LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e thyen hersin në Tiranë?/ Erion Veliaj tregon emrat

14 Prill 2021, 19:45, Politikë CNA
Kush e thyen hersin në Tiranë?/ Erion Veliaj tregon emrat

Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur se disa prej kandidatëve  nuk janë vendosur në fillim të listës për të siguruar vota përtej mbështetjes për PS.

Më tej, në një intervistë për EuroNews Albania Veliaj u shpreh  Pandeli Majkon, Mimi Kodhelin dhe Fatmir Xhafajn favorizohen edhe nga fakti se nuk mbajnë poste drejtuese.

 ?Unë besoj se Pandeli Majko, Kryeministër dy herë, kryeministër i luftës me shumë reputacion ka edhe një logo të veten. Unë besoj se Fatmir Xhafaj, autor i një ndër reformave më të rëndësishme, reformës në drejtësi, ka një logo edhe përtej PS pasi ka një reputacion, ka influencë ka një rrejt njohjesh.

Mimi Kodheli, 20 vite kontribut fantastik, ka qenë krahu i djathtë i Edi Ramës në bashki, pastaj perfekte, në Parlament dhe ministre e Mbrojtjes?, u shpreh z. Veliaj.

Veliaj tha se këta 3 kandidatë do ta thyejnë herësin, por përveç këtyre mund të ketë dhe persona të tjerë.

 ?Unë nuk vë baste, por unë besoj që do të kemi disa raste surprizash. Nga sondazhet që kam parë ka raste, përfshirë këta tre senatorë, por edhe disa personazhe të tjetër shumë simpatikë unë besoj se do ta thyejnë hersin?, u shpreh Veliaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga