale e opozitës do të zgjasë deri në 2025-sën.

Mes të tjerash ai thekson se populli mbetet i vjedhur, i varfër, i papunë dhe pa të drejta, ku thekson se të rinjtë po ikin çdo ditë dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.

Kronika e opozites se trete.

Sot eshte dita e 14 e opozites dhe beteja sapo ka filluar. Na presin akoma 1446 dite shfryrje, protesta dhe lufte virtuale.

Nje loje e ndyre po luhet me SPAK-un, ku akuzat hapen dhe mbyllen sipas marreveshjeve politike dhe jo per te bere drejtesi.

Edi Rama po pret pergjigjen e ofertes se Rinasit, mbi te cilen kerkon te kontrolloje demokracine e vendit.

Juristet e PD-se jane detyruar te zbulojne alibi per ta shtyre me ankimime dhe denoncime te gjithe veren.

Dhalla shkon si lume ne rrylat e kriptobullisteve, te cilet pa pushim shpikin tradhetar ne rrjetet sociale sa per te mbajtur gjalle klimen e konfliktit, pa te cilen humbesit nuk do kishin asnje alibi per te mbajtur vulen e partise peng.

Populli mbetet i vjedhur, i varfer, i papune dhe pa te drejta. Te rinjte po ikin çdo dite dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.

Ne vazhdojme te therrasim per debat te brendshem politik sepse akoma mund te shpetohet kjo parti nga bataku ku e kane hedhur.

Kane kaluar vetem dy jave nga humbja turperuese e zgjedhjeve te pahumbshme. Rama mori mandatin e trete dhe me sa duket retorika politike eshte nje mekanizem i tmerrshem, me ane te se cilit manipulohet opinioni publik çdo dite.

Zoti i bekofte demokratet”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku denoncon rastet e shit-blerjes së votave/ “Pagesat e tërmetit janë përdorur për blerje të votave”

Publikuar

-

Nga

Tabaku akuza të forta/ "Grupet kriminale ishin të pranishme rrotull qendrave të votimit"

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar blerjen e votës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas saj, në katër muajt e parë të vitit janë përdorur mbi 130 mln euro nga buxheti i shtetit për të blerë vota nëpërmjet pagesave të tërmetit.

Tabaku shtoi se në 8 vite qeverisje është abuzuar me taksat e shqiptarëve . Sipas Tabakut, vendet ku krimi elektoral është konstatuar më shumë janë  Tirana, Vora, Shijaku , Durrësi dhe Kamza.

“Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin. Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.  Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.

Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale”, ka shkruar Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni Konkurrencës bllokoi “transaksionin e zi” të Call-Center/ Inskenuar me mafien italiane, nga Agron Shehaj

Publikuar

-

Nga

Komisioni Konkurrencës bllokoi “transaksionin e zi” të Call-Center/ Inskenuar me mafien italiane, nga Agron Shehaj

Prej 2 vitesh “bilbilosje” në parlament, nëpër media e “FB”; ish-deputetit Agron S. Shehaj, po i çirret maska e “engjëllit” (jo mikut të tij Agaçit të Ramës); dhe po zbulohet qëllimi i vërtetë, se përse në qershor 2017, banda “Berisha” e veshi me mandat deputeti, duke e pompuar e prezantuar, si “flamurtar të luftës kundër krimit e korrupsionit dhe si shpëtimtar të shqiptarëve nga tranzicioni”.

Logjikisht, të gjithë kanë të drejtë të flasin kundër krimit e korrupsionit, por jo ata që janë të zhytur brenda këtyre “moçaleve”; mbasi faktet që po publikojmë, nga “CV” e aktivitetit të “mbretit” të biznes-pisnesit “Call Center” në Shqipëri; nuk kanë asnjë lidhje me moralin që ai bënë.

Një akt zyrtar i Komisionit të Konkurrenës; zbulon dhe provon, tentativën e ish-deputetit të PD-së, Agron S. Shehaj; për të çimentuar e ligjëruar në Shqipëri, aktivitetin e zi Call Center; biznes fantazmë fiskale-tatimore dhe rrjet punësimi skllavëror; tipik “fabrika e lavatriçe”, që lejohen të prodhojnë e pastrojnë miliarda, në vendet “xhungël” si Shqipëria, ku parlamenti, qeverisja, politika, policia e drejtësia, janë pjesë përfituese prej krimit.

Me Shkresë Nr. 330, datë 23.08.2018; ish-deputeti Agron Shehaj, i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës, që 85% të kuotave të biznesit Call-Center, me emrin tregtar “Sestante Holding SRL”, ta tjetërsonte me shitje, te kompania italiane “Comdata S.p.A”; për të cilën nuk dihet asnjë e dhënë, por vetëm emri, që mendohet se është maskë tjetër e ish-deputetit Agron Shehaj.

Me Vendim Nr. 543, datë 20.09.2018, Komisioni i Konkurrencës, nuk e ka miratuar këtë transaksion, duke vendosur” “Mosklasifikim si përqendrim i paligjshëm, për transferimin e 85% të kuotave të shoqërisë “Ç TIRANA Shpk”, te “COMDATA S.p.A.”.

