Connect with Us

“Nuk menaxhoi pandeminë”/ Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë rumune

Bota

“Nuk menaxhoi pandeminë”/ Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë rumune

Publikuar

-

Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë në Rumani, Vlad Voiculescu.

Mësohet se vendimi është marrë nga kryeministri i Rumanisë, Florin Citu, i cili tha në një deklaratë mëngjesin e së mërkurës se kishte shkarkuar nga puna ministrin e Shëndetësisë për shkak se nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e pandemisë.

Vendimi i Kryeministrit erdhi menjëherë pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë. Sipas mediave lokale, kryeministri nuk ishte në dijeni të një dekreti të tillë dhe nuk e miratoi atë.

LEXO EDHE:  "Pandemia ekonomike po bën kërdinë"/ Tabaku: Shqipëria me borxhin më të lartë publik në rajon

Rumania është një ndër vendet më të prekura nga Covid, ku deri më tani janë regjistruar 1,016,449 raste dhe 25,605 viktima./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Liderët myslimanë takim urgjent për situatën në Gaza

Publikuar

-

Nga

Organizata për Bashkëpunim Islamik ka zhvilluar një takim urgjent për të diskutuar situatën në Gaza. Organizata, që përbëhet nga 57 vende anëtare, bëri thirrje për dhënien fund të sulmeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Gazës dhe të lejojë dërgimin e ndihmave.
Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riad Malki, akuzoi Izraelin si një “shtet që po praktikon krime dhe brutalitet kundër popullit palestinez në Gaza”.

Malki u kërkoi vendeve myslimane të mbështesnin popullin palestinez si dhe të vendosnin sanksione politike dhe ekonomike kundër Izraelit.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, fajësoi Izraelin për dhunën e fundit.
“Vetëm Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e fundit në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, tha Cavusoglu.

Grupi militant islamik Hamas filloi sulmin me raketa në Izrael pas disa javësh tensionesh në Jerusalem mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Sulmet pasuan kundërshtimet për një çështje gjyqësore për të dëbuar disa familje palestineze në Jerusalemin Lindor dhe në shenjë hakmarrjeje për përplasjet e policisë izraelite me palestinezët pranë xhamisë Al-Aksa të qytetit, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.

LEXO EDHE:  Fotot-Investigimi gjatë pandemisë/ Sa të pastër janë hotelet? Gazetarët shokohen nga ajo që gjejnë

LEXO EDHE:  Fotot-Investigimi gjatë pandemisë/ Sa të pastër janë hotelet? Gazetarët shokohen nga ajo që gjejnë

Izraeli në shenjë hakmarrjeje nisi sulme ajrore dhe artilerie në Gaza.Numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 174, duke përfshirë 49 fëmijë, sipas palestinezëve. Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ BE konferencë të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Bashkimi Evropian do të zhvillojë një video-konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e Jashtëm të BE-së ku do të diskutohet rreth kësaj teme.

Në një postim në Twitter ” përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell  ka njoftuar se në këtë konferencë do të flitet mbi kontributin që mund të japë BE për të zgjidhur konfliktin e krijuar mes Palestinës dhe Izraelit. Postimi shoqërohet edhe me deklaratën e BE-së në lidhje me situatën në Rripin e Gazës.

Deklarata e BE-së:

Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një VTC të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t’i dhënë fund dhunës aktuale

Bashkimi Evropian është i angazhuar në mënyrë aktive në përpjekje diplomatike për të kontribuar në shuarjen e dhunës së vazhdueshme në Izrael dhe territorin e okupuar palestinez.

Gjatë ditëve të kaluara, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë , Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka vazhduar përpjekjet për të mos përshkallëzimin e situatës jashtëzakonisht shqetësuese në rajon, veçanërisht në Gaza.

Në deklaratën e Bashkimit Europian thuhet se në të gjitha kontaktet e tij, Përfaqësuesi i Lartë Borrell dënoi Hamasin dhe grupet e tjera që qëlluan me raketa pa kriter kundër caqeve civile në Izrael. Përfaqësuesi i Lartë theksoi se ndërsa Izraeli ka të drejtë të mbrojë popullsinë e tij nga këto lloj sulmesh, ai duhet të veprojë në mënyrë proporcionale dhe të shmangë viktimat civile.

Borrell ka nënvizuar vazhdimisht nevojën për t’i dhënë fund menjëherë përshkallëzimit të rëndë të dhunës, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të saj dhe për të siguruar mbrojtjen e civilëve nga të gjitha anët. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe për t’u dhënë qasje të plotë humanitare atyre që kanë më shumë nevojë në Gaza.

LEXO EDHE:  Fotot-Investigimi gjatë pandemisë/ Sa të pastër janë hotelet? Gazetarët shokohen nga ajo që gjejnë

LEXO EDHE:  Rama: Klosi për reformat e lëna në mes nga Erion Veliaj

Shkaqet themelore që kanë çuar në këtë situatë duhet të adresohen. Statu quo-ja e vendeve të shenjta duhet të respektohet dhe të shmangen çdo akt nxitje rreth tyre, siç nënvizoi Borrell. Ai gjithashtu kujtoi pozicionin e gjatë të BE-së mbi nevojën për të ndaluar aktivitetet e vendosjes, prishjet dhe dëbimet, duke përfshirë Jerusalemin Lindor.

Ai zhvilloi diskutime në fillim të kësaj jave me Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas dhe Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi. Borrell shkëmbeu gjithashtu mendime me lojtarët kryesorë rajonalë, duke përfshirë Ministrin e Jashtëm të Egjiptit Sameh Shoukry, Ministrin e Jashtëm të Jordanisë Ayman Safadi dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu.

Në të njëjtën kohë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së mbetet në kontakt të ngushtë me Ministrat e Jashtëm të Shteteve Anëtare të BE në mënyrë që të koordinojë dhe diskutojë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t’i dhënë fund dhunës aktuale.

Borrell ka udhëzuar Përfaqësuesin Special të BE-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Sven Koopmans, për të punuar në mënyrë aktive me të dërguar të tjerë nga Kuarteti i Lindjes së Mesme për të adresuar krizën. Në terren, Delegacioni i BE-së në Tel Aviv dhe Përfaqësimi i BE-së në Jerusalem po angazhohen gjithashtu me autoritetet izraelite dhe palestineze dhe me përfaqësuesit e Shteteve Anëtare.

Prioriteti dhe mesazhi i BE-së në këtë kontekst mbetet i qartë: dhuna duhet të marrë fund tani.

Ekziston një nevojë urgjente për të adresuar shkaqet thelbësore të konfliktit dhe për të gjetur një rrugë politike, e cila lejon një kthim në negociatat kuptimplote drejt një zgjidhjeje me dy shtete bazuar në parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht.

Edhe izraelitët edhe palestinezët kanë të drejtë të jetojnë në siguri, liri dhe demokraci. Këto cikle të vazhdueshme dhune duhet të marrin fund./CNA.al

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Konflikti Izrael-Palestinë/ Kosova: Të ndalojnë dhunën dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore

Publikuar

-

Nga

Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Lidhur me këtë konflikt ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë me anë të një reagimi ka thënë se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE