Connect with Us

Pa vaksinuar fëmijët, ne nuk i japim dot fund pandemisë

Shëndeti

Pa vaksinuar fëmijët, ne nuk i japim dot fund pandemisë

Publikuar

-

Nga Jeremy Samuel Faust & Angela L. Rasmussen

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit të ri në Shtetet e Bashkuara po ndodh më në fund me një ritëm shumë të lartë, me administrimin e mbi 2 milionë dozave në ditë. Shumë shpejt vaksinat do të jenë në dispozicion për të gjithë të rriturit që i dëshirojnë ato. Synimi i ardhshëm janë fëmijët.

Nëse duam që të kemi shumë pak raste me Covid -19 dhe t’i japim fund pandemisë, kur të vijë koha për t’i vaksinuar ata, duhet të tregojmë një emergjencë dhe shkallë të njëjtë koordinimi të përpjekjeve për të realizuar me shpejtësi vaksinimin e tyre.

Aktualisht, kërkesa për vaksina në mesin e të rriturve tejkalon sasinë që është në dispozicion. Por ka arsye të shqetësohemi që tani se kur të autorizohet vaksina edhe për fëmijët, nivelet e vaksinimit tek ata do të jenë fillimisht shumë më të ulëta, dhe do të rriten më ngadalë sesa tek të rriturit.

Sekretari Hancock: Qeveria britanike transparente për vaksinën AstraZeneca

Kjo për shkak se fëmijët kanë shumë më pak gjasa sesa të rriturit që të shtrohen në spital me Covid -19, dhe vdekjet nga kjo sëmundje janë shumë të rralla. Prindërit mund ta pyes veten:Nëse Covid -19 është relativisht i padëmshme për fëmijët, pse duhet të nxitoj që t’i vaksinoj ata?

Një arsye për t’i vaksinuar sa më shpejt fëmijët, është fakti se ai ia vlen qoftë edhe për një numër të vogël por kritik rastesh me Covid -19 në mesin e fëmijëve. Barra e efekteve të gjata të Covid -19 tek fëmijët – duke përfshirë rastet e rralla por serioze të sindromës inflamatore – mbetet e paqartë, sidomos pasi shumë asimptomatikë po preken nga infeksione që mbeten pa u diagnostikuar.

Por arsyeja më e rëndësishme dhe më pak e njohur pse duhet të vaksinohen sa më shpejt të gjithë fëmijët, është mundësia që virusi do të vazhdojë të përhapet dhe të shndërrohet në mutacione edhe më të rrezikshme, përfshirë edhe ato që mund të dëmtojnë si fëmijët ashtu edhe të rriturit

Variante shqetësuese janë identifikuar tashmë në Britani, Afrikën e Jugut, Brazil dhe Kaliforni, dhe janë duke u ndjekur nga afër nga epidemiologët. Disa prej tyre duken shumë më infektivë se versionet e mëparshme, dhe tek njëri prej tyre – B.1.1.7, për herë i parë vërejtur në Britani – duket se shkaktojë një rritje të rrezikut të vdekjes nga Covid -19. Deri më tani, duket se vaksinat funksionojnë ende mirë kundër tyre. Por mund të mos jemi aq me fat me variantet e ardhshme. Viruset pësojnë mutacione teksa vijojnë që të përhapen.

Sa më shumë infeksione ka, aq më të mëdha janë shanset që një koronavirus të pësojë mutacion. Kjo rrit edhe gjasat e lindjes së një varianti të ri shumë më të rrezikshëm. Këto të fundit që shkaktojnë më shumë forma të rënda të sëmundjes tek fëmijët, ka të ngjarë të kenë dalë nga vetë fëmijët, sidomos tani që të rriturit janë duke u bërë më pak mikpritës të koronavirusit teksa po vaksinohen në masë.

Deri më 19 prill, çdo i rritur në SHBA kualifikohet për vaksinën

Dhe është po aq i rëndësishëm fakti që vaksinimi i shpejtë i fëmijëve, do të përmirësojë shanset tona për të dalë më shpejt nga kjo krizë. Siç e ka theksuar dr.Anthony Fauci dhe të tjerët, Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të kenë nevojë të vaksinojnë edhe fëmijët për të arritur imunitetin e tufës.

Testet klinike për të provuar se vaksinat janë të sigurta edhe për fëmijët, janë në proces e sipër. Por ne duhet të jemi të përgatitur për realitetin që këto teste nuk do të gjenerojnë të njëjtin rezultatet që dhanë testet e ngjashme tek të rriturit.