Komsioni i Konkurrencës, ka konstatuar “akrobacinë” e ish-deputetit Shehaj me këtë transaksion; që në kërkesën e paraqitur për shitjen e 85% të kuotave, kërkues-shitës, është vetë Agron Shehaj i “Sestante Holding SRL”, si ortak i vetëm; ndërsa shitës në veprime doli “Ç TIRANA Shpk” po e Agron Shehajt.

Por me administrator Blenard Daci, i cili, në biznesin Call-Center në Shqipëri, paraqitet me emrin tjetër tregtar “Intercom Data Service”, ku përsëri, pronar i vetëm me 100% aksione e administrator është ish-deputeti Agron Shehaj.

Se çfarë fshihet pas kësaj “akraboacie”, do ta publikojmë në vijim, por po vazhdojmë, me vendimin e Komisionit të Konkurrencës, i cili ka bllokuar këtë transaksion mafioz të Agron Shehajt, bërë me biznesin mafioz të “Call Center”.

Komisioni, ka arsyetuar, se gjithë veprimet dhe “Marrëveshja Kuadër” mes palëve shitësi “Sestante Holding SRL” dhe blerësi kompania italiane “COMDATA S.p.A.”, është bërë në shkelje të plotë me procedurat ligjore të transaksioneve.

Në rastin konkret, këtë transaksion të pistë, pse jo me vepër krimi për fshehje të dhënash, të ardhurash e kapitalesh; me qëllim shmagien nga detyrimet tatimore etj.; ish-deputeti Agron Shehaj, ka përdorur si maskë, një shoqëri “target” me emrin “Ç Tirana SHPK”, 100% kapital hije i shoqërisë “Sestante Holding Srl”; regjistuar në QKB, në datën 05.04.2018, ose 5 muaj para kërkesës së tij, për ta shitur te “grupi italian anonim”.

Mirëpo, nga dosja e aktivitetit ekonomiko-financiar, rezulton se xhiroja e shoqërisë “Ç Tirana SHPK” për vitin 2018, është në vlerën 0 (zero) lekë; fakt që për Komisionin e Konkurrencës, ka krijuar indicie për dyshime të plota, se shitja është në trasaksion mafioz.

LEXO EDHE:  Bozdo: Investimet për Tiranën janë bllokuar nga Rama

LEXO EDHE:  Prokurorja (de Jure) në Zagerb, Prokurori (de Facto) jep pretenca në Parlament

Ky transaksion i inskenuar nga ish-deputeti Agron Shehaj, është fshehje e një krimi, nga ato që hetojnë Agjencitë e Luftës Kundër Pastrimit të Parave të Pista e që patjetër, duhet bërë objekt hetimi dhe nga SPAK e BKH, mbasi Agron Shehaj është një ish-ligjvenës, që vazhdon të paguhet nga taksat publike edhe pas lënies së mandatit të deputetit.

Përse, deputeti me diplomë univeristare ekonomike-italiane; tentoi të bënte transaksionin, me shitje të 85% kapitale, duke përdorur një firmë offshore; kur si “filozof e miliarder i ndershëm”, ai di shumë mirë, se sipas ligjit; në një shitje të tillë, me përfitim kontrolli të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë, nga një ose më shumë ndërmarrje, përmes blerjes së kuotave; ka këto dy kushte:

Kur transaksioni është ndërkombëtar, si në rastin e ish-deputetit Shehaj me “mikun” ialian; xhiroja vjetore e palëve, duhet të jenë nga 7 miliardë lekë për secilën shoqëri.

Ndërsa kur shitja e kuotave, bëhet në tregun e brendshëm (Shqipëri), xhiroja vjetore, duhet të jetë 200 milionë lekë, për secilën palë pjesëmarrëse në transaksion.

Mirëpo, pisllëku u zbulua nga Komsioni i Konkurrencës, mbasi referuar skedave bankare në Shqipëri, rezulton se xhiroja e aktivitetit të shoqërisë target “Ç Tirana SHPK” për vitin 2018; është në vlerën 0 (zero) lekë.

Ndërkohë ka të dhëna, se ish-deputeti Agron Shehaj, për të arritur qëllimin, përdori të dhëna bankare të rreme; ndërsa “miku italian” i tij, nuk depozitoi asnjë dokument bankar e të dhëna tregtare, si anëtare në një nga dhomat tregtare të Italisë.

Referuar këtij manovrimi mafioz, Komsioni i Konkurrencës; e bllokoi transaksionin e zi të ish-deputetit Agron Shehaj me biznesin Call Center, duke konsideruar shkelje ligji, tentativën për transferimin e 85% të kuotave të shoqërisë offshore e fantazmë “Ç TIRANA SHPK”, tek fantazma tjetër italiane “COMDATA S.p.A”; që sipas të dhënave, është “nëndegë” e pestë e Shoqërisë “Carlyle Europe Partners IV L.P.UK”.

NË VIJIM fakte të tjera, nga “punët” brenda e jashtë Shqipërisë, që “trazohen” brenda kësaj “grope të zezë”, të mbuluar me kapakun “Call Center-Agron Shehaj”./Pamfleti

LEXO TE PLOTE