LEXO EDHE:  Basha nuk i ndahet Ramës/Pas ekonomisë po shkatërron shëndetin e njerëzve

Për shembull, ne ndoshta nuk do ta mësojmë dot se sa të efektshme janë vaksinat në parandalimin e formës së rëndë të sëmundjeve tek fëmijët. Kjo sepse që të kuptosh nëse një vaksinë është efektive tek fëmijët, rezultati kryesor i testimeve duhet të jetë mjaftueshëm i zakonshëm në mesin e fëmijëve, për të përcaktuar nëse një vaksinë bën vërtet diferencën. Fatmirësisht, në këtë moment, forma e rëndë e Covid-19 është shumë e rrallë në mesin e fëmijëve. Ndaj testet me fëmijët në SHBA,do të përqendrohen kryesisht tek siguria dhe nëse vaksinat prodhojnë një reagim imunitar.

Nga këndvështrimet tona si shkencëtarë dhe klinicistë, testet janë të dizajnuara për t’i dhënë përgjigjen e duhur pyetjeve:A janë këto vaksina të sigurta për fëmijët ? Cila dozë prodhon një përgjigje imune mjaftueshëm të fortë, pa një numër të lartë të efekteve anësore shqetësuese?

Sa kohë do të duhet për të vaksinuar gjithë botën kundër Covid-19?

Megjithatë problemi është se edhe rezultatet më të mira, mund të bëjë shumë pak për t’i motivuar prindërit të ndjejnë urgjencën mbi vaksinimin e fëmijëve të tyre fëmijë. Dhe kjo sepse shumë prindër e ndjejnë tashmë fëmijët e tyre janë të mbrojtur.

Ka që tani aludime që disa prindër mund të hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Një studim i ri – ende i paverifikuar nga kolegët – zbuloi se prindërit hezitojnë më shumë të marrin vaksinën Covid -19 krahasuar me ata që nuk janë prindërit, dhe se këto ndjenja mund të pasqyrojnë qëllimet e tyre për të vaksinuar fëmijët e tyre.

Kjo është arsyeja pse nevojitet një vlerësim i kthjellët i rreziqeve. Koronavirusi mund të vrasë1 në 10.000 të fëmijë të infektuar, edhe pse disa studime thonë se shkalla është më e ulët. Ky rrezik është dukshëm më i lartë se ai i efekteve anësore serioze, por të shërueshme, që mund të vijnë nga vaksinat.

AstraZeneca më shumë efekte anësore se Pfizer/ Ankohet autoriteti shëndetësor

Rreziku i formës së rëndë të Covid-19, është gjithashtu më i lartë tek fëmijët me sëmundje kronike. Ashtu si me çdo vaksinë, ne duhet të përgatitemi për gjasat e historive me fëmijë që sëmuren pas vaksinimit dhe që për këtë do të fajësohet vaksina. Dhe ne nuk mund të lejojmë që ato të sabotojnë fushatën e vaksinimit.

Ne duhet të shmangin nxjerrjen e historive jashtë kontekstit. Prindërit duhet të rrinë të qetë se sapo testet mbi fëmijët të jenë të plota dhe të dhënat të shqyrtohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), vaksina do të konsiderohet e sigurt për t’u shpërndarë tek fëmijët.

Duke supozuar që kjo do të ndodhë, ne do të duhet të shpëtojmë deri në vaksinimin e gjithë fëmijët, duke u kujdesur që të arrijmë tek çdo komunitetet. Këtu përfshihen edhe fëmijët jashtë shtetit, për shkak se çdo variant i dëmshëm i koronavirusit, që del diku tjetër do të mbërrijë në fund edhe tek ne.

Shënim: Jeremy Samuel Faust, është mjek në Departamentin e Mjekësisë Emergjente në Spitalin e Brigam në Boston. Angela Rasmussen, virologe në Qendrën për Shkencën dhe Sigurinë Globale të Shëndetit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Xhorxhtaun. / “The New York Times”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH/ Vdekjet nga orari i gjatë i punës janë në rritje

Publikuar

-

Nga

 OBSH/ Vdekjet nga orari i gjatë i punës janë në rritje

Orët e gjata të punës kanë çuar në qindra mijëra vdekje çdo vit, si rrjedhojë e një prirje që po përkeqësohet nga pasiguria ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha të hënën (17.05) Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në studimin e parë global të humbjes së jetës të shoqëruar me orë më të gjata pune, një botim në revistën Environment International tregoi se 745.000 njerëz vdiqën nga një goditje në tru dhe sëmundje të zemrës të shoqëruara me orë të gjata pune në vitin 2016, duke shënuar një rritje gati 30% nga viti 2000. Studimi gjithashtu vuri në dukje se numri i njerëzve që punojnë me orë të gjata po rritet, dhe aktualisht qëndron në 9% të popullsisë totale globale.

“Puna 55 orë ose më shumë në javë është një rrezik serioz për shëndetin,” tha Maria Neira, drejtore e Departamentit të OBSH-së për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Shëndetin.

“Ajo që ne duam të bëjmë me këtë informacion është të promovojmë më shumë veprim, më shumë mbrojtje të punëtorëve,” tha ajo. ‘Linjat e paqarta’ midis shtëpisë dhe punës

“Pandemia COVID-19 ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e punës së shumë njerëzve,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Puna nga shtëpia është bërë normë në shumë industri, shpesh duke turbulluar kufijtë midis shtëpisë dhe punës.”

“Asnjë punë nuk ia vlen të rrezikohet nga goditja në tru ose sëmundja e zemrës. Qeveritë, punëdhënësit dhe punëtorët duhet të punojnë së bashku për të rënë dakord mbi kufijtë në mbrojte të shëndetit të punëtorëve,” shtoi Ghebreyesus.

OBSH dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vlerësojnë se 398.000 njerëz vdiqën nga një goditje në tru dhe 347.000 nga sëmundja e zemrës në vitin 2016 si rezultat i të punuarit të paktën 55 orë në javë. Midis vitit 2000 dhe 2016, numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës të lidhura me orët e gjata të punës u rrit me 42% dhe nga goditja në tru me 19%.

Studimi arrin në përfundimin se puna 55 ose më shumë orë në javë shoqërohet me një rrezik të vlerësuar 35% më shumë të goditjes në tru dhe 17% rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundje ishemike të zemrës, krahasuar me punën 35 deri në 40 orë në javë.

LEXO EDHE:  Arrestimi i bashkëpunëtoreve të Tires/ Rama: Lajm shumë i mirë!

LEXO EDHE:  Flet Swanpoel për fëmijën

Apele për të kufizuar orët e punës.

“Pandemia po përshpejton zhvillimet që mund të ushqejnë prirjen drejt rritjes së kohës së punës,” tha OBSH.

Studiuesit thanë se 72% e viktimave të mbingarkesës në vitin 2016 ishin burra, kryesisht të moshës mesatare ose më të vjetër. Ai gjithashtu tregoi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit. Shpesh, punëtorët vdisnin shumë më vonë në jetë, ndonjëherë dekada pasi ishin larguar nga puna.

Stafi i OBSH-së, përfshirë Ghebreyesus, thonë se ata kanë punuar me orë më të gjata gjatë pandemisë. Orët e mbylljes do të ishin të dobishme për punëdhënësit, pasi kjo kishte treguar se rrit produktivitetin e punëtorëve, tha zyrtari teknik i OBSH-së Frank Pega.

“Është me të vërtetë një zgjedhje e zgjuar të mos rrisësh orët e gjata të punës në një krizë ekonomike,” tha ai. DW

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pipero jep lajmin e mirë/ Në fund të Majit pritet lehtësimi i këtyre masave

Publikuar

-

Nga

Imunizimi i tufës/ Pipero: Brenda majit do jenë vaksinuar një milionë qytetarë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se situata drejt Covid 19 ka shkuar drejt lehtësimit. Sipas tij , deri në fund të muajit Qershor do të kemi një miljon të vaksinuar. Mjeku i njohur i bëri thirrje Komisionit të ekspertëve që të heqin maskat në ambjentet e hapura. I ftuat në Report Tv Pipero shtoi gjithashtu se në fund të muajit Maj priten lehtësira të orës policore.

Po shkojmë drejt lehtësimit të masave, në fillim të Qershorit do arrijmë  1 miljon te vaksinuar. Numri i tamponave ka qenë i lartë.

Ekspozimi i qytetarëve do të na zerë të arrijmë imunitetin imun apo kolektiv. Kemi shtime nga 1 ose 2 në ditë. Unë do them  për telefonat që kam mbi dy tre javë që nuk më bie telefoni si më parë, kjo është një tregues pozitiv. Kjo na bën të inkurajonjë komisioni e  ekspertëve të shohë masat për ta na lehtësuar, siç është heqja e mbajtjes së maskës në mjediset e hapura. Unë mendoj që shumë shpejt ata do të marrin masa për heqjen e maskës.

Nga fundi i muajit do shihet edhe ora policore dhe shërbimi në bare dhe restorante.

Situata është më e qetë edhe në spitale, ata që janë të shtruar asnjë nuk është i intubuar kanë një situatë të mesme apo të lehtë, numri është i vogël dhe do mundohemi që mos të kemi asnjë humbje jete”, u shpreh Pipero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, 1 humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, 1 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3169 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë, ndërsa është regjistruar dhe 1 viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Njerëzimi “nën ethet” e Covid/ Gati 60 milionë të infektuar dhe mbi 1.4 milionë viktima

LEXO EDHE:  Avokatia e neveritshme ndaj përdhunuesve

Statistika (18 Maj 2021)

Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,169

Testime totale 682,565
Raste pozitive 132,071
Raste të shëruara 126,405
Raste Aktive 3,230
Humbje jete 2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2509
Korçë 142
Shkodër 132
Fier 74
Lezhë 71
Vlorë 66
Gjirokastër 66
Elbasan 57
Berat 51
Durrës 30
Kukës 20
Dibër 12

LEXO TE PLOTE